Spartak Ngjela: Shqiptarët kanë urrejtje patologjike për Berishën, do ishte katastrofë nëse do kthehej në krye të PD, “Shtëpia e Lirisë” çerdhe korrupsioni

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokat Spartak Ngjela ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit dhe zhvillimet në Partinë Demokratike, ndërsa ka shpërthyer në akuza të forta në adresë të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Teksa dje ishte i ftuar në një studio televizive, avokat Ngjela u shpreh se qytetarët shqiptarët kanë urrejtje patologjike për Berishën, ndërsa theksoi se do ishte katastrofë nëse ish-kryeministri do kthehej në krye të PD.

“Njësoj është, bashkia është qark sot. Ka pasur shumë abstenime dhe unë e kam thënë edhe më përpara. Jam i bindur që më ka dalë fjala, se pashë votat. PD nuk mund të ecë e të votojë si parti anti-amerikane. Nëse PD kalon anti-amerikanizëm, s’ka të djathtë shqiptare. Saliu është anti-amerikan. Nëse duan të ikin me Moskën, le të ikin ata. Ne jemi në një situatë të vështirë ndërkombëtare, që po na përkrah shumë. Rezistenca e Ukrainës është në favor të shqiptarëve. Berisha është ‘non grata’ në Amerikë. Fakti që vazhdon lojën në Shqipëri, është kundër Shqipërisë. Shqipëria është aleancë e ngushtë me Amerikën. Ai duhet të ikë nga skena politike tani. Do ishte katastrofë nëse e djathta do të ishte anti-amerikane. Se çfarë do të ndodhë tani, është punë e tyre. Nënkryetarët kanë dhënë dorëheqjen, do zgjidhen të rinj. Mua nuk më intereson lidershipi, më intereson që lideri i PD është pro-amerikan. Një pakicë e vogël në zgjedhje që ka vajtur te Saliu, është anti-amerikane, por interesi kombëtar nuk mund të pranojë anti-amerikan, se jemi në rrezik nga sllavët. Rama është me Saliun, jo se ka marrëveshje me të, por do ta ketë nga e djathta, që ta mundë sa herë do. Çështja qëndron se janë abstenimet shumë të mëdha, që po të kishin vajtur nga Basha, fitonte Basha”, deklaroi ai.

Më tej avokat Ngjela akuzoi ish-kryeministri Sali Berisha se është një politikan antiamerikan, ndërsa shprehu bindjen se “Shtëpia e Lirisë” është çerdhe korrupsioni. “Qëndrimi politik i Bashës ka qenë pro-amerikan. Optika politike dhe fluksi i tij janë nga Basha, edhe këto që dhanë dorëheqjen. Ç’duhet mua Shtëpia e Lirisë, ajo është shtëpia e korrupsionit. Neve na rezulton që ka një abstenancë 50%, që ndihmojnë që e djathta nuk ka një lidership anti-amerikan”, u shpreh ai.

Ndërkohë avokat Ngjela shtoi se përçarjen në opozitë e shkaktoi vetë Berisha duke krijuar një lëvizje jo ligjore. “Përçarjen e bëri Berisha, doli jashtë partisë së tij me lëvizje joligjore. PD kishte një lidership, që ishte kjo ligjorja. PD ligjore është kjo që kemi sot, e cila mendon se është në krizë, por do të rregullohet”, nënvizoi avokat Spartak Ngjela.

Zjarr Tv Ad