Spiropali nuk ndalet, tjetër video për rastin në Kavajë. Si ‘shfajësohet’ për vizitën

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë më parë, ministrja e Shtetit mbërriti në shtëpinë e adoleshentes të përdhunuar në Kavajë, së bashku me kamerat, duke publikuar me zë e figurë prindërit e nxënëses.

Kjo video e publikuar në profilin e kryeministrit Rama, ka shkaktuar bujë të madhe në opinionin publik, ndërsa kritikat kanë qenë po ashtu të shumta.

E duket se Spiropali nuk ka ndërmend të tërhiqet, por vijon t’i shkojë pas kësaj zhurme e historie. Sërish sot ajo ka ndarë një videomesazh, teksa ka sulmuar Berishën, që e quan herë pas here “monstër”, por edhe median, që sipas saj, bëri tregti me tragjedinë e vajzës.

“Telefonata e gjyshit pasi u publikua biseda jone ishte kapaku që s’mund të mos e ndaja sot me të gjithë. Mos u mërzit për çfarë do dëgjosh më tha, neve s’ta harrojmë që na dhe mundësinë të çlirohemi! Pas gjithë këtyre ditësh e netësh terrori ku të gjithë kanë folur ç’kanë dashur për ne, ne sot folëm në emrin tonë. Ne nuk kemi frikë nga fytyra jonë dhe jemi krenarë për vajzën tonë, ndërsa turpin le ta mbajnë ata që dihet kush janë”, shprehet ndër të tjera Spiropali, si për të justifikuar vizitën me kamera në shtëpinë e vajzës.

Solidaritet njerëzor dhe përulje me respekt, për famijen që ra viktimë e terrorit politik e mediatik, por qëndroi me një dinjitet emancipues për t'u marrë shembull🙏

Gepostet von Elisa Spiropali am Samstag, 9. Februar 2019

v

 

Zjarr Tv Ad