Spitali i mundësoi ecjen, ja si ia shpërblen 7-vjeçarja

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shumë njerëz mendonin se Addie Bryan nuk do ecte kurrë por falë mjekëve në spitalin Texas Scottish Rite, ajo tani mund të vrapojë.

Dhe vajza e vogël gjeti një mënyrë për ti falënderuar duke i dhënë një donacion prej 19.500 dollarë.

7-vjeçarja e ftuar në Good Day tregoi historinë e saj dhe sesi i nisi ideja për të grumbulluar paratë.

Addie lindi me sindromën e Larsen, një çrregullim i rrallë që ndikon në zhvillimin e eshtrave. Legeni i saj ishte dislokuar, gjunjët e kthyera mbrapa dhe këmbët e shtrembra.

Vajza iu bëri terapi që kur lindi dhe falë kujdesit mjekësor tani ecën.

Dhe dhurimi i parave ishte një mënyrë për ti thënë faleminderit spitalit që i mundësoi të ecë dhe të vrapojë përsëri.

Vajza premtoi se do paguante spitalin për kujdesin që i bënë. Ajo doli në një cep rruge në Dallas me një pankartë ku kërkonte donacione.

“Për ditëlindjen time, unë dua të mbledh 8.000 dollarë për spitalin e fëmijëve “Scottish Rite””-shkruhej në pankartë.

Kërkesa e saj u  përhap në media dhe Addie arriti të mblidhte rreth 19.500 dollarë. Paratë do shkojnë për blerjen e pajisje për proteza.

Megjithëse e arriti qëllimin e saj, Addie ende pranon donacione për spitalin në mënyrë që të ndihmojë fëmijët e tjerë.

 

Zjarr Tv Ad