Spiropali krah shefit të NATO-s në Bruksel: Evidentova rastin e sulmit kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndodhet në Bruksel ku ka marrë pjesë në një takim me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s.

Pëmes një postimi në Faceebook, Spiropali thotë se gjatë këtij takimi evidentoi rastin e Shqipërisë që u përball e sulmin kibernetik të Iranit.

Sipas saj lufta e Putinit në Ukrainë por edhe rreziqet e tjera globale, e kanë kthyer në urgjente shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve për të rezistuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve qeveritare në kohë krize, paqeje dhe lufte.

Postimi i plotë i Spiropalit:

NATO, Bruksel – Me Sekretarin e Përgjithshëm Jens Stoltenberg, në Takimin e Nivelit të Lartë të Pikave të Kontaktit për Qëndrueshmërinë (Resilience) që u zhvillua sot me përfaqësues të vendeve aleate të NATO-s.

Lufta e Putinit në Ukrainë por edhe rreziqet e tjera globale, e kanë kthyer në urgjente shkëmbimin e praktikave më të mira të shteteve për të rezistuar, rikuperuar dhe vazhduar ofrimin e shërbimeve qeveritare në kohë krize, paqeje dhe lufte. Evidentova rastin e vendit tonë që u përball me sulmet kibernetike të Iranit dhe theksova gatishmërinë për të patur një qasje më të fuqishme, të integruar dhe koherente të qëndrueshmërisë në nivel kombëtar dhe si pjesë e Aleancës.

Zjarr Tv Ad