{"id":101016,"date":"2019-08-08T16:20:37","date_gmt":"2019-08-08T14:20:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=101016"},"modified":"2019-08-08T16:20:37","modified_gmt":"2019-08-08T14:20:37","slug":"meta-kthen-ne-kuvend-koncesionin-per-ndertimin-e-milot-balldren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/meta-kthen-ne-kuvend-koncesionin-per-ndertimin-e-milot-balldren\/","title":{"rendered":"Meta kthen n\u00eb Kuvend koncesionin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e &#8220;Milot-Balldren&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Iliri Meta vijon \u201cluft\u00ebn\u201d e dekreteve me qeverin\u00eb. Pas kthimit t\u00eb dekreteve p\u00ebr Kodin Penal dhe p\u00ebr PPP dhe Koncesionet,\u00a0 Kreu i Shtetit ka kthyer s\u00ebrish sot nj\u00eb ligj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe q\u00eb lidhet me koncesionin Milot-Balldren, duke argumentuar se cenon interesin e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPresidenti Meta ka dekretuar kthimin p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend t\u00eb ligjit nr. 52\/2019 \u201cP\u00ebr miratimin e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit\/PPP nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si autoriteti kontraktor, shoq\u00ebris\u00eb \u201cANK\u201d, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cBardh konstruksion\u201d, sh.p.k., si shoq\u00ebria koncesionare, p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e segmentit rrugor Milot\u2013Balldren<\/p>\n<p>Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs b\u00ebn me dije se, Presidenti i Republik\u00ebs, Sh.T.Z. Ilir Meta, n\u00eb ushtrim t\u00eb kompetencave t\u00eb Tij, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb neneve 85, pika 1 dhe 93, t\u00eb Kushtetut\u00ebs, me Dekretin nr. 11255, dat\u00eb\u00a0 08.08.2019, ka vendosur kthimin p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb Kuvend t\u00eb ligjit nr. 52\/2019 \u201cP\u00ebr miratimin e kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit\/PPP nd\u00ebrmjet Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si autoriteti kontraktor, shoq\u00ebris\u00eb \u201cANK\u201d, sh.p.k., si koncesionari, dhe shoq\u00ebris\u00eb \u201cBardh konstruksion\u201d, sh.p.k., si shoq\u00ebria koncesionare, p\u00ebr projektimin, nd\u00ebrtimin dhe mir\u00ebmbajtjen e segmentit rrugor Milot\u2013Balldren\u201d me q\u00ebllim rishikimin sipas arsyetimit bashk\u00eblidhur k\u00ebtij dekreti\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ligjit nr. 52\/2019, Presidenti i Republik\u00ebs konstatoi se:<\/p>\n<p>Ligji nr. 52\/2019 dhe Kontrata Koncesionare bashk\u00eblidhur jan\u00eb propozuar, hartuar, n\u00ebnshkruar dhe miratuar n\u00eb kund\u00ebrshtim me parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs;<\/p>\n<p>Ky ligj miraton nj\u00eb Kontrat\u00eb Koncesionare ku vullneti i Qeveris\u00eb Shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces \u00ebsht\u00eb formuar n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb hapur me interesin publik dhe n\u00eb shkelje t\u00eb parimit t\u00eb konkurenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit;<\/p>\n<p>Kontrata e lidhur mes autoritetit kontraktor dhe operatorit ekonomik, \u00ebsht\u00eb formalizuar p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb procesi aspak transparent ndaj publikut dhe pa nj\u00eb baz\u00eb ligjore p\u00ebr negocimin e \u00e7mimit t\u00eb saj;<\/p>\n<p>Mungesa e nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb qart\u00eb ekonomik, krijon rrezik p\u00ebr cenim t\u00eb financave t\u00eb shtetit;<\/p>\n<p>Nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb studim fizibilteti t\u00eb plot\u00eb dhe objektiv t\u00eb hartuar dhe t\u00eb miratuar nga institucionet shtet\u00ebrore p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb ngarkuara me ligj me k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb;<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb miratimi i k\u00ebtij projekti nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb, konform k\u00ebrkesave t\u00eb aktit q\u00eb rregullon k\u00ebt\u00eb proces;<\/p>\n<p>Rriskon seriozisht buxhetin e shtetit, pasi nuk ka nj\u00eb p\u00ebrllogaritje t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb efekteve t\u00eb saj n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit;<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i miratimit me ligj t\u00eb k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm mbulimi i paligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare, me q\u00ebllim mos evidentimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe mbulimin e \u00e7do paligjshm\u00ebrie n\u00ebp\u00ebrmjet ligjit.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs, gjen me vend t\u00eb evidentoj\u00eb se institucionet financiare nd\u00ebrkomb\u00ebtare, kan\u00eb k\u00ebrkuar nga qeveria shqiptare n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksplicite eliminimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb menj\u00ebhershme t\u00eb ofertave t\u00eb pak\u00ebrkuara, si oferta me nj\u00eb kosto t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb ekonomin\u00eb e vendit. N\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto k\u00ebrkesa t\u00eb institucioneve financiare K\u00ebshilli i Ministrave ka n\u00ebnshkruar dhe Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb ka miratuar, k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb koncesionare q\u00eb pretendohet t\u00eb miratohet me ligjin nr. 52\/2019 n\u00eb kushte kaq t\u00eb r\u00ebnda paligjshm\u00ebrie dhe n\u00eb d\u00ebm t\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb relacionin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave nuk arsyetohet se n\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb miratimi i projektit nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Financave (n\u00eb faz\u00ebn fillestare apo p\u00ebrfundimtare) dhe cili ishte akti miratues p\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt. P\u00ebr nj\u00eb shqyrtim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes Institucioni i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb i k\u00ebrkoi informacion Kuvendit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, si edhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave, p\u00ebr tu sqaruar n\u00eb lidhjen me realizimin e k\u00ebtij projekti koncesionar.<\/p>\n<p>K\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb Institucionit t\u00eb Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs, i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur m\u00ebnjeher\u00eb vet\u00ebm Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk rezulton e administruar apo e d\u00ebrguar ndonj\u00eb akt q\u00eb Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Financave t\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr miratimin financiar t\u00eb k\u00ebtij projekti. Sipas relacionit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave q\u00eb shoq\u00ebron projektligjin e dh\u00ebnies me koncesion\/PPP p\u00ebr segmentin rrugor \u201cMilot\u2013Balldren\u201d rezulton e relatuar se ky projekt i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr miratim edhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave dhe Ekonomis\u00eb q\u00eb e ka miratuar si projekt. Projekti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb programin buxhetor afatmes\u00ebm. Ky fakt nuk qart\u00ebsohet plot\u00ebsisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion, se n\u00eb \u00e7far\u00eb faze \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb miratimi i projektit nga Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Financave dhe cili ishte akti miratues.<\/p>\n<p>N\u00eb Raportin e Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb dhe Financave t\u00eb dat\u00ebs 18.06.2019, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrmendur ndonj\u00eb miratim i dh\u00ebn\u00eb nga Minsitria e Ekonomis\u00eb dhe Financave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb raport t\u00eb komisionit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje citohet vet\u00ebm se, Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Financave duhet t\u00eb ndjek\u00eb vazhdimisht koston e k\u00ebtij projekti p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatimin e treguesve t\u00eb parashikuar n\u00eb kontrat\u00eb dhe n\u00eb ligjin e buxhetit, duke ndikuar n\u00eb vijimin e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb financave publike.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb moment procedurial fillestar shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb p\u00ebrkon me marrjen e nj\u00eb vendimi miratues nga autoriteti kompetent q\u00eb kujdeset p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e planifikimit dhe zbatimit t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb projektit koncesionar, me impakt t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb financiar, nuk rezulton t\u00eb jet\u00eb paraqitur ndonj\u00eb informacion shoq\u00ebruar me dokumente mb\u00ebshtet\u00ebse provuese, sipas parashikimeve t\u00eb vet aktit q\u00eb rregullon procesin e dh\u00ebnies me koncesion t\u00eb veprave publike t\u00eb k\u00ebsaj natyre. (VKM nr. 634 dat\u00eb 01.10.2014).<\/p>\n<p>Mungesa e miratimit t\u00eb projektit nga Ministria e Financave dhe Ekonomis\u00eb dhe e informacionit mbi t\u00eb, cenon r\u00ebnd\u00eb t\u00eb gjith\u00eb procesin dhe p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb ndjekur qoft\u00eb nga Autoriteti Kontraktues, Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, Ministria e Ekonomis\u00eb dhe Financave, K\u00ebshilli i Ministrave, duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces edhe Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb shkelje e r\u00ebnd\u00eb e procedur\u00ebs dhe ngarkon me p\u00ebrgjegj\u00ebsi jo vet\u00ebm autoritetin kontraktor, por gjith\u00eb zinxhirin vendimarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb prej specialistit m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb tek Autoriteti Rrugor Shqiptar, Autoriteti Kontraktor deri tek vendimarrja e K\u00ebshillit t\u00eb Ministarve, q\u00eb kan\u00eb toleruar q\u00eb t\u00eb nis\u00eb dhe t\u00eb zbatohet nj\u00eb procedur\u00eb koncesionare, pa miratimin paraprak apo p\u00ebrfundimtar t\u00eb shprehur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe shteruese t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Financave\u00a0 dhe Ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar shqyrtimit t\u00eb dokumentave t\u00eb procedur\u00ebs s\u00eb konkurimi rezulton se vlera e parashikuar e projektit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimit t\u00eb fizibilitetit \u00ebsht\u00eb 161,500,000 Euro pa TVSH, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vlera e ofert\u00ebs s\u00eb propozuar nga oferuesi i shpallur fitues ka qen\u00eb 217,318,500 plus TVSH;<\/p>\n<p>N\u00eb Relacionin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave parashikohet se: Oferta totale fillestare ekonomike e shoq\u00ebris\u00eb ishte 217,318,500 euro plus TVSH, shoq\u00ebria \u201cANK\u201d, sh.p.k., ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr vler\u00ebn e 213,665,040 euro plus TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb V.K.M nr.634, dat\u00eb 01.10.2014 dhe referuar dokumenteve standarde t\u00eb konkurimit, t\u00eb publikuara n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb Prokurimeve Publike, rezulton se nuk ka asnj\u00eb parashikim ligjor, ku t\u00eb citohet rregulli se lejohet negocimi i ofert\u00ebs s\u00eb paraqitur nga ana e operator\u00ebve ekonomik\u00eb konkurrues.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e rregullave t\u00eb konkurimit n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, dhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb haptazi e kundraligjshme p\u00ebr t\u00eb operuar n\u00eb nj\u00eb sistem jasht\u00eb kuadrit ligjor rregullator, duke negociuar me kompanin\u00eb propozuese, \u00e7mimin apo terma t\u00eb tjer\u00eb material q\u00eb sipas rregullit jan\u00eb pa negociueshme.<\/p>\n<p>Nga ana e Autoritetit Kontraktues, nuk \u00ebsht\u00eb respektuar baza ligjore lidhur veprimtarin\u00eb e kryer p\u00ebr negociimin e termave material t\u00eb kontrat\u00ebs s\u00eb koncesionit, duke shkelur parimin e siguris\u00eb juridike dhe interesin publik n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb flagrante. Negociimi i kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebrfshir\u00eb ofert\u00ebn e propozuesve apo modelin financiar, pa patur nj\u00eb parashikim t\u00eb qart\u00eb n\u00eb dokumentat standard t\u00eb gar\u00ebs, madje n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me vet\u00eb parashikimin se oferta nuk mund t\u00eb modifikohet, dhe nga ana tjet\u00ebr pa patur nj\u00eb baz\u00eb ligjore specifike p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb proces, cenon r\u00ebnd\u00eb sigurin\u00eb juridike, cenon r\u00ebnd\u00eb parimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, duke shkelur nenin 4 pika 1 t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ku parashikohet se e drejta p\u00ebrb\u00ebn baz\u00ebn dhe kufijt\u00eb e veprimtaris\u00eb s\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>Duke vepruar n\u00eb nj\u00eb terren t\u00eb till\u00eb, pa ligj dhe pa rregulla, Autoriteti Kontraktor dhe m\u00eb pas K\u00ebshilli i Ministrave, i kan\u00eb ofruar Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr miratim me ligj nj\u00eb Kontrat\u00eb Koncesionare\/PPP, e cila \u00ebsht\u00eb formuar n\u00ebn nj\u00eb vullnet t\u00eb shtremb\u00ebruar, subjektiv dhe t\u00eb pakontrolluar n\u00eb t\u00eb gjitha dimensionet e tij, ekonomike, financiare, etj.<\/p>\n<p>K\u00ebtu nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit dhe rregullave t\u00eb konkurimit, por anashkalim haptazi i \u00e7do norme ligjore n\u00eb fuqi me q\u00ebllim n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb kontrate koncesionare, p\u00ebrtej rregullave dhe ligjit, duke synuar q\u00eb \u00e7do paligjshm\u00ebri t\u00eb amnistohet nga Kuvendi, me miratimin e k\u00ebsaj kontrate me nj\u00eb akt ligjor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ajo, n\u00eb \u00e7do koh\u00eb t\u00eb quhet e ligjshme dhe t\u00eb jet\u00eb e pakontrollueshme dhe askush t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet p\u00ebr shkeljet e kryera n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>Kjo bindje krijohet edhe p\u00ebr faktin se K\u00ebshilli i Ministrave m\u00eb dat\u00eb 27.03.2019, pra n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb me n\u00ebnshkrimin e Kontrat\u00ebs Koncesionare\/PPP, me propozimin e Ministrit t\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb ka miratuar VKM nr. 174, dat\u00eb 27.03.2019 \u201cP\u00ebr nj\u00eb ndryshim n\u00eb VKM nr.634, dat\u00eb 01.10.2014, n\u00ebp\u00ebrmj\u00ebt t\u00eb cilit ka ndryshuar pik\u00ebn 5, t\u00eb nenit 34 t\u00eb k\u00ebsaj VKM-je me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje:<\/p>\n<p>\u201c5.Kontrata e koncesionit\/PPP do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi pas miratimit me ligj nga Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb.\u201d. Pra duket qart\u00eb se K\u00ebshilli i Ministrave p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mbrojtje k\u00ebtij procesi t\u00eb paligjsh\u00ebm, dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur \u00e7do p\u00ebrgjegj\u00ebsi miratuese t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebrve\u00e7 se ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb Kontrat\u00eb Koncesionare\/PPP n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb 27.03.2019, ka miratuar nj\u00eb rregull t\u00eb ri, p\u00ebr t\u2019ia kaluar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb Kuvendit, me q\u00ebllim amnistimin e gjith\u00eb procesit t\u00eb zhvilluar n\u00eb paligjshm\u00ebri t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Referuar relacionit shoq\u00ebrues t\u00eb ligjit nr. 52\/2019, rezulton se vlera totale q\u00eb shteti shqiptar duhet t\u00eb paguaj\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb k\u00ebsaj kontrate \u00ebsht\u00eb 213,665,040 euro plus TVSH. Nd\u00ebrkoh\u00eb, referuar dokumenteve standarde t\u00eb publikuara n\u00eb sistemin elektronik t\u00eb Prokurimeve Publike rezulton se: vlera e parashikuar e projektit n\u00eb baz\u00eb t\u00eb studimit t\u00eb fizibilitetit \u00ebsht\u00eb: 161,500,000 Euro.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs i ka drejtuar nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku nd\u00ebr t\u00eb tjera ka k\u00ebrkuar informacion n\u00ebse Autoriteti Kontraktor ka kryer nj\u00eb studim krahasimor nga ku t\u00eb ket\u00eb rezultuar si ekonomikisht m\u00eb e favorshme dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs me kon\u00e7esion n\u00eb raport me prokurimin publik.<\/p>\n<p>N\u00eb nenin 13 pika 4 g\u00ebrma \u201c\u00e7\u201d t\u00eb\u00a0 VKM nr.634, dat\u00eb 01.10.2014, parashikohet se Projekti trajtohet si produkt i autoritetit kontraktor dhe rezultatet e studimit t\u00eb fizibilitetit duhet t\u00eb tregojn\u00eb se dh\u00ebnia e kontrat\u00ebs me koncesion\/PPP \u00ebsht\u00eb ekonomikisht m\u00eb e favorshme se dh\u00ebnia e saj me prokurim publik\u201d:<\/p>\n<p>Autoriteti Kontraktor nuk i ka kthyer p\u00ebrgjigje Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb shqyrtimit t\u00eb ligjit nr. 52\/2019, \u00e7ka provon bindjen se nuk ka nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb till\u00eb t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga autoriteti kontraktor dhe qeveria shqiptare. Referuar edhe raportit t\u00eb Komisionit t\u00eb Ekonomis\u00eb t\u00eb dat\u00ebs 18.06.2019, rezulton se ky moment procedurial kaq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm e thelb\u00ebsor p\u00ebr vijimin e procedurave t\u00eb konkurimit nuk \u00ebsht\u00eb prekur as formalisht dhe as materialisht nga komisioni, por ai \u00ebsht\u00eb mjaftuar vet\u00ebm me citimin e nj\u00eb paragrafi duke p\u00ebrmendur se \u00e7mimet e referuara n\u00eb kontrat\u00eb jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me \u00e7mimet e manualeve q\u00eb p\u00ebrdor Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Bazuar n\u00eb sa m\u00eb sip\u00ebr, Presidenti i Republik\u00ebs vler\u00ebson se rezultati i k\u00ebtij krahasimi ekonomik \u00ebsht\u00eb thelb\u00ebsor n\u00eb vijimin e procedurave t\u00eb dh\u00ebnies me Koncesion dhe mos kryerja e tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Presidenti i Republik\u00ebs, nisur nga situata e parashtruar m\u00eb sip\u00ebr, shpreh hapur rezervat e tij lidhur me vler\u00ebn e publikuar t\u00eb projektit, pasi nga autoriteti kontraktor do t\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb publikonte vler\u00ebn e plot\u00eb e tij, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7do konkurent tjet\u00ebr t\u00eb kishte mund\u00ebsi t\u00eb njihej me t\u00eb dhe t\u00eb kishte mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb ofert\u00eb objektive, si dhe institucionet shtet\u00ebrore t\u00eb vler\u00ebsonin plot\u00ebsisht implikimin financiar t\u00eb k\u00ebtij projekti koncesionar n\u00eb Buxhetin e Shtetit.<\/p>\n<p>Me form\u00ebn dhe procedur\u00ebn e ndjekur Autoriteti Kontraktor n\u00ebp\u00ebrmjet informacionit t\u00eb publikuar, ka krijuar nj\u00eb percetim t\u00eb rrem\u00eb dhe t\u00eb shtremb\u00ebruar p\u00ebr publikun apo p\u00ebr konkurent\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb huaj apo vendas mbi vler\u00ebn e projektit, t\u00eb cil\u00ebt pasi jan\u00eb njohur me vler\u00ebn fillestare 161,500,000 Euro kan\u00eb hezituar p\u00ebr t\u00eb konkuruar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, kompania q\u00eb ka paraqitur propozimin e pak\u00ebrkuar t\u00eb k\u00ebtij projekti i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb e drejta m\u00eb pas q\u00eb t\u00eb negocioj\u00eb pik\u00ebrisht \u00e7mimin, duke e rritur ndjesh\u00ebm at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhduar!!<\/p>\n<p>Kjo veprimtari e Autoritetit Kontraktor, krijon nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb cenimit t\u00eb parimit kushtetues t\u00eb konkurenc\u00ebs s\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb ndershme dhe t\u00eb barazis\u00eb p\u00ebrpara ligjit, me pasoj\u00eb diktimin e kompanis\u00eb fituese dhe cenim t\u00eb interesit publik dhe financave publike.<\/p>\n<p><strong>Presidenti i Republik\u00ebs konstaton se:<\/strong><\/p>\n<p>Projekti aktual nuk p\u00ebrputhet me prioritetet dhe objektivat e \u201cStrategjis\u00eb Sektoriale t\u00eb Transportit dhe Planit t\u00eb Veprimit 2016 -2020\u201d. Qartazi, \u00ebsht\u00eb shkelur parimi i efi\u00e7enc\u00ebs financiare dhe buxhetore p\u00ebr investimet publike.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm m\u00eb dat\u00eb 17 prill 2019, \u00ebsht\u00eb miratuar gjurma definitive e korridorit Adriatiko-Jonian nga ARRSH. Pra gjurma e korridorit Adriatiko-Jonian \u00ebsht\u00eb miratuar rreth 1 vit pas hapjes s\u00eb tenderit t\u00eb Milot-Balldren, e cila pretendohet t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb integrale e k\u00ebtij korridori sipas edhe relacionit shoq\u00ebrues t\u00eb ligjin p\u00ebrkat\u00ebs t\u00eb miratuar n\u00eb Parlament.<\/p>\n<p>Sipas legjislacionit n\u00eb fuqi dhe praktik\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr projektet PPP n\u00eb infrastruktur\u00eb, k\u00ebrkohet q\u00eb oferta financiare e kompanis\u00eb \u201cANK\u201d sh.p.k. duhet t\u00eb ishte p\u00ebrfundimtare duke p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb total t\u00eb gjitha kostot, interesat p\u00ebr kredit\u00eb dhe norm\u00ebn e fitimin t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Sipas propozimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 rishikuar\u00a0 financiar,\u00a0 dhe deklarat\u00ebs\u00a0 t\u00eb\u00a0 dat\u00ebs\u00a0 19.03.2019, norma\u00a0 e\u00a0 interesit\u00a0 e\u00a0 llogaritur\u00a0 p\u00ebr t\u00eb gjitha\u00a0 burimet\u00a0 e\u00a0 financimit\u00a0 t\u00eb\u00a0 p\u00ebrcaktuara\u00a0 m\u00eb\u00a0 sip\u00ebr \u00ebsht\u00eb 5%\u201d. Nga ky p\u00ebrcaktim, qartazi kuptohet se norma e interesit e llogaritur p\u00ebr kredit\u00eb, p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb \u201cANK\u201d sh.p.k. (5%) \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se borxhi q\u00eb mund t\u00eb merrte vet\u00eb qeveria (referenc\u00eb\u2026bonot e thesarit me t\u00eb nj\u00ebjtin maturitet arrijn\u00eb n\u00eb m\u00eb pak se 2%). Pra, s\u00ebrish kemi inefi\u00e7enc\u00eb apo keqp\u00ebrdorim t\u00eb fondeve publike dhe buxhetore p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs s\u00eb favorshme q\u00eb ka qeveria n\u00eb raport me partnerin privat (shoq\u00ebria \u201cANK\u201d sh.p.k.), p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vler\u00eb borxhi.<\/p>\n<p>Projektligji p\u00ebr miratimin e k\u00ebsaj kontrate koncesionare nuk \u00ebsht\u00eb shqyrtuar as nga Komisioni i \u00c7\u00ebshtjeve Ligjore, Administrat\u00ebs Publike dhe t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeritut dhe as nga Komisioni i Veprimtarive Prodhuese n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe shqyrtimi n\u00eb Komisionin e Ekonomis\u00eb dhe Financave duket se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrcipt\u00eb dhe aspak objektiv. Gjithashtu n\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb kushteve aktuale ekonomike, situat\u00ebs n\u00eb vend lidhur me projektet e partneritetit publik privat dhe interesin publik t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, si dhe n\u00eb konsultim t\u00eb raporteve t\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb raportit nr.19\/29 t\u00eb FMN-s\u00eb, t\u00eb muajit janar 2019, i cili, ka theksuar se vendi yn\u00eb n\u00eb kushtet e rritjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Partneritetit Publik Privat (PPP) ka rritur p\u00ebr rrjedhoj\u00eb dhe rreziqet fiskale duke orientuar qeverin\u00eb n\u00eb vendimmarrjen e hapave konkrete me q\u00ebllim kontrollimin e tyre, Presidenti i Republik\u00ebs ka arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se, ligji nr. 52\/2019, i p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr dekretim i duhet kthyer Kuvendit me q\u00ebllim rishikimin e k\u00ebtij ligji dhe kontrat\u00ebs koncesionare n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi.<\/p>\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb sa u parashtrua m\u00eb sip\u00ebr, me q\u00ebllim rishqyrimin e k\u00ebtij ligji n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet kushtetuese dhe kuadrin ligjor n\u00eb fuqi, Presidenti i Republik\u00ebs ka vendosur kthimin p\u00ebr rishqyrtim t\u00eb ligjit nr. 52\/2019 me q\u00ebllim rishikimin t\u00ebr\u00ebsor t\u00eb k\u00ebtij ligji dhe kontrat\u00ebs koncesionare.<\/p>\n<p>Presidenti i Republik\u00ebs i sugjeron Kuvendit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb, rishqyrtimi i ligjit nr. 52\/2019 dhe kontrat\u00ebs koncesionare p\u00ebr segmentin rrugor Milot\u2013Balldren t\u00eb b\u00ebhet pas hyrjes n\u00eb fuqi t\u00eb kufizimeve t\u00eb vendosura nga Kuvendi, n\u00eb ligjin nr. 125\/2013 \u2018P\u00ebr koncensionet dhe partneritetin publik privat\u2019, t\u00eb ndryshuar\u201d q\u00eb sipas vullnetit t\u00eb Kuvendit, do t\u00eb duhet t\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb dat\u00eb 1 tetor 2019.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Republik\u00ebs, Iliri Meta vijon \u201cluft\u00ebn\u201d e dekreteve me qeverin\u00eb. Pas kthimit t\u00eb dekreteve p\u00ebr Kodin Penal dhe p\u00ebr PPP dhe Koncesionet,\u00a0 Kreu i Shtetit ka kthyer s\u00ebrish sot nj\u00eb ligj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe q\u00eb lidhet me koncesionin Milot-Balldren, duke argumentuar se cenon interesin e qytetar\u00ebve. \u201cPresidenti Meta ka dekretuar kthimin p\u00ebr rishqyrtim n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":94851,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[198,241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-101016","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-360-grade","8":"category-aktualitet","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101016","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101016"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101016\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/94851"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101016"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101016"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101016"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}