Rritja e çmimeve, Berisha: Preken të varfrit më shumë, bordet si ‘shushunja’

0
37

Lideri historik i PD-së, Sali Berisha ka ngritur shqetësimin për e çmimeve të ushqimeve dhe transportit. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se bordet e vendosura nga qeveria janë si mburoje te vetes dhe oligarkëve.

Berisha thotë se më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime.

Sipas tij, qeveria ne vend të indeksojë dhe kompensojë rritjen e çmimeve ka vendosur bordet, apo siç i quan ai ‘shushunja’.

‘Rritje alarmante e çmimeve te ushqimeve dhe transportit. Ne prill çmimet e ushqimeve dhe shërbimeve baze u rriten nga 10 -22 përlind ne Shqipëri!

Bordet apo shushunjat e qeverise kontribuojnë me veprimtarinë e tyre ne rritjen e çmimeve dhe përligjen e saj.

Më të ekspozuarit përballë rritjes së çmimeve janë shtresat e varfra të cilat shpenzojnë më shumë se 50% të buxhetit të tyre në këto produkte dhe shërbime. Qeveria ne vend se indeksoje dhe kompensoje çdo qindarke për rritjen e çmimeve ka vendosur bordet si mburoje te vetes dhe oligarkëve, te cilat te blera nga oligarkët vetëm përligjin rritjen e papërmbajtur te çmimeve’, shkruan Berisha.

Zjarr Tv Ad