{"id":100900,"date":"2019-08-08T11:11:35","date_gmt":"2019-08-08T09:11:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100900"},"modified":"2019-08-08T11:11:35","modified_gmt":"2019-08-08T09:11:35","slug":"ja-kush-eshte-i-rrezikshmi-i-beratit-ekstraduar-nga-gjermania","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ja-kush-eshte-i-rrezikshmi-i-beratit-ekstraduar-nga-gjermania\/","title":{"rendered":"Ja kush \u00ebsht\u00eb \u201ci rrezikshmi\u201d i Beratit ekstraduar nga Gjermania"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nd\u00ebr 15 m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarit e Beratit \u00ebsht\u00eb ekstraduar nga Gjermania.<\/p>\n<p>Policia njofton se shtetasi i ekstraduar \u00ebsht\u00eb Byniamin Hajro, i d\u00ebnuar me 25 vite burg p\u00ebr vrasjen e dy personave t\u00eb ndodhur n\u00eb 1997.<\/p>\n<p>Hajro ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim pasi n\u00eb vitin 2017 Gjykata e Apelit, Vlor\u00eb e kishte d\u00ebnuar me 25 vite burg. Ngjarja ndodhi n\u00eb vitin \u201997, n\u00eb Berat ku u rr\u00ebmbyen dhe m\u00eb pas u vran\u00eb shtetasit Arjan Avdullai dhe Eduart Pema.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa hetimet p\u00ebr ngjarjen nis\u00ebn n\u00eb 22 mars 1998.<\/p>\n<p><em>\u201cKy shtetas ishte i shpallur n\u00eb k\u00ebrkim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, pasi Gjykata e Apelit Vlor\u00eb n\u00eb vitin 2017 e ka d\u00ebnuar me 25 vjet burg p\u00ebr vepr\u00ebn penale &#8220;Vrasje \u00a0me paramendim e kryer n\u00eb bashk\u00ebpunim &#8221; parashikuar nga nenet 78\/1 dhe 25 t\u00eb Kodit Penal. Me dat\u00eb 17.04.2012, \u00a0\u00ebsht\u00eb vendosur rifillimi i hetimeve n\u00eb lidhje me ngjarjen e dat\u00ebs 22.03.1998 ndodhur n\u00eb \u00a0Berat, ku u rr\u00ebmbyen dhe m\u00eb pas u vran\u00eb shtetasit E.P. dhe A.A<\/em>\u201d,- njofton policia.<\/p>\n<p>Gjykata e Apelit Vlor\u00eb \u00a0n\u00eb vitin 2017 ka deklaruar fajtor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e d\u00ebnuar me 25 vite burgim.<\/p>\n<p><strong><em>Si ndodhi vrasja?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Vrasja e dy viktimave, Arjan Avdullai dhe Eduart Pema, ka ndodhur m\u00eb dat\u00eb 3 qershor 1997 n\u00eb or\u00ebn 10:30 n\u00eb lagjen \u201cJani Vruho\u201d. Ata jan\u00eb marr\u00eb peng n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e arm\u00ebve dhe jan\u00eb torturuar, duke i t\u00ebrhequr zvarr\u00eb me makin\u00eb dhe iu \u00ebsht\u00eb hedhur benzin\u00eb e m\u00eb pas jan\u00eb djegur.<\/p>\n<p>V\u00ebllai i nj\u00eb prej viktimave, i cili ishte dhe nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt kryesor\u00eb p\u00ebr ngjarjen ka treguar pas shum\u00eb vitesh ngjarjet, ku n\u00eb lagjen \u201cVak\u00ebf\u201d u vran\u00eb Arjan Avdullai dhe Eduart Pema. Ai ka th\u00ebn\u00eb se m\u00eb 2 qershor 1997, rreth or\u00ebs 17:00 t\u00eb pasdites ka qen\u00eb me v\u00ebllain, Eduart Pema, duke ndenjur n\u00eb trotuarin e rrug\u00ebs q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb lagjen \u201cVak\u00ebf\u201d, af\u00ebr spitalit \u201cBefotrof\u201d. Banda me emrin e lagjes njihej n\u00eb at\u00eb koh\u00eb si nj\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ashprat.<\/p>\n<p>Hetimet p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jan\u00eb rihapur n\u00eb vitin 2012, pas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Bledar Pem\u00ebs. Sinjali i par\u00eb q\u00eb solli rihetimin e ngjarjes u mor nga nj\u00eb efektiv policie q\u00eb m\u00ebsoi se familjet e disa prej autor\u00ebve t\u00eb masakr\u00ebs s\u00eb ndodhur n\u00eb Berat ishin larguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb nga frika e gjakmarrjes.<\/p>\n<p><strong><em>D\u00ebshmia e v\u00ebllait t\u00eb viktim\u00ebs, Eduart Pema, Ronaldo Pema<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Ronaldo Pema ka treguar t\u00eb gjith\u00eb kronologjin\u00eb e ngjarjes, teksa personat i marrin peng t\u00eb v\u00ebllain. Ai ka pohuar se i ka dalluar personat dhe nd\u00ebr ta ishte edhe Byniamin Hajro, banor i lagjes \u201cKushtrim\u201d. D\u00ebshmia marr\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn &#8220;Panorama&#8221;<\/p>\n<p><strong><em>Ronaldo Pema:<\/em><\/strong><em>\u00a0Vjen nga lagjja \u2018Vak\u00ebf\u2019 nj\u00eb makin\u00eb vetur\u00eb e tipit \u2018Benz\u2019, ngjyr\u00eb e bardh\u00eb, me targa Berati, numrat nuk i kam t\u00eb fiksuar. Makina ndaloi para k\u00ebmb\u00ebve tona. Prej saj zbresin 4 persona, q\u00eb arrita t\u2019i njihja. Ishin: Byniamin Hajro, banor i lagjes \u2018Kushtrim\u2019, Kudret Zhuka, banor i lagjes \u2018Kushtrim\u2019, Kastriot Frash\u00ebri, banor i lagjes \u2018Kushtrim\u2019, aktualisht mbahet n\u00eb Burgun e Kosov\u00ebs n\u00eb Lushnj\u00eb, dhe Gazmend Hoxha, banor i lagjes \u2018Kushtrim\u2019. T\u00eb gjith\u00eb personat, kur zbrit\u00ebn nga makina n\u00eb duar mbanin automatik\u00eb kallash. Makin\u00ebn e drejtonte Byniamin Hajro. K\u00ebta persona afrohen drejt nesh me automatik\u00eb n\u00eb duar. Sa mb\u00ebrrin aty Byniamin Hajro s\u00eb bashku me Kudret Zhuk\u00ebn, i thon\u00eb Eduartit \u2018futu n\u00eb makin\u00eb\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Ai nuk kund\u00ebrshtoi, por u fut n\u00eb makin\u00eb menj\u00ebher\u00eb, u ul n\u00eb sediljen mbrapa mes Gazmend Hoxh\u00ebs dhe Kastriot Frash\u00ebrit. Makina iku n\u00eb drejtim t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Byniamin Hajros. Un\u00eb nuk reagova pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha vet\u00ebm 13 vje\u00e7 dhe personat ishin t\u00eb armatosur. Shkova n\u00eb sht\u00ebpi. Aty gjeta maman\u00eb, Hamiten, babain, Novruzin, dy v\u00ebllez\u00ebrit, Sokol dhe Haxhi Pema. U thash\u00eb se Eduartin e mor\u00ebn n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e automatik\u00ebve Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazment Hoxha. Familjar\u00ebt u shqet\u00ebsuan, por duke pasur parasysh me k\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin, nuk b\u00ebn\u00eb asnj\u00eb veprim konkret. M\u00eb pas, un\u00eb, pasi pash\u00eb se nuk po vinte v\u00ebllai, u nisa p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb Byniamin Hajros. Ora ka qen\u00eb rreth 17:30 e dat\u00ebs 2 qershor 1997 dhe pash\u00eb te garazhi i Byniaminit v\u00ebllain tim Eduartin t\u00eb lidhur me tel me gjemba me duar mbrapa, t\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb tok\u00eb dhe q\u00eb kat\u00ebr personat e mor\u00ebn dhe e q\u00ebllonin me qyt\u00eb automatiku. Garazhi ishte i hapur, qepeni ishte i ngritur lart. U tregova familjar\u00ebve p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kisha par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Ata u shqet\u00ebsuan dhe thane q\u00eb \u2018nuk kemi \u00e7far\u00eb t\u2019u b\u00ebjm\u00eb atyre se ata t\u00eb vrasin\u2019. Policia nuk funksiononte. T\u00eb nes\u00ebrmen u ngrita n\u00eb or\u00ebn gjasht\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit, shkova te garazhi i Byniaminit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ishte v\u00ebllai aty apo jo. Dera e garazhit ishte e hapur, brenda tij pash\u00eb Bynaimin Hajron, Kudret Zhuk\u00ebn, Kastriot Frash\u00ebrin dhe Gazment Hoxh\u00ebn. T\u00eb shtrir\u00eb n\u00eb dyshemen\u00eb e garazhit t\u00eb lidhur me tela me gjemba pash\u00eb v\u00ebllain tim Eduartin dhe Arjan Avdullain. Kat\u00ebr personat, Bynaimin Hajro, Kudret Zhuke, Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazment Hoxha lidh\u00ebn me nj\u00eb tel te ganxha e rimorkimit nga mbrapa t\u00eb nj\u00eb makine \u2018Golf\u2019 me ngjyr\u00eb si gri me targa Berati, numrat nuk i mbaj mend, dy trupat e Eduart Pem\u00ebs dhe Arjan Avdullajt. Mbasi i lidh\u00ebn, kat\u00ebr personat hip\u00ebn n\u00eb makin\u00eb, si shofer hipi Gazmend Hoxha, n\u00eb sediljen e par\u00eb si pasagjer u ul Kastriot Frash\u00ebri, nd\u00ebrsa Kudret Zhuka dhe Byniamin Hajro hip\u00ebn n\u00eb sediljen e pasme. Ndez\u00ebn makin\u00ebn dhe u nis\u00ebn drejt sheshit t\u00eb lagjes \u2018Vak\u00ebf\u2019, dy kufomat i t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebn e lagjes q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb sheshin \u2018Vak\u00ebf\u2019.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb nuk iu ndava nga mbrapa makin\u00ebs q\u00eb i t\u00ebrhiqte zvarr\u00eb deri te sheshi. Aty makina ndaloi, zbrit\u00ebn prej saj Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazment Hoxha, t\u00eb gjith\u00eb me automatik\u00eb n\u00eb dor\u00eb. Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazmend Hoxha shkuan dhe zgjidh\u00ebn telin te ganxha e makin\u00ebs. Mbasi i zgjidh\u00ebn telin k\u00ebta t\u00eb dy hap\u00ebn der\u00ebn e bagazhit t\u00eb makin\u00ebs e nxor\u00ebn prej saj nj\u00eb shishe qelqi, me sa kam t\u00eb fiksuar, mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nj\u00ebkil\u00ebshe, dhe me l\u00ebngun q\u00eb kishte ajo sp\u00ebrkat\u00ebn dy trupat e Eduartit dhe t\u00eb Arjanit. Mbas sp\u00ebrkatjes, Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazmend Hoxha iu vun\u00eb flak\u00ebn. Trupat mor\u00ebn flak\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment Arjan Avdullaji u ngrit n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe filloi t\u2019i shante Byniamin Hajron, Kudret Zhuk\u00ebn, Kastriot Frash\u00ebrin dhe Gazment Hoxh\u00ebn. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb Gazmend Hoxha gjuajti me automatik me bresh\u00ebri drejt Arjan Avdullajt dhe e la t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb vend. Mbasi b\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim Byniamin Hajro, Kudret Zhuka, Kastriot Frash\u00ebri dhe Gazment Hoxha u larguan. Kufomat e t\u00eb dyve vazhduan t\u00eb digjen. Un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb shkova n\u00eb sht\u00ebpi dhe u thash\u00eb pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb familjes p\u00ebr ngjarjen q\u00eb kishte ndodhur\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb nd\u00ebr 15 m\u00eb t\u00eb k\u00ebrkuarit e Beratit \u00ebsht\u00eb ekstraduar nga Gjermania. Policia njofton se shtetasi i ekstraduar \u00ebsht\u00eb Byniamin Hajro, i d\u00ebnuar me 25 vite burg p\u00ebr vrasjen e dy personave t\u00eb ndodhur n\u00eb 1997. Hajro ishte shpallur n\u00eb k\u00ebrkim pasi n\u00eb vitin 2017 Gjykata e Apelit, Vlor\u00eb e kishte d\u00ebnuar me 25 vite [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100901,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100900","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100900","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100900"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100900\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100901"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100900"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100900"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100900"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}