Zhaklin Lekatari shpërthen keq ndaj Ahmed Kalasë dhe Akil Panos: Më rrënqethin mishin që janë bërë bashkë pro familjes dhe kundër LGBTI…

0
109
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pse eleminohen shqiptarët/gratë?”- ishte kjo tema e diskutimit në puntatën e radhës te emisionit “EXPULS” nga Ronaldo Sharka në RTV Ora. Pjesë e panelit ishin Silvana Bushati, Isa Myzyraj dhe Zhaklin Lekatari, ku teksa Isai dhe Silvana patën përplasje në studio për mendimet e Silvanës kundër LGBTI, Zhaklin shpërtheu kundër aleancës së pastorit Akil Pano dhe imamit Ahmed Kalasë.

 

Lekatari: Mua më ngrihen qimet përpjetë kur shoh që një imam dhe një pastor, që vetëm imam dhe pastor nuk janë, janë bashkë “pro familja” kundër komunitetit LGBT. Pastori Akil Pano dhe imami Ahmed Kalaja, janë bërë bashkë tashmë dhe kanë një koalicion “pro familja” për të mbrojtur familjen shqiptare.

Ndërhyn Myzyraj: Një tufë të çmendurish.

 

Lekatari: Siç e shikojmë kjo është totalisht e dështuar dhe prandaj jemi mbeldhur këtu sot për të folur për dështimin e kësaj familjeje e cila nuk edukon mirë fëmijët esaj, e cila nuk edukon brezat e rinj që të jenë të shëndetshëm. Mua më duket absurde që të gjykohet dashuria se ne këtë po bëjmë, po gjykojmë dashurinë. U dashka të duhemi në një mënyrë, sepse mënyrat e tjera të dashurinë na qenkan të gabuara sepse disa veta që kanë marrë kompetenca mendojnë se u dashka të duash në një mënyrë. Për mua kjo është absurde.

Zjarr Tv Ad