{"id":100883,"date":"2019-08-07T14:32:04","date_gmt":"2019-08-07T12:32:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100883"},"modified":"2019-08-07T14:32:04","modified_gmt":"2019-08-07T12:32:04","slug":"mos-na-zhgenjefte-ky-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mos-na-zhgenjefte-ky-spak\/","title":{"rendered":"Mos na zhg\u00ebnjeft\u00eb ky SPAK!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Josif Papagjoni \u2013<\/strong>\u00a0Pim\u00eb kafe dhe grindemi\u2026 Shqip\u00ebria ashtu, shqiptar\u00ebt k\u00ebshtu, ne s\u2019dim\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtet, vend i mallkuar, jemi ushqyer me g\u00ebnjeshtra, rob\u00ebr t\u00eb iluzioneve, popull mitoman, duam \u201clider\u201d t\u00eb fort\u00eb jo t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsueshmit, dometh\u00ebn\u00eb duam satrap\u00eb, k\u00ebtu sundon hajdut\u00ebria, droga, mjerimi, braktisja dhe ah!\u2026 Do Zoti t\u2019i futin n\u00eb burg t\u00eb gjith\u00eb zullumqar\u00ebt, se s\u2019durohen m\u00eb. Saliun t\u00eb parin, thot\u00eb shkrimtari q\u00eb kam pran\u00eb, kriminelin, vras\u00ebsin, ai q\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb nga \u201991, e dogji, i \u00e7oi gjeneral\u00ebt dhe elit\u00ebn e vendit t\u00eb shesin banane dhe domate rrug\u00ebve, b\u00ebri 97-t\u00ebn, lejoi firmat piramidale, dhe hala k\u00ebrkon luft\u00eb t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb krimet e tij dhe parat\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve, madje i thot\u00eb \u201ctjetrit\u201d, Ram\u00ebs, se do ta kisha vrar\u00eb n\u00eb kryeministri\u2026 I pari duhet futur brenda Iliri, ai q\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb nga \u201cGimi\u201d fuste n\u00eb xhep 700 mij\u00eb euro, pastaj vjedhja e thesarit me gomar dhe legjenda vazhdon, harruat \u00e7\u2019thoshte Sala: Ilir \u201cfloriri\u201d. Po Luli, \u201c\u00e7uni\u201d i Saliut, q\u00eb krijoi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb kriz\u00eb absurde, q\u00eb doli nga parlamenti, dogji mandatet, precedenti i par\u00eb n\u00eb bot\u00eb eeeejjj, dor\u00ebzoi edhe pushtetin lokal dhe flaku nga puna mij\u00ebra demokrat\u00eb hallexhinj, dhe pse? Po q\u00eb t\u00eb mbuloj\u00eb 21 janarin dhe Rrug\u00ebn e Kombit, ja pse. E ku ta \u00e7ojm\u00eb tani at\u00eb, n\u00eb Holand\u00eb p\u00ebr qejf apo q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb shoq\u00ebri Sal\u00ebs dhe Xhikes? Eh, nd\u00ebrhyn tjetri, po Nanua q\u00eb b\u00ebn qejf andej nga Austria, e harruat at\u00eb, pa u lagur ta kaloj\u00eb ai, pa burg, thoni ju? Po \u00e7\u2019thua mo, ju harruat k\u00ebt\u00eb t\u00eb gjatin, Ram\u00ebn, q\u00eb na kalbi n\u00eb taksa, kokrra e demagogut, bojaxhi fasadash, shifrash, fjal\u00ebsh, llogje Kavaje, dhe i b\u00ebri njer\u00ebzit t\u00eb marrin arratin\u00eb me hajdut\u00ebrit\u00eb e fshehura si gjoja investime, PPP-t\u00eb, rrug\u00ebt, koncesionet. Eeeee, hidhet gjith\u00eb t\u00ebrc\u00ebllim\u00eb i pari, Rama do fut n\u00eb burg k\u00ebta nj\u00ebher\u00eb, pastaj e futin t\u00eb tjer\u00ebt me pas, ustallar\u00ebt e SPAK, q\u00eb i kan\u00eb dosjet gati si qoftet\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div id=\"beacon_7a5fe85c3f\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=530&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F08%2F06%2Fmos-na-zhgenjefte-ky-spak%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=7a5fe85c3f\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_8b8b121731\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=531&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F08%2F06%2Fmos-na-zhgenjefte-ky-spak%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=8b8b121731\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><br \/>\n<ins><\/p>\n<div id=\"beacon_d7fdc2d75e\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/ads.balkanweb.com\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=367&amp;loc=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F2019%2F08%2F06%2Fmos-na-zhgenjefte-ky-spak%2F&amp;referer=http%3A%2F%2Fwww.gsh.al%2F&amp;cb=d7fdc2d75e\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Dhe fjala vazhdon, grindja vazhdon, nd\u00ebrsa shpresa rri e heshtur dhe p\u00ebrgjon. Pret Ungjillin e ri. Pret SPAK-un. Drejt\u00ebsin\u00eb. S\u00ebpata e Damokleut, e shoh, \u00ebsht\u00eb ngritur lart, disa koka jan\u00eb nderur si n\u00ebp\u00ebr gijotina, dhe ajo, s\u00ebpata e gijotin\u00ebs, po bie n\u00ebn ul\u00ebrimat e turm\u00ebs s\u00eb zem\u00ebruar, e popullit t\u00eb posht\u00ebruar e t\u00eb mashtruar. Pritet nj\u00eb \u00e7lirim n\u00ebn klithma ngaz\u00ebllimi, kur pas hekurave, m\u00eb n\u00eb fund, hajdut\u00ebt t\u00eb duken lakuriq dhe m\u00ebria jon\u00eb t\u00eb fashitet gjithsesi\u2026 Po sikur asnj\u00ebri nga k\u00ebta mos t\u00eb futet prapa hekurave dhe \u201cpeshqit e m\u00ebdhenj\u201d t\u00eb ambasadorit Donald Lu, t\u00eb na kthehen n\u00eb ndoca cironka? Ky do t\u00eb ishte zhg\u00ebnjimi m\u00eb i madh, djathtas a majtas qoft\u00eb, i mir\u00ebnjohur apo i panjohur, n\u00eb turm\u00ebn gri, t\u00eb shastisur e t\u00eb pagoj\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Dhe \u201cg\u00ebr-v\u00ebrri\u201d vazhdon, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb far\u00eb sporti, tifo, vrasje e koh\u00ebs. Saliun e mbron Amerika, thot\u00eb shoku tjet\u00ebr q\u00eb rri p\u00ebrball\u00eb, pranoi muxhahedin\u00ebt, ujgur\u00ebt, shkat\u00ebrroi elit\u00ebn komuniste, ka b\u00ebr\u00eb \u00e7\u2019i ka th\u00ebn\u00eb ajo, amerikan\u00ebt i ruajn\u00eb Pino\u00e7et\u00ebt e tyre q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb. Sala ik\u00ebn me azil politik diku nga vendet islamike, ku na futi pa pyetur k\u00ebnd, nj\u00eb vend shum\u00ebfetar si\u00e7 qem\u00eb ne\u2026 Do ikin t\u00eb gjith\u00eb, ja ta shikoni, asnj\u00eb nuk do d\u00ebnohet nga k\u00ebta. Paret i kan\u00eb stoqe n\u00ebp\u00ebr banka, f\u00ebmij\u00ebt i kan\u00eb \u00e7uar jasht\u00eb n\u00eb kolegje me \u00e7mime marramend\u00ebse, ku t\u00eb bien lesht\u00eb e kok\u00ebs t\u2019i p\u00ebrballosh, nd\u00ebrsa populli i mjer\u00eb, i keqp\u00ebrdorur, populli budalla, populli i verb\u00ebr mbetet n\u00eb rren\u00eb, mashtrim e zhg\u00ebnjim, p\u00ebrher\u00eb\u2026<\/p>\n<p>M\u2019u lodh koka nga diskutimi dhe damar\u00ebt e fryr\u00eb t\u00eb miqve t\u00eb mi mbushur me zem\u00ebrim t\u00eb drejt\u00eb ndaj politik\u00ebs e politikan\u00ebve pa moral t\u00eb vendit dhe vrapova n\u00eb det. U hodha. U freskova. Sikur me rierdhi mendja n\u00eb vend. Dhe vura re se jeta ishte po ajo, se njer\u00ebzit i g\u00ebzoheshin plazhit po nj\u00ebsoj, se askush s\u2019po e \u00e7ante kok\u00ebn p\u00ebr politik\u00eb, se qeshnin, shijonin, dashuroheshin, putheshin, se ndoshta marrja me politik\u00eb ishte nj\u00eb l\u00ebngat\u00eb, nj\u00eb s\u00ebmundje e keqe, nj\u00eb tullumbace, q\u00eb duhej shpuar. Se politika t\u00eb zymton, t\u00eb err\u00ebson ngjyrat e jet\u00ebs\u2026 Dhe ajo \u00e7far\u00eb me ngaz\u00eblleu, vura re se turist\u00ebt ecnin bregut trumba-trumba, ardhur nga tre kro\u00e7iera t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kishin mbushur gjirin e Sarand\u00ebs (p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb pash\u00eb tre t\u00eb tilla nj\u00ebher\u00ebsh), dhe gjithkund flitej anglisht, sh\u00ebtitorja qe st\u00ebrmbushur me grupe francez\u00ebsh, suedez\u00ebsh, sllav\u00ebsh, dhe shum\u00eb polak\u00eb, ca m\u00eb shum\u00eb italian\u00eb\u2026 Kur u ktheva n\u00eb tavolin\u00eb biseda kishte mbetur po aty: Saliu, Iliri, Luli, Rama, Monika\u2026 O zot, na jan\u00eb futur k\u00ebta njer\u00ebz n\u00eb mendje si mushkonjat dhe vemjet, jan\u00eb ulur gali\u00e7 aty dhe s\u2019shkulen, edhe n\u00eb sezonin veror. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo hipnoz\u00eb k\u00ebshtu? \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz q\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb lirin\u00eb ton\u00eb dhe na helmojn\u00eb shpirtin? Pse merremi kaq shum\u00eb me ta, dit\u00eb e nat\u00eb dhe nj\u00eb kafe miqsh e kthejm\u00eb gati n\u00eb sherrnaj\u00eb? Si mund ta quash k\u00ebt\u00eb sindrom? Mos jemi krejt si komb n\u00eb nj\u00eb gjendje jermi, amoku, mazohizmi? Mos b\u00ebjm\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb far\u00eb vet\u00ebfshikullimi ekzorcist si p\u00ebr t\u00eb d\u00ebbuar djajt\u00eb brenda nesh p\u00ebrmes djajve t\u00eb politik\u00ebs q\u00eb tallen jasht\u00eb nesh? Pse s\u2019i flakim k\u00ebto b\u00ebzhdile por i dor\u00ebzojm\u00eb emocionet tona t\u00eb d\u00eblira, vullnetet dhe lirin\u00eb ton\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb e t\u00eb bukur te k\u00ebta t\u00eb pafytyr\u00eb e t\u00eb pamerituar. Dhe saora i dhash\u00eb p\u00ebrgjigje vetes: Se ende nuk jemi t\u00eb lir\u00eb, se ende vuajm\u00eb gravitetin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb historis\u00eb son\u00eb t\u00eb gjymtuar, asaj antropologjike (ndofta!), asaj sociale dhe se fundmi asaj demokratike; se prej k\u00ebsaj elite t\u00eb korruptuar n\u00eb k\u00ebta 30 vjet, djathtas e majtas, dhe pushtetit q\u00eb ata e shnd\u00ebrruan si pron\u00eb familjare e klanore p\u00ebr t\u2019u pasuruar p\u00ebrmes hajnis\u00eb, varej jeta jon\u00eb, mjerimi apo begatia jon\u00eb, fati yn\u00eb dhe i f\u00ebmij\u00ebve tan\u00eb. Se ne nuk dim\u00eb ta delegojm\u00eb ndryshe pushtetin q\u00eb na jep vota. Se jemi m\u00eb shum\u00eb ithtar\u00eb, \u201cpartizan\u00eb\u201d, fisnor\u00eb, ca m\u00eb shum\u00eb emocional\u00eb, pasional\u00eb e inat\u00e7inj, se sa racional\u00eb dhe moral\u00eb; se jemi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrjashtues sesa pranues. Se na kan\u00eb mbir\u00eb gjithfar\u00eb lideruc\u00ebsh me parti\u00e7ka q\u00eb riciklohen n\u00eb Kuvendin Popullor p\u00ebr 20 e m\u00eb shum\u00eb vjet si Mediu, Shehu, Doshi, Vasili, Ndoka dhe gjithfar\u00eb \u201cokash\u201d t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb s\u2019duan t\u00eb ikin por mb\u00ebrthehen me kthetra e dh\u00ebmb\u00eb pas politik\u00ebs dhe thithin \u00e7\u2019mund t\u00eb thithin ende nga trupi i lodhur i Shqip\u00ebris\u00eb. Dhe s\u2019kan\u00eb turp! Dalin dhe shesin brofka n\u00eb ekrane, t\u00eb japin dhe \u201cmend\u201d. T\u00eb neveritsh\u00ebm\u2026<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div id=\"pa_1x1_psbk_1565181097197\"><\/div>\n<p>Dhe q\u00eb t\u00eb ndodh ndryshe, k\u00ebta njer\u00ebz duhen refuzuar, duhen qitur jasht\u00eb mendjes son\u00eb, duhen flakur m\u00eb n\u00eb fund n\u00eb kosh. Madje, kjo klas\u00eb e korruptuar po helmon edhe t\u00eb rinjt\u00eb\u2026 Po ndiqja n\u00eb drek\u00eb nj\u00eb bised\u00eb, dhe nj\u00eb goc\u00eb e re, me pozit\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti, as pranonte dhe as hante arsye, e quante legjitime djegien e mandateve, precedentin e krijuar n\u00eb rang bot\u00ebror, \u201cp\u00ebrplasjen civile\u201d e gjykonte si t\u00eb domosdoshme, nd\u00ebrsa refuzimin e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve i quante ndoca burokrat\u00eb t\u00eb paguar a t\u00eb mashtruar. Hej pik\u00eb e zez\u00eb, thash\u00eb me vete dhe e mbylla televizorin, tani edhe kjo ka mbetur t\u00eb na jap\u00eb leksione?!\u2026 S\u2019paska ky vend njer\u00ebz t\u00eb men\u00e7ur, por duhet k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb vihen n\u00eb vend t\u00eb kok\u00ebs. \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto hierarki t\u00eb p\u00ebrmbysura politike k\u00ebshtu?! Dhe dola jasht\u00eb. U b\u00ebra p\u00ebr t\u2019u hedhur n\u00eb det. Dhe u hodha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb\u2026<br \/>\nTurma e lakuriqt\u00eb njer\u00ebzore me petka t\u00eb lehta vere ngaz\u00ebllehej me detin dhe vetveten teksa syri me mbushej me imazhe p\u00ebrt\u00ebrit\u00ebse. Dhe u b\u00ebra gati bes\u00ebtyd: Aman ore, kur do t\u00eb fillojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb SPAK-ut t\u00eb nisin pastrimin e stall\u00ebs politike q\u00eb ky vend e ky popull t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb gul\u00e7 frym\u00eb. Njeriu e duron edhe varf\u00ebrin\u00eb e tij, por padrejt\u00ebsin\u00eb dhe hajnin\u00eb jo. Dhe nj\u00eb padrejt\u00ebsi qeveritare nuk zmbrapset me nj\u00eb padrejt\u00ebsi opozitare t\u00eb verb\u00ebr, q\u00eb zbrazi gjith\u00eb depot e piroteknik\u00ebs dhe i v\u00ebrviti bombat molotov mbi institucionet e shtetit dhe policin\u00eb, flaka n\u00eb maj\u00eb, n\u00eb dreq t\u00eb ven\u00eb t\u00eb gjitha! Kjo opozit\u00eb e etur p\u00ebr pushtet dukej se p\u00ebrmes bombave molotov\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb pushtet, si me kufom\u00ebn e keqp\u00ebrdorur t\u00eb Azem Hajdarit dikur dhe djegien e Kryeministris\u00eb, nj\u00ebsoj si t\u00eb p\u00ebrbetuarit e Dostojevskit, nj\u00ebsoj si 200 petritat-komunista lule, q\u00eb do ta digjte vendin, nuk do lejonte t\u00eb b\u00ebheshin zgjedhjet n\u00eb vend dhe Edi Ram\u00ebn do ta zvarritnin bulevardit. Nd\u00ebrsa ky i fundit s\u2019di ta gjej\u00eb udh\u00ebn dhe drit\u00ebn e kompromisit, t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb centimet\u00ebr t\u00ebrheqje, p\u00ebrkundrazi u sajuan nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje qesharake, n\u00ebn trysni, pa privat\u00ebsi, duke goditur mu n\u00eb zem\u00ebr parimin e pluralizmit etj, etj\u2026 Kjo \u201cnyje gordiane\u201d, edhe k\u00ebsaj here u pre mesp\u00ebrmes nga shpata e q\u00ebndrimit amerikan. Ashtu si Dora e Zotit, SHBA, u dha nj\u00eb mesazh-ultimatum q\u00ebndrimeve intolerante e irracionale, q\u00eb sfidojn\u00eb e delegjitimojn\u00eb sistemin, duke k\u00ebrc\u00ebnuar se do t\u00eb konsideroheshin organizata terroriste e jolegjitime \u00e7do grup, parti e lidership q\u00eb prishte zgjedhjet dhe krijonte p\u00ebrplasje civile. Dhe dikush, ndofta, e pa veten v\u00ebrtet\u00eb pas hekurave dhe i foli mendjes. He-he, se s\u2019b\u00ebhet shaka me amerikan\u00ebt!\u2026<\/p>\n<p>E gjith\u00eb kjo tablo e zymt\u00eb politike, kjo varf\u00ebri, kjo pamund\u00ebsi jetese, largimi i rinis\u00eb dhe vrasja e shpres\u00ebs, k\u00ebrkon urgjentisht dor\u00ebn e drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar k\u00ebt\u00eb elit\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme, q\u00eb ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kryesore. I pam\u00eb gjyqtar\u00ebt, q\u00eb nga kryetari i Gjykat\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, Zaganjori, e deri posht\u00eb, se si katandiseshin para vetingut. I pam\u00eb kryprokuror\u00ebt, nga Adriatik Llalla me miliona fshehur, e pam\u00eb dhe Dakon teksa amerikan\u00ebt i njoftuan mandat\u00ebn. Jan\u00eb me qindra. Dhe s\u2019jan\u00eb kurrgj\u00eb. Ne vet\u00eb i mitizojm\u00eb. Sistemi i kalbur q\u00eb kemi i riciklon. Them se k\u00ebshtu do t\u00eb ndodh\u00eb s\u00eb shpejti me gjith\u00eb hajnat e politik\u00ebs. Un\u00eb e di se zgjidhja s\u2019\u00ebsht\u00eb magjike, por shpresoj se nj\u00eb reflektim i madh komb\u00ebtar do t\u00eb nis pask\u00ebtaj. Drejt\u00ebsia, m\u00eb n\u00eb fund, do t\u2019i kall\u00eb dat\u00ebn \u00e7do hajduti dhe shkel\u00ebsi t\u00eb ligjit, dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu do t\u00eb nis ngritja jon\u00eb, katarsisi yn\u00eb komb\u00ebtar, duke luftuar mykun e ardhur nga trash\u00ebgimia historike, ajo orientale, zogiste, komuniste dhe kinse demokratike me korrupsionin e futur mu n\u00eb qeliz\u00eb, n\u00eb vet\u00ebdijen ton\u00eb, gjer te fukarai i fundit, q\u00eb mendon se pa lek\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Shqip\u00ebri nuk b\u00ebhet asgj\u00eb, se asnj\u00eb vend pune s\u2019fitohet dot, se konkurset jan\u00eb g\u00ebnjeshtra institucionale, se administrata vazhdon t\u00eb jet\u00eb politike, e em\u00ebruar, preferenciale dhe se gjyqet i fitojn\u00eb p\u00ebrher\u00eb t\u00eb larguarit nga puna, se universitetet jan\u00eb v\u00ebn\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb grope t\u00eb madhe, se hajnia, se droga, se varf\u00ebria\u2026 se mediat dhe gjith\u00eb shpura e analist\u00ebve politik\u00eb q\u00eb t\u00eb nxjerrin trut\u00eb e kok\u00ebs dhe hiqen si t\u00eb men\u00e7urit a Sokrat\u00ebt e koh\u00ebs, teksa futin n\u00eb xhep pagesa t\u00eb majme me dokrrat e tyre \u2013 gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb zhgan ndyr\u00ebsirash, n\u00ebse p\u00ebrdor nj\u00eb shprehje t\u00eb Mjed\u00ebs, Shqip\u00ebria ka p\u00ebr ta vjell\u00eb. Duhet ta vjell\u00eb. N\u00eb fundin e fundit. Sepse shpresa dhe drita, thoshte Shekspiri te Mbreti Lir, lind pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur duket sikur gjith\u00e7ka ka humbur dhe err\u00ebsira kaplon gjithandej\u2026 Bash n\u00eb at\u00eb moment d\u00ebshp\u00ebrimi lind ajo, SHPRESA. Shpresa \u00ebsht\u00eb SPAK. Mos na zhg\u00ebnjeft\u00eb ky SPAK e mos qoft\u00eb nj\u00eb rreng tjet\u00ebr i mashtrimit! At\u00ebher\u00eb, le t\u00eb shpresojm\u00eb!\u2026<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Josif Papagjoni \u2013\u00a0Pim\u00eb kafe dhe grindemi\u2026 Shqip\u00ebria ashtu, shqiptar\u00ebt k\u00ebshtu, ne s\u2019dim\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtet, vend i mallkuar, jemi ushqyer me g\u00ebnjeshtra, rob\u00ebr t\u00eb iluzioneve, popull mitoman, duam \u201clider\u201d t\u00eb fort\u00eb jo t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsueshmit, dometh\u00ebn\u00eb duam satrap\u00eb, k\u00ebtu sundon hajdut\u00ebria, droga, mjerimi, braktisja dhe ah!\u2026 Do Zoti t\u2019i futin n\u00eb burg t\u00eb gjith\u00eb zullumqar\u00ebt, se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100884,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100883","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100883","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100883"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100883\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100884"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100883"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100883"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100883"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}