Spartak Ngjela zbulon politikanin e parë që do të arrestohet së shpejti në Shqipëri

0
232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Spartak Ngjela, ka paralajmëruar arrestimin e parë të bujshëm në politikën shqiptare. Ai shkruan se situata e Sali Berishës, do jetë shumë e vështirë pas shpalljes “non grata”. Sipas tij, Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat.

SPARTAK NGJELA SHKRUAN:

Gjendja politike në Shqipëri po ndiqet me shpresë në Beograd dhe në Moskë. Dhe përsëri shpresa e tyre po mbështetet në një galloshe të vjetër a*ntikombëtare: Sali Berisha. Në fakt, ata po kanë një shpresë të kotë për destabilizimin e Shqipërisë, dhe, shpresojnë kot, sepse Berisha nuk krijon dot destabilizim në Shqipëri. Por… Ende nuk po kuptohet gjë në Shqipëri: Berisha me turin e tij kundër politikës amerikane nëpër dhoma të mbyllura; kujt i drejtohet si interes, cilës shtesë dhe me çfarë programi? Ai nuk po transmeton dot asnjë ide; veç k*lithmave primitive. Nuk po i shkon asnjë intelektual; vetëm fisnia Berisha e rrugëve. Ndërsa Berisha nuk po thotë dot asgjë, po media, nuk e di këtë? Berisha është në vështirësi, sepse, që të rrëzojë Bashën, duhet të zbehë Amerikën në mendjen e shqiptarëve.

Kurse Aleksandër Vuçiç po e ndjek me shumë shpresë turrin fisnor të Sali Berishës, por nuk po sheh masivitet dhe është i mërzitur. Se është budalla, po ku e di Aleksandri se çfarë është Shqipëria! Po mirë mo Aleksandër; ende nuk po e kupton ti që lufeta kundër shqiptarëve po ju falimenton!!!

Po Basha, me aktin e tij antiberishë ai eleminoi veten; apo ringjalli Bashën e vdekur? Ai ringjalli Bashën e vdekur. Në fakt Basha në Partinë Demokeatke deri në çastin që përjashtoi Saliun nga Grupi Parlamentar, ka qenë një xhep fals. Ishte vetëm kryetar por nuk drejtonte dot asgjë. Tani është kryetar i fortë, sepse atë që nuk e bënë dot themeluesit e Partisë Demokratike, ky e bëri në 20 minuta. Po Saliu; ku kërkon të arrijë? Asgjë. I kanë kërkuar destabilizimin e Shqipërisë, por, a e di ky Sali ziu se bazat e ushtarake amerikane për stabilitetin e Shqipërisë po instalohen në tri baza? Po ku kupton Saliu! koshinca e tij primitive dhe fisnore njëherësh, nuk e lejoi kurrë që ky individ të hyjë në qyteterim. Prandaj ndërmerr një tur mjeran kundër politikës amerikane, dhe ku? Në Shqipëri. (!)

Primitivizmi nuk i kupton dot forcat lëvizëse të qytetërimit; dhe Berisha qetësohet nga klithmat e përkrahësve që nuk kanë lidhje me qytetërimin dhe qytetarinë. Kurse politika amerikane hodhi edhe një hap më tej, në lidhje me goditjen e Berishës, ajo po e kalon në votim Parlamentar statusin non grata të dalë kundër Sali Berishës. Po mbas kësaj, çfarë mund të ndodhë? Situata e Saliut do jetë shumë e vështirë; se Kongresi Amerikan nuk i mban të fshehta provat e kirmit Berisha. Atëherë? Ato, si prova, do të dalin në shtypin amerikan, se vendimet e Kongresit Amerikan janë transparente kundrejt opinionit publik amerikan. Atëherë; çfarë pritet të ndodhë? Prisni dhe shikoni…”, ka shkruar Ngjela.

Zjarr Tv Ad