Spiropali: Berisha është në fazën e adoleshencës politike

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur ditën e sotme për PD dhe Shtëpinë e Lirisë. Ajo ka komentuar zhvillimet e bluve në të dyja kahet në politikë, në prag të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit.

Ajo ka deklaruar se PS nuk ka frikë, pasi kjo është thjesht një fazë e adoleshencës politike.

”Ne nuk kemi frikë. Kemi frikë vetëm nga fakti që një opozitë e dërrmuar që u shërben interesave të të dy njerëzve është e pavlerë. Një opozitë e fortë, një shumicë e fortë është e mirë për vendin. Nuk është e lehtë të qeverisësh në një vend ku çdo dy vjet ke molotov, protesta, braktisje. Uroj që kjo fazë e adoleshencës politike të përfundojë dhe të kuptojmë që cilësia e debatit politik është dakordësi. Kjo i shërben vendit të shumicës”, deklaroi Spiropali ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad