Mbrëmjen e djeshme, Spartak Ngjela, ka debatuar keq në emisionin “Open”, me gazetarin Ilir Babaramo, teksa po diskutonin për Kryeministrin Rama.
Roli i Ramës si ndërmjetës në zgjidhjen e problemeve dhe lëvizja e tij në Turqi dhe Francë, u bë objekt debate, mes Ngjelës dhe Babaramos.
Ngjela tha s’e Rama është thirrur në Paris, për t’u bërë ndërmjetës për mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi.
Pjesë nga debati
Ngjela: Rri aty se ke lënë edhe mjekër
Babaramo: Por po flet broçkulla të mëdha, që as një fëmijë tre vjeç nuk i flet
Babaramo: Ku e more rrogën sot, ik ore plakush se ngele…
Ngjela: Çrregullimeve psike nuk u përgjigjem
Babaramo: Nuk të vjen turp që thua broçkulla, 80 vjeç burrë
Avokati Spartak Ngjela, debatoi keq mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open”, me gazetarin Ilir Babaramo teksa po diskutonin për kryeministrin Rama.