Spiropali takon Glover: Mirënjohje për standardet në administrimin e zgjedhjeve

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali, priti sot në takim shefen e misionit të OSBE-ODHIR në Tiranë, Audrey Glover, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tonë.

Duke publikuar foto nga takimi, Spiropali shpreh mirënjohjen për mbështetjen ndaj vendit tonë.

“Sot pata rastin të falenderoja shefen e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë për të arrirë standardet më të larta të administrimit zgjedhor”, shprehet Spiropali.

Më herët Glover pati takim me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad