Ish-deputeti socialist Spartak Braho, teksa komenton koalicionin mes Sali Berishës dhe LSI thotë se “është martuar breshka me gjarprin dhe ka lindur tel me gjemba”. Sipas tij, aktiviteti politik i presidentit Meta dhe ish-kryeministrit Berisha ka mbaruar.
Braho: Po formësohet rishtazi një pol i ri që i takon gjysmës së mbetur të PD. Është poli i Berishës por sa kohë nuk e ka të legalizuar është i jashtëligjshëm, dhe ka shkuar të futet në kazanin e LSI, Turp. Por e çeli me mjaltë dhe po e mbyll biografinë e tij me diçka të ndyrë. Sot ai e ka mbyllur, këto janë grahmat e fundit.
Pyetje: Si e shihni bashkëpunimin Grupi i Rithemelimit dhe LSI?
Braho: Përveç politikës këta nuk merren dot me punë tjetër dhe politika është bërë mënyrë jetese dhe këtu futet edhe mjeti i pasurimit dhe këtë të fundit ta hetojnë organet se sa të ndershëm janë. Të dy kanë mbaruar aktivitetin e tyre politik për mua. A do të dalë një forcë e re? Për mua ka nevojë të dalë një forcë e re . Deri tani shoh vetëm të djathtën. U martua breshka me gjarprin dhe lindi telë me gjemba. Ky (Berisha) bashkohet me LSI dhe kemi tel me gjemba. Në emisionin “Frontline”, Spartak Braho ka treguar dhe qejfmbetjet me kryeministrin Edi Rama.
Pyetje: Zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit?
Braho: Unë jam i majtë… Tani na ka lënë Edi Rama mënjanë mua dhe 500 deputetë të tjerë që ka PS. Nuk i pyet…Shpiku një nocion Rilindje , por nuk ndezi fare, nuk ngjiti dhe tani e ka harruar. PS ishte një parti e madhe. Një parti me tipare social-demokrate, por edhe kjo parti mesa duket ka nevojë të reformohet. Është difektoz në zgjedhjen e njerëzve që ka zgjedhur për këto zgjedhje. Unë jam i majtë dhe shpirti ma do t’i fitojë PS, jo Edi Rama.
Pyetje: S’keni folur me zotin Rama?
Braho: Jo nuk kam folur për zgjedhjet. Ai ka qenë nga ata që merrte 7 herë në ditë, por nuk fitohen zgjedhjet në Durrës duke vënë kryetar Dakon është non-grata…Një njeri që e ka bërë Durrësin çorap është kreu i Coza Nostrës reale në Durrës…Vëllezërit e tij ndërtojnë pallate në toka shtetërore. Unë do të votoj për PS, por jo për Vangjush Dako.