Spitali i paguan 6 mln dollarë kompensim familjes së Armstrongut

0
16
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Spitali në të cilin ka vdekur njeriu i parë që ka shkelur në sipërfaqen e Hënës, amerikani Neil Armstrong, i ka paguar 6 milionë dollarë kompensim familjes së tij të cilët kanë pretenduar se astronauti ka vdekur si pasojë e trajtimit të gabuar.

Sipas artikullit të gazetës “New York Times”, familja e Armstrongut dhe spitali “Mercy Health”, si pasojë e një marrëveshjeje të fshehtë, për shkak të vdekjes së astronautit i është paguar kompensim familjes prej 6 milionë dollarë në vitin 2014.

Më tej thuhet se djali i Armstrongut, e ka mbajtur përgjegjës spitalin për vdekjen e babait të tij, ndërsa spitali duke i refuzuar pretendimet për të ikur nga procesi ligjor ka rënë dakord të paguajë kompensim.

Armstrong ndërroi jetë më 25 gusht të vitit 2012 për shkak të disa komplikimeve kardiovaskulare, pas një operimi të zemrës në spitalin “Mercy Health” që ndodhet në Fairfield të Ohio-s.

Armstrongu i cili vdiq në moshën 82 vjeçare, ishte komandanti i anijes kozmike Apollo 11 që shkoi në Hënë më 20 korrik 1969.

 

Zjarr Tv Ad