Spartak Ngjela: Basha ka shpëtuar vendin nga një fatkeqësi kombëtare, për 3-4 muaj kemi zgjedhje të reja parlamentare

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela është shprehur ditën e sotme se kryedemokrati Lulzim Basha e ka shpëtuar vendin nga një fatkeqësi kombëtare, duke iu referuar vendimit të Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së. Ai tha se nuk ia merret mendja që Basha kishte këtë potencë për të eleminuar Berishën.

“Ka shumë të mira në situatën e Lulzim Bashës. Ka eleminuar gjëmën e Shqipërisë. Basha po shpëton vendin nga një fatkeqësi kombëtare. Basha po ecën shumë mirë pasi e ka bërë aktin. Nuk ma merrte mendja që Basha paska pasur këtë potencë për të eleminuar Berishën. E paska pasur dhe bëri aktin”, tha Ngjela.

Avokati tha se për 3-4 muaj do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, nëse rritja e Bashës vazhdon të jetë e njëjta.

“3-4 muaj ka zgjedhje të reja. Nëse kreshendo e Bashës vazhdon kështu më shumë i dëmtuar nga largimi i Berishës është Rama. E tha ambasadorja. Rama duhet të zhdukë mediokritetin. Duhet të rregullosh nivelin e qeverisë. Me dy fjalime të Blinken shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Pse s’do pranojë Rama”, tha ai.

Zjarr Tv Ad