{"id":101528,"date":"2019-08-14T19:15:17","date_gmt":"2019-08-14T17:15:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=101528"},"modified":"2019-08-14T15:37:44","modified_gmt":"2019-08-14T13:37:44","slug":"metes-i-erdhi-rasti-ne-dore-fuga-reagon-per-pjetrin-sms-bashes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/metes-i-erdhi-rasti-ne-dore-fuga-reagon-per-pjetrin-sms-bashes\/","title":{"rendered":"\u201cMet\u00ebs i erdhi rasti n\u00eb dor\u00eb\u201d, Fuga reagon p\u00ebr Pjetrin, sms Bash\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka komentuar rastin e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valdrin Pjetri, i akuzuar nga opozita si i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Fuga thekson se problemi nuk lidhet me fatin personal t\u00eb Pjetrit, por me faktin se pse Partia Socialiste mes miliona shqiptar\u00ebve shkon e kandidon nj\u00eb person me rekorde kriminale, n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe nj\u00eb \u00e7ast politik mjaft delikat.<\/p>\n<p>M\u00eb tej, akademiku deklaron se problemi i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb se opozita ka nj\u00eb rast t\u00eb art\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00ebse zhvillohen zgjedhje t\u00eb reja, duhet t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb me patjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, problemi i tret\u00eb, sipas Fug\u00ebs, \u00ebsht\u00eb se Presidentit Ilir Meta i ka ardhur rasti n\u00eb dor\u00eb dhe nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dekret t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar s\u00ebrish zgjedhjet vendore.<\/p>\n<p><strong>Mesazhi i plot\u00eb i Fug\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p>Valdrini dhe Aristoteli<\/p>\n<p>Un\u00eb e mbaj veten shum\u00eb liberal kur flitet p\u00ebr jet\u00ebn e njeriut dhe fatin e tij individual.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje Valdrini n\u00eb Shkod\u00ebr, i zgjedhur si kandidat p\u00ebr kryetar bashkie atje nuk ka ndonj\u00eb faj.<\/p>\n<p>Sigurisht n\u00ebse del i implikuar n\u00eb trafiqe ilegale, ai e paska marr\u00eb d\u00ebnimin e tij. Eh, sigurisht nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb ta shkel\u00ebsh ligjin, aspak mir\u00eb. Por, ja q\u00eb ndodh, jeta \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlikuar. Gjithsesi n\u00eb k\u00ebto tre dekada jo pak shqiptar\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit u implikuan n\u00eb veprimtari fitimprur\u00ebse kriminale. U shp\u00ebrndan\u00eb t\u00eb braktisur si zogjt\u00eb e korbit nga foleja dhe ran\u00eb preh e gjithfar\u00ebsoj kurthesh e tundimesh!<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb fare puna k\u00ebtu dhe ne si qytetar\u00eb nuk kemi asnj\u00eb lidhje me fatin personal t\u00eb atij apo k\u00ebtij njeriu.<\/p>\n<p>Problemi vjen e b\u00ebhet interesant dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb tre rrafshe t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>I pari : Po mir\u00eb mo po kaq qimen e derrit paska pasur partia socialiste sa q\u00eb nga milona shqiptar\u00eb shkon e kandidon nj\u00eb person me rekorde jo t\u00eb p\u00ebrshtatshme (n\u00ebse v\u00ebrtetohet) p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb nj\u00eb qytet kaq t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr t\u00eb sikurse \u00ebsht\u00eb Shkodra, n\u00eb nj\u00eb \u00e7ast politik kaq delikat kur votimet ishin krejt jodemokratike?<\/p>\n<p>Se ligjet e statistik\u00ebs nuk e pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb. Duke u nisur edhe nga raste t\u00eb tjera ka dy mund\u00ebsi alternative m\u00eb t\u00eb besueshme: ose shkon gjen njer\u00ebz me t\u00eb tilla rekorde, ndoshta edhe pse me nj\u00eb t\u00eb kaluar t\u00eb kap\u00ebrcyer prej tyre vet\u00eb, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb shantazh ose pasur ata n\u00ebn kontroll; ose k\u00ebta njer\u00ebz duke qen\u00eb hiperaktiv\u00eb energjin\u00eb q\u00eb dikur e kishin n\u00eb nj\u00eb drejtim e \u00e7ojn\u00eb tashm\u00eb n\u00eb drejtimin politik.<\/p>\n<p>E drejta e tyre, por komuniteti nuk e ka askujt p\u00ebr borxh k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Por edhe kjo \u00e7\u00ebshtje k\u00ebtu p\u00ebr mua mund t\u00eb anashkalohet sepse \u00ebsht\u00eb e tipit social-psikologjik q\u00eb k\u00ebrkon investigime laboratorike. Mir\u00ebpo ka di\u00e7ka tjet\u00ebr shum\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb.<\/p>\n<p>Vijn\u00eb njer\u00ebz nga askundi dhe i imponohen n\u00eb majat e hierarkis\u00eb ministrore, bashkiake, parlamentare, politike, partiake dhe pastaj plas skandali sepse t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre nuk ua njeh njeri. Ky \u00ebsht\u00eb problemi. Sepse n\u00ebse komuniteti ose militant\u00ebt socialist\u00eb do t\u00eb ishin konsultuar seriozisht ky problem nuk do t\u00eb kishte dal\u00eb. Kandidatit do t\u2019i ishte th\u00ebn\u00eb : Faleminderit p\u00ebr gadishm\u00ebrin\u00eb tuaj por na duhet dikush tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Ose funksionon nj\u00eb sistem informacioni q\u00eb \u00ebsht\u00eb krejt i rrem\u00eb. Dhe dihet q\u00eb kur sistemi i informacionit nga posht\u00eb \u00ebsht\u00eb i \u00e7entralizuar, askush nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb dij\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb kushi!<\/p>\n<p>Historit\u00eb me platforma bashk\u00ebqeveris\u00ebse jan\u00eb shakara t\u00eb hidhura!<\/p>\n<p>Ka mbaruar karriera n\u00eb parti, karriera graduale, e besueshme, ku drejtuesit njihen me kujdes dhe n\u00eb holl\u00ebsi. Dhe m\u00eb vjen nd\u00ebrmend Aristoteli n\u00eb traktatet e tija politika kur argumenton se nj\u00eb rregjim demokratik k\u00ebrkon sh\u00ebrbimin nga qytetar\u00ebt, nga ata q\u00eb njeh, q\u00eb kan\u00eb lidhje sociale sepse populli mb\u00ebshtet vetveten, kurse n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb oligarkike ose tiranike n\u00eb pushtet k\u00ebrkohen sa m\u00eb shum\u00eb individ\u00eb q\u00eb ngrihen me sust\u00eb, vijn\u00eb nga jasht\u00eb, nga jasht\u00eb vendit ose komunitetit, sepse ata nuk duhet t\u00eb influencohen nga qytetar\u00ebt dhe as t\u00eb mos jen\u00eb n\u00eb lidhje sociale me ta.<\/p>\n<p>K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb problemi. Pushtetar\u00ebt lokal\u00eb nuk na p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ne qytetar\u00ebt sepse ata em\u00ebrohen nga larg dhe zgjidhen pik\u00ebrisht ata q\u00eb jan\u00eb sa m\u00eb larg nesh p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb influencuesh\u00ebm nga hierarkia e partis\u00eb dhe jo nga masa e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Problemi i dyt\u00eb: Opozita ka nj\u00eb rast t\u00eb art\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. T\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe t\u2019i fitoj\u00eb. Un\u00eb e kam mir\u00ebkuptuar n\u00eb strategjin\u00eb politike globale n\u00eb \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon, por n\u00ebse n\u00eb Shkod\u00ebr do t\u00eb kishte zgjedhje, atje \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb pa hezitim qoft\u00eb edhe me k\u00ebt\u00eb kod zgjedhor. P\u00ebrndryshe jam i bindur q\u00eb qytetar\u00ebt e Shkodr\u00ebs do t\u00eb fyeheshin. Mua k\u00ebtu m\u00eb intereson interesi qytetar n\u00eb k\u00ebt\u00eb konjuktur\u00eb dhe jo nj\u00eb politik\u00eb e ngurt\u00eb partiake.<\/p>\n<p>S\u00eb treti edhe Presidentit Meta i ka ardhur rasti n\u00eb dor\u00eb. Zgjedhje? Ai nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb dekret t\u00eb dyt\u00eb: Ja ku e keni dat\u00ebn do t\u00eb thot\u00eb ai, 13 tetorin.<\/p>\n<p>Dhe pas k\u00ebsaj nuk di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb na duhej m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Gjykata Kushtetuese dhe komisioni hetimor parlamentar q\u00eb m\u00eb kujton nj\u00eb gjyq inkuizicioni mesjetar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka komentuar rastin e kryebashkiakut t\u00eb ri t\u00eb Shkodr\u00ebs, Valdrin Pjetri, i akuzuar nga opozita si i d\u00ebnuar n\u00eb Itali p\u00ebr trafik droge. N\u00eb nj\u00eb mesazh t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u201cFacebook\u201d, Fuga thekson se problemi nuk lidhet me fatin personal t\u00eb Pjetrit, por me faktin se pse Partia Socialiste mes miliona [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":77355,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-101528","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101528","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101528"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101528\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/77355"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101528"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101528"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101528"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}