Spartak Ngjela shkruan për Kuvendin e Berishës: Turp kombëtar! Kështu e filloi karrierën ky dhe kështu do e mbyllë, e di Saliu që për kryetarin vendos Gjykata?!

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Spartak Ngjela shkruan për Kuvendin Kombëtar të PD që po mbahet në Tiranë, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Ai e quan mbledhjen e sotme një trup kombëtar, ndërsa Sali Berishën “një birbo që kështu e filloi karrierën dhe kështu do ta mbyllë”.

“Askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals. Kongres sekret për anëtarësinë e tij. Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres. Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike”, shkruan avokati.

Shkrimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Koncert sekret i Saliut. Kështu e filloi ky birbo karrierën dhe siç duket kështu do ta mbyllë: një njeri fals dhe një parti me veprime në falsitet. Askush nuk mund të flasë apo të shohë anëtarët e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike që janë mbledhur sot.

Është  një turp Kombëtar. Falsiteti i Berishës, i ngritur në një sistem falso. Askush nuk i identifikon dot të ashtuquajturit delegatë. Dhe të gjithë me një konfirmim fals. Kongres sekret për anëtarësinë e tij. Pse? Sepse nuk kanë numrin dhe aktin ligjor të mbledhjes si kongres.

Se nuk e kanë numrin e anëtarëve të Kuvendit, prandaj. Dhe e kanë mbledhur jashtë kërkesave të statutit të Partisë Demokratike. Ky nuk është Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokearike. Si do të trajtohet ky investim politik në falsitet? Të shohim.

Nëse gazetarët nuk kanë të drejtë të pyesin apo të identifikojnë anëtarët e Kuvendit Kombëtar; kuptohet që ky është një aktivitet falso dhe joligjor. Nuk ka Kuvend Kombëtar. Por, pikërisht këtu del kjo pyerje: Po vendimin e gjykatës për lidërshipin e ri që do nxjerrë ky Kongresi, si do ta marrin këta, me falsitetin e tyre?! Deri tani vendimi i gjykatës është dhënë për kryetarin Lulëzim Basha. Kurse, çdo kryetar i ri duhet të njihet nga gjykata, bashkë me lidërshipin e partisë; në të kundërt është i paligjshëm.

E di Saliu që duhet t’i drejtohet gjykatës për ndërrimin e lidershipit? Kurse gjykata kërkon legjitimitet. Pse; broçkullat që u hodhën sot, janë legjitimiteti?!! E di Saliu këtë? Jo vetëm që nuk e di, por as e kupton dhe as nuk e pranon. Atëherë? Janë lodhur kot. Ku ka gjykatës që legjitimon një kongres të paligjshlm të një partie! Gjykatës i duhet të provojë legjitimitetin e Kongresit, sipas statutit të Partisë. Ku është ky legjitimitet? Asgjëkundi. Atëherë, këta të mjerë po lodhen kot.

Po me forcë, a mund ta zgjidhin këta këtë çështje? Asgjë nuk bëjnë dot; me forcë, të ushtruar për një çështje joligjore, po funksionoi Prokuroria e Posaçme, duhet të ketë arrestime. Të shohim se si do të shkojë ky kongres i falsifikuar.

Zjarr Tv Ad