{"id":101896,"date":"2019-08-17T13:15:21","date_gmt":"2019-08-17T11:15:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=101896"},"modified":"2019-08-17T13:15:21","modified_gmt":"2019-08-17T11:15:21","slug":"punetore-nga-ballkani-ne-gjermani-geis-thone-60-mije-u-regjistruan-ne-janar-me-kualifikim-profesional","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/punetore-nga-ballkani-ne-gjermani-geis-thone-60-mije-u-regjistruan-ne-janar-me-kualifikim-profesional\/","title":{"rendered":"Pun\u00ebtor\u00eb nga Ballkani n\u00eb Gjermani, Geis-Th\u00f6ne: 60 mij\u00eb u regjistruan n\u00eb janar me kualifikim profesional"},"content":{"rendered":"<p>Rregulloja e Ballkanit Per\u00ebndimor ka sjell\u00eb qindra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb nga vendet e rajonit n\u00eb Gjermani. Por si i shikon ata ekonomia gjermane? Eksperti Wido Geis-Th\u00f6ne b\u00ebn nj\u00eb bilanc p\u00ebr Deutsche Wellen.<\/p>\n<p><strong>Deutsche Welle: Zoti Geis-Th\u00f6ne, tregu gjerman i pun\u00ebs nuk ia del dot pa fuqin\u00eb e huaj pun\u00ebtore: Rregullorja e Ballkanit e qeveris\u00eb gjermane ka sjell\u00eb vitet e fundit mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb nga Ballkani Per\u00ebndimor n\u00eb Gjermani, si do ta vler\u00ebsonit ecurin\u00eb e saj deri tani?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Rregullorja e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sukses i madh, deri von\u00eb n\u00eb vitin 2015 ne kishim nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh azilk\u00ebrkuesish n\u00eb Gjermani, qe nga ajo koh\u00eb kemi migrim t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, njer\u00ebz q\u00eb punojn\u00eb e q\u00eb japin nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb Gjermani n\u00eb sigurimin e fuqis\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb kualifikuar.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_c30cd1d4a3\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=373&amp;campaignid=48&amp;zoneid=182&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fsociale%2F274437%2Fpunetore-nga-ballkani-ne-gjermani-geis-thone-60-mije-u-regjistruan-ne-janar-me-kualifikim-profesional%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=c30cd1d4a3\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<div id=\"rekl-4\"><\/div>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thon\u00eb statistikat, cila kategori vjen t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb Gjermani, ata me m\u00eb pak kualifikim apo specialist\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Do t\u00eb thoja q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e pun\u00ebtor\u00ebve nga Ballkani Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm t\u00eb kualifikimit, pra kan\u00eb shkollim t\u00eb niveleve t\u00eb ndryshme nga vendi i tyre, q\u00eb n\u00eb Gjermani i p\u00ebrgjigjet shkolla profesionale, ky shkollim u mund\u00ebson atyre t\u00eb b\u00ebjn\u00eb k\u00ebtu pun\u00eb t\u00eb kualifikuara. Kemi edhe persona me kualifikim t\u00eb lart\u00eb nga vendet e Ballkanit, por m\u00eb pak se nga vendet e tjera.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb cil\u00ebt sektor\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb gjermane i gjen m\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt nga Ballkani?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Shum\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb sektorin e nd\u00ebrtimit, nj\u00eb num\u00ebr i madh punon edhe n\u00eb gastronomi, nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl punon n\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb tjera, si pastrimi, por edhe n\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka nj\u00eb num\u00ebr m\u00eb t\u00eb madh se pun\u00ebtor\u00eb nga vendet e tjera.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb i dallon pun\u00ebtor\u00ebt nga Ballkani Per\u00ebndimor nga ata q\u00eb vijn\u00eb nga vende t\u00eb tjera&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Specifike p\u00ebr ta \u00ebsht\u00eb se i gjen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtim, specifik\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb se, ata i gjen m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nivelin e mes\u00ebm t\u00eb kualifikimit, q\u00eb gj\u00eb i kemi m\u00eb pak nga vendet e tjera t\u00eb treta.<\/p>\n<p><strong>A ka shifra aktuale sa vet\u00eb nga Ballkani Per\u00ebndimor punojn\u00eb n\u00eb Gjermani?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: N\u00eb fillim t\u00eb ketij viti kemi t\u00eb regjistruar af\u00ebr 100.000 vet\u00eb q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb thjeshta, dhe af\u00ebrsisht 60.000 t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb kualifikuara, q\u00eb n\u00eb Gjermani kan\u00eb si kusht kualifikimin profesional, k\u00ebto jan\u00eb shifra nga t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit, p\u00ebrjashtuar Malin e Zi, q\u00eb nuk ka pasur statistika.<\/p>\n<p><strong>Si q\u00ebndron puna m\u00eb integrimin e tyre n\u00eb vendin e pun\u00ebs, sa punojn\u00eb me kontrata t\u00eb rregullta, apo t\u00eb pakufizuara?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Nuk mund t\u00eb them, se sa vet\u00eb kan\u00eb kontrata t\u00eb kufizuara apo t\u00eb pakufizuara, por mund t\u00eb themi, se jan\u00eb kontrata q\u00eb sigurojn\u00eb t\u00eb ardhura t\u00eb caktuara e q\u00eb japin nj\u00eb lloj sigurie, sepse ato jan\u00eb edhe kushti p\u00ebr dh\u00ebnien e lejes s\u00eb q\u00ebndrimit. Nuk duhet menduar, se jan\u00eb pun\u00eb, ku nuk siguron dot ekzistenc\u00ebn, por pun\u00eb t\u00eb rregullta.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb ndodh, kur ata humbasin kontrat\u00ebn e pun\u00ebs, ka edhe raste kur kalojn\u00eb n\u00eb ilegalitet, megjith\u00ebse shumica e atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb ilegalitet vijn\u00eb nga Bullgaria e Rumania, sipas dpa?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Pun\u00ebtor\u00ebt nga Bullgaria e Rumania mund t\u00eb vijn\u00eb shum\u00eb shum\u00eb m\u00eb leht\u00eb n\u00eb Gjermani n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BE, por n\u00ebse ndodh q\u00eb personat nga Ballkani Per\u00ebndimor e humbasin pun\u00ebn, dhe kan\u00eb ardhur k\u00ebtu p\u00ebrmes Rregullores s\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, at\u00ebher\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast ata humbasin edhe lejen e q\u00ebndrimit e duhet t\u00eb kthehen. Sa persona pastaj q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb zon\u00ebn gri apo t\u00eb zez\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u llogaritur.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb problemesh apo rreziqesh kan\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga Ballkani Per\u00ebndimor?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Probleme apo rreziqe shoh pak. Niveli i rrogave n\u00eb Gjermani \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb i lart\u00eb krahasuar me t\u00eb ardhurat n\u00eb gjasht\u00eb vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor, pra normalisht p\u00ebr ata ia vlen nga ana monetare, edhe n\u00ebse jan\u00eb n\u00eb Gjermani p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr. Gjermania ka ngushtica n\u00eb tregun e pun\u00ebs, n\u00eb moment tregu ofron n\u00eb Gjermani edhe perspektiva afatgjata, por edhe n\u00ebse kthehen ata marrim me vete p\u00ebrvoja q\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme n\u00eb vendlindje.<\/p>\n<p><strong>Largimi i fuqis\u00eb pun\u00ebtore \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr vet\u00eb k\u00ebto vende, ku do ta gjejn\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb rajon elektri\u00e7istin apo infermieren e larguar? \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: Partner p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Bashkimi Europian, dhe ai ka strategji p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor, kjo \u00ebsht\u00eb kuptuar nd\u00ebrkoh\u00eb. Sigurisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tem\u00eb tani, kur qeveria gjermane merr pun\u00ebtor\u00eb nga Ballkani n\u00eb vend. Duhet th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e duhur, q\u00eb t\u00eb hap\u00ebsh kufirin, ata mund t\u00eb vijn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb, por nj\u00eb rekrutim i organizuar i fuqis\u00eb pun\u00ebtore nga Ballkani, po t\u00eb kemi parasysh zhvillimin demografik n\u00eb k\u00ebto vende e v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb tregun e pun\u00ebs atje, nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb favor t\u00eb k\u00ebtyre vendeve.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb\u00a0mund t&#8217;i ndihmonte k\u00ebto vende nga largimi masiv i fuqis\u00eb\u00a0pun\u00ebtore?<\/strong><\/p>\n<p>Geis-Th\u00f6ne: N\u00eb fund t\u00eb fundit ajo q\u00eb mund t&#8217;i ndihmone k\u00ebto vende \u00ebsht\u00eb afrimi i ngadalt\u00eb me BE, k\u00ebshtu q\u00eb ato t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga tregu i brendsh\u00ebm i BE-s\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb von\u00eb edhe nga subvencionet rajonale, pra rruga n\u00eb BE mund t\u00eb ndihmoj\u00eb. P\u00ebr disa vende, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Bosnjen duhet t\u00eb sqarohen sidomos t\u00eb drejtat e pron\u00ebs, pra aty jan\u00eb ende shum\u00eb t\u00eb nevojshme kryerja e disa reformave t\u00eb thella.<\/p>\n<p><em><strong>Dr. Wido Geis-Th\u00f6ne \u00ebsht\u00eb ekonomist n\u00eb Institutin e Ekonomis\u00eb Gjermane me qend\u00ebr n\u00eb K\u00f6ln, IW, i specializuar p\u00ebr migracionin dhe refugjat\u00ebt.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rregulloja e Ballkanit Per\u00ebndimor ka sjell\u00eb qindra mij\u00ebra pun\u00ebtor\u00eb nga vendet e rajonit n\u00eb Gjermani. Por si i shikon ata ekonomia gjermane? Eksperti Wido Geis-Th\u00f6ne b\u00ebn nj\u00eb bilanc p\u00ebr Deutsche Wellen. Deutsche Welle: Zoti Geis-Th\u00f6ne, tregu gjerman i pun\u00ebs nuk ia del dot pa fuqin\u00eb e huaj pun\u00ebtore: Rregullorja e Ballkanit e qeveris\u00eb gjermane ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":101897,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-101896","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101896","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=101896"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/101896\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/101897"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=101896"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=101896"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=101896"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}