Spiropali i përgjigjet Vokshit: S’mund të mbulosh mendjelehtësinë e Bashës, do përgjigjesh në gjykatë

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisda Spiropali i është përgjigjur me një deklaratë në “Facebook”, ish-deputetes Albana Vokshi e cila tha sot se nëse do të kishte drejtësi të pavarur, ajo përfundon në burg.

Spiropali shkruan se banaliteti i Vokshit s’mund të mbulojë mendjelehtësinë e kreut të PD dhe se do të përgjigjet në gjykatë.

“Banaliteti ulëritës i Albana Vokshit nuk mund të mbulojë mendjelehtësinë proverbiale të Lulzim Bashës. Albana do të përgjigjet në gjykatë për akuzat e saj trashanike, kurse shefi i saj Luli, ka përpara gjyqin e votës së cilës i trembet si djalli temjanit”, shkruan Spiropali.

Zjarr Tv Ad