Spiropali publikon foton nga Kuvendi: Ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij…

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja Elisa Spiropali ka postuar foto nga ajo që po ndodh në Kuvend, ku Sali Berisha dhe deputetët e PD kanë bllokuar foltoren.

Ajo shkruan “Ja i paudhi, badigardët dhe qiraxhinjtë e shtëpisë së tij të rrudhur, të tkurrur dhe çeta e atyre që shesin Shqipërinë për shtëpinë”.

Kujtojmë që deputetët e opozitës bllokuan foltoren pasi kundërshtonin kohën e diskutimit në lidhje me procesin e integrimit në seancë.

Vetë Sali Berisha ka hyrë në Facebook, ku edhe ka folur nga Kuvendi me ndjekësit e tij.

Zjarr Tv Ad