S’përmbahet Frrok Çupi: Sali Berisha ka vdekur si faktor nuk ekziston më, nuk flitet më për të/ Çdo e keqe që i ka ardhur vendit në këto 30 vite, e ka emrin Berisha…

0
68
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi, gjatë një interviste televizive, përballë gazetarit Alban Dudushi, u shpreh se për Berishën nuk flitet më. Gjtihashtu, Çupi u shpreh se Berisha ka vdekur si faktor ka vdekur nuk ekziston. Është i goditur nga SHBA, është i goditur dhe publiku mezi e ka pritur që të goditej. Sipas tij, çdo gjë që ka ardhur në  këto 30 vite, e ka emrin Berisha. Ky njeri ka shkelur rëndë mbi të drejtat njerëzore, mbi ekonominë. Ato gjëra që ai ka bërë janë të pakorigjueshme.

Por sipas gazetarit Alban Dudushi, është e kundërta e asaj që Çupi thotë, sepse sipas gazetarit, nuk është ashtu si ai mendon. Ti po thua se çdo gjë e keqe që ka ndodhur, e ka e emrin Berisha, por po bëhen afro dy javë të aktivitetit të tij politik, që ne po shohim rikthimin e Berishës, jo vetëm rikthimin e tij, por edhe entuziazmin të një pjese të madhe të PD-së, dhe të gjithë ata kanë një shpresë.

Çupi: Ne nuk e njohim Berishën si fenomen, por them që Berisha prodhoi një korrupsion të jashtëzakonshëm në këtë vend.

Zjarr Tv Ad