S’përmbahet Kadilli, kritika të ashpra ndaj kryedemokratit: Basha bëri një vrimë në ujë, merret me kauza rastësore…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fatbardh Kadilli, vijon fushatën për zgjedhjet për kryetar të PD-së. Pasditen e djeshme, ai u ndal në Fier në një takim me strukturat, për të shpalosur projektin e tij për të drejtuar të djathtën shqiptare, ndërsa kritikat për Lulzim Bashën nuk i kurseu.

Një opozitë që merret me kauza rastësore, një vit e gjysmë me “Astirin” dhe “Teatrin”, apo “Rrugën e Kombit”. Po përse kjo ishte afera e vetme e Edi Ramës? Dhe mbyllen në një mënyrë shumë komprometuese” ngriti dyshimet ai.

Lulzim Basha pavarësisht humbjes, ku akuzon për manipulime ka folur për një rezultat shumë të mirë krahasuar me 2017 apo 2013, por Kadilli tha se “Ka bërë një vrimë në ujë. E quaj cikël të mbyllur.

Në shtator do të bëjmë sikur do të hyjmë në parlament, stina e protestave, do të shkojmë te Kryeministria, do ikim prapë. Kush ju gënjen që thotë do ta përmbys, vazhdon gënjen” tha ai.

Në garë për postin e kryetarit të PD-së janë Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen në 13 Qershor.

Zjarr Tv Ad