Spiropali i kthehet Metës: Ç’duhet të thonë shqiptarët kur ti pozon para flamurit kombëtar me antidekretin?!

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin,  Elisa Spiropali ka reaguar për deklaratën e Presidencës lidhur me flamujt kombëtarë të hedhur në tokë pas tubimit elektoral të kryeministrit Rama dje në Shkodër.

Në një postim në twitter, Spiropali shkruan: “Zotërisë i paska kapur syri.net disa flamuj kombëtarë përtokë, përpara se organizatorët të pastronin vendin e mitingut dhe qenka shqetësuar për fatin e tyre! Po ç’duhet të thonë shqiptarët kur e shohin Ilirin që pozon para flamurit kombëtar me antidekretin e tij?!”

Më herët Presidenti përmes zëdhënësit Tedi Blushi, Presidenca shprehu keqardhjen e thellë për “aktet e papranueshme që kanë ndodhur dje me Flamurin Kombëtar, të përdhosur në mënyrë të turpshme në rrugët e Shkodrës në përfundim të një takimi në këtë qytet, dhe që janë bërë sot publike nga mediat e pavarura”.

Presidenti u bëri thirrje organizatorëve të këtyre takimeve të tregojnë më shumë respekt për Flamurin Kombëtar, simbolin përbashkues të shqiptarëve kudo në botë, si dhe të distancohen publikisht nga këto akte të papranueshme dhe provokuese për çdo shqiptar.

 

Zjarr Tv Ad