Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Në sfidën shekullore të futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, pa tifozë dhe në rastin e parë të rrezikshëm, pas vetëm dy minutash lojë, roli i protagonistit e mori menjëherë gjyqtari i takimit, Laver Alla. Në zbritjen e parë në sulm, braziliani Da Silva pengohet në zonë dhe për kryesorin nuk ka asnjë dyshim, penallti. Nga 11 metra distancë, Dilaver u tregua i saktë duke kaluar Vllazninë në avantazh.
Festa zgjati shumë pak, katër minuta më pas kapiteni Idi Batha u tregua perfekt në ekzekutimin e një goditje dënimi duke barazuar shifrat në 1-1