Spekuluan me emrin e tij, reagon deputeti Taulant Balla: Mua Zeni.TV vetëm më shton jetën

0
81
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Taulant Balla reagon për një spekulim që disa media shpërndan pasditen e djeshme, në lidhje me një efektiv të arrestuar. Rastësisht, ky i fundit kishte të njëjtin emër dhe mbiemër me të.

Edhe pse Autoritetet policore në njoftimin e tyre bënin me dije se “Taulant Balla” i arrestuar ishte një efektiv policie që kishte terrorizuar lagjen me armë, media të caktuara e raportuan ndryshe. Për këtë, reagoi disa minuta më parë dhe vetë deputeti socialist.

Lexo edhe: Terrorizoi lagjen me pistoletë, arrestohet polici Taulant Balla në Tiranë

“Mua Zeni.TV vetem me shton jeten, po kur mendoj boronicat e Gerdecit, Nduen e Cezit, Partizanin e dhendrrit dhe SPAKUN qe nuk te fal as per nje arke peshk, atehere them dicka e madhe nuk shkon! Po ju si mendoni?”, shkruan Balla dhe ndan foton e mëposhtme.

Zjarr Tv Ad