Vizitën e Kryeministrit Rama në Turqi, e ka komentuar edhe avokati Spartak Ngjela. Sipas Ngjelës, kjo vizitë e Ramës, është diçka boshe për Shqipërinë, pa vlera, por ka rëndësi personale, vetëm për Ramën dhe marrëveshjet e nënshkruara nuk janë asgjë.
Pjesë nga biseda në “Open”
Ngjela: Vizita e Ramës në Turqi është si vajtja e Enver Hoxhës në Kinë. Që do të thotë që është në faliment, dhe shkon në vende jo evropiane. Këto janë budalliqe, Rama shkoi atje se është në hall.
Vasili: Çfarë halli?
E çfarë do i bëj Erdogani këtij. Jo një spital e jo ca pallate, është no-sens politik. Është nivel i dobët nga ana e kryeministrit. Prandaj le ta presim dhe të shohim se si do zhvillohen ngjarjet. Nuk e di se si do ta presi këtë takim Europa dhe Uashingtoni. Investimi më i madh është xhamia. Ky kërkon ndihmë nga Erdogani sepse është në hall. Kërkon të godasë investimet në shkolla të Gylenit, që deri tani e ka mbrojtur. Erdogani ia ka marrë frymën atyre atje me budalliqet e tij. Kam kolegë të mi atje që më thonë.
Vasili: Ka nënshkruar Deklaratën për Krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.
Ngjela: E çfarë pastaj? Çfarë është kjo?! Kuptohet që ka shkuar t’i krehi bishtin Erdoganit. Një shkollë turke, një xhami dhe budalliqe të tjera.
Vasili: Po nuk është një shkollë turke, por një universitet, një nga më të mirat.
Ngjela: Nuk është ndonjë marrëveshje për interesin shqiptar, por për interesin e Ramës. Ashtu siç vajti Enver Hoxha në Kinë, për interes të tij dhe jo të Shqipërisë.