{"id":100980,"date":"2019-08-08T20:45:49","date_gmt":"2019-08-08T18:45:49","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=100980"},"modified":"2019-08-08T14:32:42","modified_gmt":"2019-08-08T12:32:42","slug":"lushnje-gjaze-rruga-qe-nene-timja-pershkoi-me-vajzen-pa-jete-ne-duar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/lushnje-gjaze-rruga-qe-nene-timja-pershkoi-me-vajzen-pa-jete-ne-duar\/","title":{"rendered":"Lushnje-Gjaz\u00eb, rruga q\u00eb n\u00ebn\u00eb Timja p\u00ebrshkoi me vajz\u00ebn pa jet\u00eb n\u00eb duar"},"content":{"rendered":"<p>Ngjan si legjend\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ndodhi e diktatur\u00ebs. Pasi merr me vones\u00eb lejen, Af\u00ebrdita 4 vje\u00e7e mb\u00ebrrin n\u00eb spital n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe pas pak dit\u00ebsh, nd\u00ebrron jet\u00eb. N\u00ebna e saj p\u00ebrshkon e vetme, me t\u00eb bij\u00ebn pa jet\u00eb n\u00eb krah\u00eb, rrug\u00ebn nga spitali n\u00eb fshatin e internimit. Musa \u00c7apani sjell p\u00ebr kujto.al historin\u00eb rr\u00ebqeth\u00ebse q\u00eb ia ka p\u00ebrcjell\u00eb Engj\u00ebll Cani, kush\u00ebriri i Af\u00ebrdit\u00ebs<\/p>\n<p>T\u00eb internuarve u duhej leje p\u00ebr t\u00eb gjitha, edhe p\u00ebr t\u00eb jetuar. Nuk mund t\u00eb shkonin as te doktori n\u00eb qytet, pa e konfirmuar dega e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe n\u00ebse rrezikonin jet\u00ebn teksa prisnin, nuk do t\u00eb thoshte q\u00eb burokrat\u00ebt komunist\u00eb do t\u00eb l\u00ebviznin duart m\u00eb shpejt. Ata ishin armiqt\u00eb e popullit ose t\u00eb af\u00ebrmit e armiqve dhe, sipas ideologjis\u00eb s\u00eb koh\u00ebs, meritonin vet\u00ebm mundim e nd\u00ebshkim, edhe n\u00ebse ishin f\u00ebmij\u00eb. Kjo ndodhi dhe me Af\u00ebrdit\u00ebn, vajz\u00ebn 4 vje\u00e7e t\u00eb Emin Canes, i cili ishte arratisur nga Shqip\u00ebria, bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Lutfiun. Familjet e dy v\u00ebllez\u00ebrve u internuan nga Bilishti n\u00eb Gjaz\u00eb t\u00eb Lushnjes, ku mungesa e ujit, solli p\u00ebrhapjen e epidemive. Af\u00ebrdita u prek nga dizenteria. N\u00eb kamp, nuk kishte qend\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsore. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndihm\u00eb mjek\u00ebsore, duhej shkuar n\u00eb Lushnje, por t\u00eb internuarit nuk mund t\u00eb shkonin askund pa leje nga dega e Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Kur erdhi leja, e vogla digjej nga temperatura. Mir\u00ebpo, n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor \u201c29 N\u00ebntori\u201d t\u00eb Lushnjes, nuk mungonte vet\u00ebm uji dhe mjeku, por edhe zemra e drejtuesve t\u00eb atij sektori ose, n\u00ebse ekzistonte, ishte e mbushur me frik\u00eb. P\u00ebr vog\u00eblushen e s\u00ebmur\u00eb, nuk siguruan as nj\u00eb lloj mjeti, qoft\u00eb edhe nj\u00eb karroc\u00eb, ndaj n\u00ebn\u00eb Timja u nis me t\u00eb vogl\u00ebn n\u00eb krah\u00eb.<\/p>\n<p>Historin\u00eb e plot\u00eb e tregon Musa \u00c7apani, nj\u00eb ish-i d\u00ebnuar politik, si\u00e7 ia ka treguar miku i tij, Engj\u00ebll Cani, kush\u00ebriri i par\u00eb i Af\u00ebrdit\u00ebs.<\/p>\n<p>Engj\u00ebjt ishin t\u00eb pambrojtur<\/p>\n<p>Nga Musa \u00c7apani<\/p>\n<p>Ajo fundvere, p\u00ebr familjen Cani ,ve\u00e7 dhimbjes s\u00eb largimit me dhun\u00eb nga vendlindja, po p\u00ebrcillte edhe mundimin e nj\u00eb jete plot privime dhe mallkimin e s\u00ebmundjeve epidemike q\u00eb gjenin terren t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, n\u00eb k\u00ebt\u00eb qoshe t\u00eb harruar t\u00eb Myzeqes\u00eb q\u00eb ishte kthyer n\u00eb nj\u00eb sektor bujq\u00ebsor \u201cNB 29 N\u00ebntori\u201d dhe n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr t\u00eb re internimi n\u00eb rrethin e Lushnjes. Sektori kishte nj\u00eb vit q\u00eb ishte ngritur dhe me p\u00ebrfundimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb gjasht\u00eb godinave p\u00ebrdhese, me kat\u00ebr hyrje secila, filloi t\u00eb popullohej kryesisht me familje t\u00eb internuara, t\u00eb sjella nga zona e Devollit dhe Dibr\u00ebs. N\u00eb fund t\u00eb vitit 1956, k\u00ebtu soll\u00ebn t\u00eb internuara edhe dy familjet e v\u00ebllez\u00ebrve Lutfi e Emin Cani nga Bilishti, q\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar arrestimit t\u00eb planifikuar, zgjodh\u00ebn rrug\u00ebn e arratis\u00eb. I nd\u00ebrtuar n\u00eb mes t\u00eb fush\u00ebs, v\u00ebshtir\u00ebsia m\u00eb e madhe p\u00ebr sektorin e sapongritur, ishte sigurimi i ujit t\u00eb pijsh\u00ebm. Ishin hapur tre puse, por sasia e ujit q\u00eb ata nxirrnin, ishte e pamjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar nevojat e popullat\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, banor\u00ebn \u00e7oheshin her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, kush e kush t\u00eb mund t\u00eb mbushte dy kova uj\u00eb. Fatlum\u00ebt q\u00eb zgjoheshin her\u00ebt, arrinin t\u00eb mbushnin, nd\u00ebrsa ata q\u00eb nuk arrinin n\u00eb koh\u00eb, detyroheshin t\u00eb b\u00ebnin sakrilegj.<\/p>\n<p>N\u00eb familjen e porsaardhur kur nuk shkonin n\u00eb koh\u00eb, fati i keq i ra Engj\u00ebllit q\u00eb sapo kishte mbushur tet\u00eb vje\u00e7, t\u00eb cilin e lidhnin me litar, e zbrisnin n\u00eb fund t\u00eb pusit dhe ai me nj\u00eb kana\u00e7e, grumbullonte ujin e mbetur, at\u00eb uj\u00eb q\u00eb s\u2019arrinte t\u00eb mbushte kov\u00ebn e q\u00eb ishte m\u00eb tep\u00ebr lluc\u00eb sesa uj\u00eb.<\/p>\n<p>Konditat e v\u00ebshtira e sidomos mungesa e ujit, b\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb sektor t\u00eb shfaqej dizenteria, q\u00eb nuk kurseu asnj\u00eb t\u00eb moshuar e f\u00ebmij\u00eb. N\u00eb familjen Cani, s\u00ebmundja preku gjyshen e moshuar dhe vajz\u00ebn kat\u00ebrvje\u00e7are t\u00eb n\u00ebn\u00eb Times. Gjyshja e p\u00ebrballoi me shum\u00eb mundim s\u00ebmundjen, nd\u00ebrsa Dit\u00ebn e vog\u00ebl s\u00ebmundja e mposhti. N\u00eb sektorin e sapokrijuar, nuk kishte qend\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsore, k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebn u desh ta nisnin p\u00ebr n\u00eb Lushnje. Leja nga Dega e P.Brendshme, me telefon, erdhi me vones\u00eb dhe n\u00ebn\u00eb Timja me vajz\u00ebn q\u00eb digjej nga ethet, n\u00eb krah\u00eb, u nis drejt Lushnjes me k\u00ebmb\u00eb. Drejtuesit e sektorit, t\u00eb trembur nga pasojat n\u00ebse ndihmonin nj\u00eb t\u00eb internuar, nuk ofruan ndonj\u00eb mjet transporti, qoft\u00eb edhe nj\u00eb qerre, p\u00ebr ta \u00e7uar deri te Pushimi i Shoferit, nj\u00eb qend\u00ebr e vog\u00ebl n\u00eb rrug\u00ebn automobilistike Lushnj\u00eb-Fier, qend\u00ebr n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ekzistonte mund\u00ebsia e gjetjes s\u00eb ndonj\u00eb mjeti.<\/p>\n<p>Pushimi i Shoferit ishte af\u00ebrsisht n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs Gjaz\u00eb-Lushnje, q\u00eb ishte rreth 14 km e gjat\u00eb. Deri aty, e b\u00ebri m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, nd\u00ebrsa prej aty, deri n\u00eb Lushnj\u00eb, u gjend nj\u00eb karrocier zem\u00ebrmir\u00eb q\u00eb e ndihmoi. Me t\u00eb mb\u00ebrritur n\u00eb spital, mjek\u00ebt e konstatuan s\u00ebmundjen epidemike dhe e shtruan n\u00eb repartin infektiv. N\u00eb at\u00eb repart, nuk lejohej q\u00ebndrimi i t\u00eb af\u00ebrmve p\u00ebr kujdes dhe mbas paraqitjes n\u00eb Deg\u00eb, mori rrug\u00ebn e kthimit. Dit\u00ebn e kat\u00ebrt, njoftojn\u00eb me telefon nga spitali se e s\u00ebmura kishte dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb. N\u00ebn\u00eb Timja mori p\u00ebrs\u00ebri rrug\u00ebn p\u00ebr Lushnje dhe u kthye p\u00ebr n\u00eb Gjaz\u00eb me trupin e s\u00eb vogl\u00ebs, t\u00eb pa jet\u00eb, n\u00eb krah\u00eb. Gjith\u00eb rrug\u00ebn e kishte b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Kur erdhi n\u00eb sht\u00ebpi, l\u00ebshoi t\u00eb bij\u00ebn n\u00eb duart e t\u00eb vjehrrit dhe vet\u00eb u p\u00ebrplas p\u00ebrtok\u00eb si e vdekur. T\u00eb nes\u00ebrmen, e varros\u00ebn n\u00eb nj\u00eb cop\u00eb l\u00ebndin\u00eb, n\u00eb t\u00eb hyr\u00eb t\u00eb sektorit. Ishte varri i par\u00eb n\u00eb at\u00eb varrez\u00eb t\u00eb re, t\u00eb cilit mbas nj\u00eb jave, iu shtua edhe varri i gjyshes.<\/p>\n<p>Mbas pes\u00eb vjet\u00ebsh, familjen Cani e trasferuan n\u00eb kooperativ\u00ebn malore t\u00eb Kryekuqit. Tani ajo ishte reduktuar. N\u00ebn\u00eb Timja kishte ngelur vet\u00ebm me dy djemt\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00ebn\u00eb Ismiani vet\u00ebm me kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e vegj\u00ebl dhe vjehrrin. Dy vajzat e m\u00ebdha ishin martuar me bashk\u00ebvuajt\u00ebs t\u00eb tyre, nj\u00ebra n\u00eb Plug t\u00eb Lushnjes e tjetra n\u00eb \u201c\u00c7lirim\u201d t\u00eb Fierit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa larg atdheut, dy t\u00eb arratisurit, Lutfiu dhe Emini, kryefamiljar\u00ebt e Can\u00ebve ishin degdisur, nj\u00ebri n\u00eb Kanada e tjetri n\u00eb Australi. N\u00eb vitin 1963, familjen e Lutfiut e transferuan n\u00eb sektorin Grabjan t\u00eb Lushnjes, nd\u00ebrsa familja e n\u00ebn\u00eb Times, me garancin\u00eb e t\u00eb v\u00ebllait komunist q\u00eb mori p\u00ebrsip\u00ebr gjith\u00eb pasojat e mundshme, u kthye n\u00eb Bilisht dhe filloi jet\u00ebn normale, por gjithmon\u00eb n\u00ebn mbikqyrjen e Deg\u00ebs. Mbas lirimit nga internimi, familja e Lutfiut, deri n\u00eb vitin 1983, jetoi n\u00eb Grabjan, me q\u00ebndrim t\u00eb detyruesh\u00ebm, por q\u00eb ishte e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur pa kufizime. Djali i madh i Lutfiut, Engj\u00eblli, edhe pse ishte martuar me nj\u00eb vajz\u00eb nga ajo krahin\u00eb, edhe pse e lidhte dashuria me vendlindjen dhe djemt\u00eb e xhaxhait, e b\u00ebnte shpesh rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Bilisht. Gjat\u00eb k\u00ebtyre vizitave, planifikuan s\u00eb bashku me Idealin, djalin e Eminit, xhaxhait t\u00eb tij, arratisjen familjarisht q\u00eb e realizuan n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1983, nj\u00eb arratisje q\u00eb b\u00ebri shum\u00eb buj\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb e q\u00eb e vuri \u201csigurimin e pathyesh\u00ebm shqiptar\u201d n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Kalimi i kufirit i dy familjeve me 10 vet\u00eb, m\u00eb e vogla e t\u00eb cil\u00ebve ishte vet\u00ebm 6-muajshe, duke kap\u00ebrcyer me nj\u00eb pal\u00eb shkall\u00eb prej druri plepi klonin e elektrizuar, ishte nj\u00eb humbje e madhe p\u00ebr \u201cmitin e pathyeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kufijve t\u00eb atdheut\u201d q\u00eb trumbetohej me aq forc\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. P\u00ebrcjellja e ndodhis\u00eb nga televizionet e shtetit grek, intervistat me t\u00eb arratisurit edhe nga shum\u00eb televizione nd\u00ebrkomb\u00ebtare e t\u00ebrboi sigurimin shqiptar dhe udh\u00ebheqjen e shtetit. U mor\u00ebn masa nga m\u00eb drastiket, p\u00ebr pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb ngelur dhe p\u00ebr gjith\u00eb familjet e farefisnis\u00eb dhe krushqis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Me ardhjen e demokracis\u00eb, pjesa e ngelur e familjes Cani u zhvendos p\u00ebr n\u00eb Kanada e Australi. Mbas tridhjet\u00eb e pes\u00eb vjet ndarjeje, v\u00ebllez\u00ebrit Cani u bashkuan me grat\u00eb dhe me gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e tyre. T\u00eb moshuar, t\u00eb lodhur nga jeta e t\u00eb rraskapitur nga malli, arrit\u00ebn q\u00eb t\u00eb g\u00ebzojn\u00eb disa dit\u00eb t\u00eb bardha n\u00eb gjirin e familjes s\u00eb tyre. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb sistemuar, kan\u00eb nd\u00ebrtuar mir\u00ebqenien e tyre dhe her\u00eb pas here malli p\u00ebr vendlindjen e pak t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb iu kan\u00eb ngelur n\u00eb Shqip\u00ebri, i sjell n\u00eb atdhe. N\u00eb udh\u00ebtimin e par\u00eb t\u00eb kthimit n\u00eb Shqip\u00ebri, shkuan n\u00eb Gjaz\u00eb t\u00eb Lushnjes, p\u00ebr t\u00eb gjetur varret q\u00eb kishin l\u00ebn\u00eb aty. U kthyen zem\u00ebrthyer. N\u00eb vend t\u00eb l\u00ebndin\u00ebz\u00ebs s\u00eb planifikuar p\u00ebr varrez\u00eb, gjet\u00ebn nj\u00eb parcel\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb me luledielli, ku s\u2019kishte ngeluar asnj\u00eb gjurm\u00eb e varreve t\u00eb t\u00eb dashurve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Vite m\u00eb von\u00eb, gj\u00eb q\u00eb u b\u00eb dhe shkak i k\u00ebtyre rreshtave, ishte vizita e Engj\u00ebllit, q\u00eb kishte marr\u00eb me vete edhe familjen e vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl me t\u00eb shoqin dhe f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt kishin shprehur d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u2019u njohur me vendlindjen e prind\u00ebrve. Kishin vizituar Bilishtin dhe prej aty, kishin dal\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Kapshtic\u00ebs, n\u00eb tok\u00ebn greke. Kishin udh\u00ebtuar drejt fshatit kufitar, n\u00eb vendin ku kishin kaluar kufirin dhe kishin pir\u00eb nj\u00eb kafe te bujtina mikprit\u00ebse e vitit t\u00eb larg\u00ebt 1983, atje ku fqinj\u00ebt grek\u00eb i kishin pritur dhe ndihmuar. Dh\u00ebndri i Engj\u00ebllit, jo shqiptar, kur kishte par\u00eb vendin se ku kishte kaluar kufirin vjehrri i tij, peripecit\u00eb dhe udh\u00ebtimin \u201cme qefin n\u00eb kok\u00eb t\u00eb familjes\u201d dhe s\u00eb shoqes q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte vet\u00ebm gjasht\u00eb muajshe, ngeli i mahnitur nga kjo sakrific\u00eb e sidomos nga guximi dhe heroizmi i vjehrr\u00ebs, q\u00eb i ishte futur nj\u00eb aventure me rrezik jete. I emocionuar, kishte k\u00ebputur nj\u00eb lule tr\u00ebndafili t\u00eb eg\u00ebr q\u00eb kishte gjetur aty, ia kishte dhuruar asaj dhe me veneracion i ishte drejtuar:<\/p>\n<p>\u2013 T\u00eb fal\u00ebnderoj, zonj\u00eb e nderuar, q\u00eb me sakrific\u00ebn, kurajon dhe guximin e pashoq, more nj\u00eb iniciativ\u00eb t\u00eb till\u00eb, e cila b\u00ebri t\u00eb mundur q\u00eb un\u00eb t\u00eb jem bashk\u00ebshorti i nj\u00eb vajze t\u00eb mrekullueshme dhe dh\u00ebndrri i nj\u00eb vjehrre q\u00eb me men\u00e7urin\u00eb e sakrific\u00ebn e saj, mund\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb fat n\u00eb jet\u00ebn time!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ngjan si legjend\u00eb, por \u00ebsht\u00eb ndodhi e diktatur\u00ebs. Pasi merr me vones\u00eb lejen, Af\u00ebrdita 4 vje\u00e7e mb\u00ebrrin n\u00eb spital n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe pas pak dit\u00ebsh, nd\u00ebrron jet\u00eb. N\u00ebna e saj p\u00ebrshkon e vetme, me t\u00eb bij\u00ebn pa jet\u00eb n\u00eb krah\u00eb, rrug\u00ebn nga spitali n\u00eb fshatin e internimit. Musa \u00c7apani sjell p\u00ebr kujto.al historin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":100981,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235,201],"tags":[],"class_list":{"0":"post-100980","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi","11":"category-zbardhi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100980","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=100980"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/100980\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/100981"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=100980"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=100980"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=100980"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}