Spiropali ironizon Bashën: Jam shumë kurioze të di si do të festojë humbjen e radhës në 6 Mars!

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet vendore në 6 bashki të vendit. Përmes një postimi në rrjetet scoiale, Spiropali pyet se “si do ta festojë Basha humbjen e radhës”.

“Erdhi 6 marsi! Jam tejet kurioze si do ta festojë Lulzim Basha humbjen e radhës, si mishërimi i ndryshimit që nuk vjen apo si ndryshimi që nuk mishërohet kur vjen?”, shkruan Spiropali në Twitter. Kujtojmë se zgjedhjet e pjesshme do të mbahen në 6 mars, në 6 bashki të vendit:

-Bashkinë e Shkodrës

-Bashkinë e Durrësit

-Bashkinë e Vorës

-Bashkinë e Lushnjës

-Bashkinë e Rrogozhinës

-Bashkinë e Dibrës

Zjarr Tv Ad