Spartak Braho: S’kam asnjë peng, kisha detyrim të largoja Berishën dhe ja arrita, politika tani do ecë në rrugë të mbarë/ Vendimi më i rëndësishëm në këtë legjislaturë, shkarkimi i Presidentit…

0
859
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Spartak Braho, është një nga deputetët që nuk do të jenë më pjesë e politikës aktive. Sot, ai është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit, nëse kishte ndonjë peng. I bindur dhe i plotësuar, Braho tha se një detyrim që kishte dhe atij ia kishte dalë me sukses.

“Nuk kam asnjë peng. Përderisa një detyrim që kisha që Sali Berisha të shmangej nga politika, kësaj ja arritëm tani besoj se politika do ecë në rrugë të mbarë. Nuk besoj se do jetë Berisha në parlament. Nuk mund ta paragjykoj parlamentin e ri, përsa kohë janë ato djem dhe vajza që ne i njohim dhe i kemi punuar me duart tona”, u shpreh ai.

Për kolegët Mimi Kodheli e Pandeli Majko, që gjithashtu nuk e fituan dot mandatin në 25 prill, Spartak Braho tha se ata nuk duhet të ishin eleminuar. “Nuk duhet të ishin eliminuar as Mimi dhe as Pandeliu, pasi punuam në një sistem që kishte defekt serioz”.

I pyetur për vendimin më të rëndësishëm të kësaj legjislature, ai u përgjigj: Shkarkimi i Presidentit!

Zjarr Tv Ad