Spartak Braho ashpërson gjuhën: Meta të thirret forcërisht ashtu siç mori dikur…

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtari i Komisionit për Shkarkimin e Presidentit, Spartak Braho, propozon thirrjen me forcë për dëgjesë në këtë Komision të Ilir Metës.

Kreu i Shtetit, refuzoi mundësinë e fundit për dëgjesë në këtë Komision, ndërsa Braho tha se tashmë është koha që Meta të thirret forcërisht, në të njëjtën mënyrë siç ai ka thirrur dikur Sali Berishën.

Deklarata e Brahos në Komision:

Nuk dua t’i heq asnjë presje, të sillet dhe me forcë i gjejmë mjetet. Por është çështje vullneti, do të thotë që ai s’ka ndërmend të njohë këtë Kuvend, jo më të paraqitet. Ky president nuk ka karakter, kjo është themelorja. Mua më kujtohen ngjarjet e viteve të shkuara ku ky president, në pozitën e kryeministrit në atë kohë, e mori me forcë mister debulesën. Ashtu siç Berisha e ka marrë këtë me forcëë në 94’ në ngjarjet e Poliçanit. Atëherë unë ngre pyetjen, pse s’vjen ky?

Ky veç të tjera akuzohet për thirrje me forcë dhe i parashikuar nga Neni, Kodi Penal. Kështu që duhet thirrur me forcë që nesër. Kështu që ta votojmë këtë nismë.

 

Zjarr Tv Ad