Avokati i njohur Spartak Ngjela, është kthyer në një zë të fortë kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa së fundmi nuk ka kursyer as thirrjet për rrëzimin e kryeministrit.
Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela ngre alarmin për shpopullimin e vendit, teksa thotë se rritja e çmimeve dhe paga e ulët prej 300 mijë lekësh të vjetra do të “zbrazin vendin”.
Ngjela më herët është shprehur se i ka propozuar personalisht kryeministrit Rama, lejimin e amnistisë fiskale me kusht rritjen e rrogave në 800 mijë lekë të vjetra.
Avokat Ngjela më tej shpreh habinë, se pse sipas tij, shqiptarët nuk e rrëzojnë kryeministrin “antishqiptar”.
Reagimi i Ngjelës:
Sipas burimeve të mia, në Beograd e në Moskë ishin gëzuar shumë me atë maskarallëk politik që tha kryeminstri i Shqipërisë Rama, në lidhje me kërkesën për ngritjen e rrogave deri në 800 000 mijë lek të vjetra.
Bravo! Thanë politikanët e Beogradit.
Shumë mirë thanë ata të Moskës se, ngritja e çmimeve dhe me rrogën 300 mijë lek të vjetra në Shqipëri, Shqipëria do të zbrazet.
Po Rama?
Sigurisht që është i gëzuar me këtë vlerësim kaq të madh të Moskës dhe Beogradit.
Po shqiptarët?
Shqiptarët nuk kuptohet se çfarë presin e nuk e hedhin me këmbë përpjetë këtë kryeministër kaq antishqiptar…