Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali ka dhënë një mesazh të fortë. Ajo e quan Ditën e Rinisë “festë kthese”.
Sipas saj, në këtë ditë, “fantazmat propagandistike të komunizmit, idhujt e rremë të tranzicionit, gjuhët e vrazhda që godasin kundërshtarët duke ndotur ambientin e bashkëjetesës, lufta e paskrupullt për pushtet, përçarja dhe urrejtja, do përbuzen nga shumica e qytetarëve të vendit tonë”.
Postimi i Spiropalit:
“8 Dhjetori do të jetë Festë e madhe, Festë kthese, kur fantazmat propagandistike të komunizmit, idhujt e rremë të tranzicionit, gjuhët e vrazhda që godasin kundërshtarët duke ndotur ambientin e bashkëjetesës, sfida e paskrupullt për pushtet, përçarja dhe urrejtja, do përbuzen nga shumica e qytetarëve të vendit tonë në shërbim të së ardhmes së të gjithëve”, shkruan në postimin në rrjetet sociale Spiropali.