Spartak Braho paralajmëron shpalljen “non grata” të Berishës nga gjithë vendet e NATO-s dhe arrestimin e Arben Ahmetajt, akuza Ramës se është sharlatan dhe i etur për pushtet

0
1748
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-deputeti Spartak Braho ka komentuar situatën politike në vend, ndërsa ka shpërthyer në sulme dhe akuza të forta në adresë të kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa ishte i ftuar në News 24 në emisonin ‘Frontline’ me Marsela Karapanço, ish-deputeti Braho e ka quajtur shkarkimin nga kryeministri Rama të Arben Ahmetaj, si metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës.

“Historia e rindërtimit, ka një mungesë të theksuar transparence, nuk dihet si janë përdorur ndihmat nga jashtë. U ngrit një grup pune që nuk funksionoi. Nuk ka transparencë dhe unë jetoj në Durrës, atje janë ende jashtë njerëzit, shemben akoma pallate që u krisën nga tërmeti. Ahmetaj u shkarkua se nuk vuri tullat e rindërtimin apo nuk ka transparencë? Opozitë nuk ka, Opozita është si puna e tij që pi e dehet e vjell një javë rresht që të mbledhë veten. Ai edhe e shkarkon edhe i vlerëson punën. Është metodologji e drejtimit kryeministror të Ramës. Të merr të katapulton, të përdor, firmos aty ku nuk duhet, të fut në burg e të flak. Dhe thotë nuk është përgjegjësia ime por e atij që shkel ligjin. Ok ai mban përgjegjësi penale, po përgjegjësia politike? Ne e kemi ditur Ben Ahmetaj shumë të mirë, tani një ditë të bukur e shkarkon”, deklaroi ai.

Më tej ish-deputeti ka folur edhe në lidhje me punën e SPAK dhe pretendimin e qeverisë se “shpata” e saj pret majtas. “Drejtuesit e majtë thonë pse po pret majtas. Nuk është ashtu krimi nuk ka ngjyrë e anë. Këto kanë 8-9 vjet në pushtet dhe është një qeverisje jo e shëndoshë e normale. Rama e do punën por në pikëpamje të ideve është sharlatan, sociopat, veçanërisht në egon për të përvetësuar gjithçka. e kam thënë që do ikë si Musolini. Nuk drejtohet shteti kështu. Ky është sharlatan. Është kokrra e sharlatanit e njeriut jo normal. Ne duam qetësi. Ka probleme të tjera populli e vendi që duhet të zhvillohen e duke u zgjidhur në front, duke i bashkuar jo përçarë popullin. Lere Sali Berishën në humbëtirën e tij. Ai ka marrë fund. Lëre”, u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”, Braho tha se ai do të shpallet i padëshirueshëm edhe nga të tjerë shtete. “Berisha është i padëshirueshëm në tërë kontinentin amerikan, në strukturat që sot drejton NATO, së shpejti do shpallet non grata edhe nga shtete të tjera, Spanja, Franca, në tërë vendet e BE. Si mund të pranojë Franca Berishën kur e përzë SHBA dhe Britania. Burimet dhe logjika i ndikojnë këtë. Një njeri që nuk ka më kuota morale politike të marrë drejtimin e një shteti”, tha ai./balkan.web

Zjarr Tv Ad