Analisti Ilir Demalia, ka përkujtuar 32-vjetorin e shembjes së Murit të Berlinit. Teksa i bashkangjit tekstit dhe një foto personale nga Muri Berlinit në vitin 1990, Demaliaj me tone kritike shkruan atë që Shqipëria përfaqëson sot pas 3 dekadash plur*alizëm, ku sipas tij spiunët e Sigurimit u zgjuan me teserën blu në xhep pas kësaj ngjarjeje historike.
Postimi i Demalias:
“Të shëmbësh muret në kokë qenka shumë më e vështire se shëmbja e mureve real. Më 9 nëntor 1989 ra Muri Berlinit dhe u hapën galerat e regjimeve komuniste të lindjes. Në Shqipëri por edhe shumë vende të lindjes ka rënë Muri, por i ka zënë përfund dhe i ka bllokuar në mendesinë komuniste të gjykimit dhe sjelljes. Si komunistët dje dhe antikomunistë sot, dhe si “antikomunistët” sot dhe shërbëtorët e zellshëm dhe spiunët regjimit dje, dhe si të persekutuarit dhe gjasme të persekutuarit sot, si antipod komunisto-antikomunist janë kthyer si rraqe GABI me retorikën bajate të persekutimit.
Shqipëria pas 32 vjetësh është një shoqëri turli politiko-sociale-kulturore-administrative fshataro-demo(n)kratike .
Pa themel u krijua si shtet me çallmat dhe brekushet e bejlerëve shërbëtorë të zellshëm të Perandorisë Otomane më 1912. Pa themel u emërua pluralizmi me shërbëtorët dhe spiunët e regjimit komunist në dhjetor 1990, që me teserat e kuqe të PPSH në xhep në darkë, u zgjuan me tesera blu në mëngjes sebashku me spiunët e Sigurimit
Faktet tashmë janë të hapura, por mentaliteti përgjithshëm ruralo-komunist dhe mungesa e elitave ndërgjegjësuese dhe atdhetare duke qenë gjithmonë shërbëtorë të pushtave të pushteteve, i ka zënë përfund dhe sillen e përleshen me njëri tjetrin si në nje baltovinë derrash. Po të ndjekësh verbin politik-social, mediatik-kulturor-artistik është e njëjta mendësi dhe sjellje si në 90 ën