Pas turit të llogaridhënies së qeverisë, është radha e kryebashkiakëve për të organizuar një tur të tillë, duke ndezur kështu motorët e fushatës për zgjedhjet lokale.
“Krerët e bashkive dhe gjithë ekipet bashkiake do të jenë në territor për t’u takuar me qytetarët për të marrë problematikat në çdo njësi dhe më pas një analizë për qeverisjen lokale në të gjithë territorin”, tha ajo.
Përsa i përket përjashtimit të deputetit të Kurbinit, Gjetan Gjetani ajo tha se nuk është fol me emra, por PS si parti politike dhe grupi parlamentar tashmë janë më kompakt.
“Ajo që vlen të thuhet sot është që kemi një PS dhe një grup parlamentar që janë kompakt përsa i përket pozicionit tonë qeverisës. Një parti politike dhe një grup parlamentar nuk ekzistojnë si entitete më vete, po vetëm në raport dhe bashkëqeverisje me qytetarët”, tha ajo.
Kryesia e PS-së si procedurë mblidhet pas Asamblesë për të formalizuar vendimet e saj, ndërkohë që janë ndarë dhe detyrat për anëtarët e rinj socialistë.