Spiropali, miratimi i paketës sociale për familjet që humbën të afërmit nga tërmeti

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në një vizitë në Durrës tek familjet e prekura nga tërmeti zbardhi paketën sociale që qeveria miratoi në mbledhjen e sotme të qeverisë. Kjo paketë e plotë do tu vijë në ndihmë familjarëve që përjetuan një dramë të tillë.

“Sot në mëngjes u miratua një paketë e plotë sociale. Së pari për familjet që janë prekura rëndë nga morti. Familjet viktima do të përfitojnë një apartament apo shtëpi nga qeveria. Do të përfitojnë një pension për gjithë jetën,1 milion lekë të reja për të gjitha shpenzimet që ju duhen tani. Për të rinjtë bursë për gjithë jetën, deri kur të përfundojnë universitetin. Bursa parashikon 150 mije lekë të vjetra në muaj, më e lartë se bursa që marrin edhe nxënësit e ekselencës, për të gjithë pensionistët e familjeve të viktimave do u jepet pensioni i veçantë në republikën e Shqipërisë, është pension që u jepet njerëzve me kontribute të veçanta,” tha Elisa Spiropali

Zjarr Tv Ad