Spastrimi heshturazi i Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës/ Edi Rama pse po hesht?

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Naser Pajaziti

“Ballkani i hapur” dhe spastrimi heshturazi i Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës!

Aleksandar Vuçiçi me gjuhën e diplomacisë dhelparake serbe edhe në mes të kryeqendrës shqiptare shiti ‘vlera’ demokracie dhe paqeje, me gojën plotë liri, lëvizje të njerëzve e dokrra tjera. Edi Rama, a e ke pyetur mikun tënd Vuçiç pse po zhbihen shqiptarët e Medvegjës dhe zbrazja e vazhdueshme e Bujanocit e Preshevës?!

Mbi 4 mijë shqiptarë të Medvegjës janë shlyer dhe po shlyhen nga regjistrat amë, u janë pasivizuar adresat dhe pronat e tyre, gjithë kjo vazhdimësi e politikave hegjemoniste dhe çubrilloviçiane. Mijëra të rinj çdo ditë po braktisin Preshevën dhe Bujanocin, duke mos pasur një shpresë jete në vendlindjen e tyre. Pse heshtet dhe nuk kërkohet llogari për këtë spastrim të heshtur etnik. Çfarë kuptimi dhe misioni ka “Open Ballkani” juaj? Edi Rama PSE po hesht?!

Janë thirrjet e vazhdueshme të veprimtarit dhe asambleistit të Medvegjës, Muharrem Salihu, reagimet dhe denoncimet e spektrit politik dhe shoqërisë civile në tri komunat Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, faktet dhe dëshmitë e Sonja Biserkos në adresë të Tiranës zyrtare, Prishtinës zyrtare dhe dhjetëra institucioneve ndërkombëtare. Por, për çudi, Edi Rama nuk ka një përgjigje! Përpos kësaj, ai i ka krijuar këtë komoditet mikut të tij serb, duke e goditur me thikë pas shpine edhe shtetin e Kosovës, në emër të politikave të mashtrimit tradicional serb.

Zjarr Tv Ad