Pas firmës me Realin e Madridit, Barcelona ishte një qytet i ndaluar për Cristiano Ronaldon. Megjithatë, një gjë e tillë nuk mund të ndodh tashmë që luzitani është një futbollist i Juventusit.
34 vjeçari ka pësuar një tërheqje muskulare gjatë takimit eliminator ndaj Serbisë me kombëtaren e Portugalisë dhe i është dashur të udhëtojë drejt Barcelonës për një konsultim mjekësor. Sipas “Radio Catalunya”, Ronaldo ka zgjedhur pikërisht “tokën e ndaluar” për të kryer vizitat mjekësore për lëndimin e tij në kofshë. Vizita në Barcelonë është konfirmuar edhe nga 5 herë fituesi i Topit të Artë përmes rrjeteve sociale. Në fakt, ky udhëtim duket se ishte në kuadër të një reklama për veshjen sportive “Nike”.
Ky dëmtim pritet ta lë jashtë fushës për 2 javë, me Ronaldon që humbet kështu takime kyçe si ai ndaj Empolit, Cagliarit dhe Milanit. Megjithatë, Ronaldo do të jetë i gatshëm për Massimiliano Allegrin për fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit.