Spartak Ngjela: Mesazhi i ambasadores për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” me porosi nga DASH, Berisha po sillet si Enveri me sulmet ndaj Yuri Kim

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela, ka komentuar mesazhin e ambasadores së SHBA Yuri Kim ndaj kandidatëve të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një prononcim për gazetën “Sot”, avokati u shpreh, se deklarata e ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim, ishte një deklaratë e vërtetë. Ai theksoi, se ambasadorja flet me udhëzime nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nuk mban qëndrime personale.

“Ambasadorja nëse do kishte gënjyer do ishte problem tjetër, ama ambasadorja tha një të vërtetë, dhe është një e vërtetë e cila nuk ka dalë në Shqipëri, por deklaroi se ky person është “non grata” në Amerikë dhe se nuk mund të bëjë karrierë në Shqipëri sepse është “non grata” në Amerikë dhe ne këtë nuk e pranojmë. Ambasadorja flet me udhëzime nga Departamenti i Shtetit, nuk mban qëndrime personale”, tha ai.

Ndër të tjera, avokati u shpreh se mesazhi ambasadores Yuri Kim ishte një këshillë me vlerë për kandidatët e Berishës që të mos merren me një person që është shpallur “non grata” nga Amerika. Ai theksoi, se thirrja e ambasadores ishte që kandidatët të mos mbajnë lidhje me “non grata”. “Ambasadorja nuk gënjeu, kur tha mos u sponsorizoni nga persona “non grata”. Kjo ishte një këshillë me vlerë për ta, sepse tha që kur një person “non grata” që është shpallur për korrupsion duhet ta mendoni mirë kur të rrini me të. Në këto momente, i ka dhënë ndihmë duke i thënë se s’keni pse merreni me njerëz që janë “non grata” për të cilët nuk dihet ende se ca kanë të tjera gjëra në lidhje me marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha ai.

Ndërkohë, avokati ka komentuar edhe sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores Yuri Kim. Ai u shpreh, se sulmet e ish-kryeministri Sali Berisha ndaj ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim janë lëvizje antiamerikane. Avokati Spartak Ngjela vijoi më tej, duke thënë se ish-kryeministri Sali Berisha është duke u sjell si diktatori Enver Hoxha me sulmet që po bën ndaj ambasadores Yuri Kim.

“Berisha është një njeri i sëmurë. Sulmet e tij ndaj ambasadores janë lëvizje antiamerikane orientale, vijnë nga orienti islamik fetar jo i njerëzve normal, ata i thonë këto. Nëse hap gazetat e lindjes së mesme që janë në garë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës këto thonë edhe ato. Këto thoshte edhe Enver Hoxha po të njëjtat gjëra, i kemi dëgjuar këto që thotë Berisha nga Enver Hoxha. Këta janë shqiptarë të çorientuar psikik, por Berisha është edhe në hallin e vet sepse është nën akuzën në Washington dhe kjo nuk është pak. E ka humbur ekuilibrin dhe do ta duroni tani”, tha Ngjela.

Sakaq, avokati komentoi edhe skandalin lidhur me rrjedhjen e të dhënave të llogarive bankare në Zvicër. I pyetur nëse do të ketë emra shqiptarë, ai tha se nëse do të dalin emra do të analizohen. “Ende nuk kanë dalë të dhëna lidhur me këto duhet që t’i shikojmë, ata thonë se ka emra, tani kur të dalin do t’i analizojmë. Në momentin kur ata do të shpallin emra apo edhe shuma lekësh do t’i analizojmë”, tha Ngjela.

Zjarr Tv Ad