{"id":102869,"date":"2019-08-23T10:30:48","date_gmt":"2019-08-23T08:30:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=102869"},"modified":"2019-08-23T10:30:48","modified_gmt":"2019-08-23T08:30:48","slug":"verifikim-per-agim-kajkakun-voaedhe-valdrin-pjetri-mohoi-akuzat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/verifikim-per-agim-kajkakun-voaedhe-valdrin-pjetri-mohoi-akuzat\/","title":{"rendered":"Verifikim p\u00ebr Agim Kajkakun, VOA:Edhe Valdrin Pjetri mohoi akuzat"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokuroris\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nis\u00eb verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist t\u00eb Vor\u00ebs, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime t\u00eb arsyeshme se zoti Kajmaku mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i t\u00eb ashtuquajturit ligj p\u00ebr dekriminalizimin, pasi mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb I d\u00ebnuar dhe m\u00eb pas i d\u00ebbuar nga Greqia. Kryebashkiaku Kajmaku hodhi posht\u00eb akuzat duke deklaruar se asnj\u00ebher\u00eb nuk ka qen\u00eb i d\u00ebnuar apo d\u00ebbuar nga asnj\u00eb shtet i Bashkimit europian.<\/p>\n<p>Pasi prej koh\u00ebsh e kishte p\u00ebrmendur emrin e tij mes kryebashkiak\u00ebve t\u00eb rinj socialist me nj\u00eb t\u00eb kaluar, sipas saj, kriminale, Partia Demokratike ju drejtua sot zyrtarisht Prokuroris\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr nisjen e verifikimeve ndaj kryebashkiakut t\u00eb Vor\u00ebs, Agim Kajmaku. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb firmosur nga Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm Gazmend Bardhi, theksohet se k\u00ebrkesa vjen n\u00eb kushtet kur ekzistojn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb b\u00ebra publike m\u00eb par\u00eb, se zoti Kajmaku \u00ebsht\u00eb subjekt i Ligjit t\u00eb Dekriminalizimit dhe nuk mund t\u00eb ushtroj\u00eb funksion public, pasi sipas PD-s\u00eb \u201cai dyshohet se ka qen\u00eb i arrestuar\/ndaluar n\u00eb Greqi dhe, m\u00eb pas, ndaj tij \u00ebsht\u00eb marr\u00eb masa e d\u00ebnimit dhe d\u00ebbimit nga autoritetet p\u00ebrgjegj\u00ebse greke.\u201d shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb PD. Nj\u00eb fakt q\u00eb nuk rezulton n\u00eb formularin e plot\u00ebsuar nga kryebashkiaku i Vor\u00ebs, i cili megjithat\u00eb ka pranuar m\u00eb her\u00ebt se ka ndryshuar emrin n\u00eb Jorgo Toto, duke shpjeguar se k\u00ebt\u00eb e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb mesin e viteve \u201990 p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar viz\u00eb udh\u00ebtimi n\u00eb shtetin grek.<\/p>\n<p>Sipas shkres\u00ebs s\u00eb Partis\u00eb Demokratike \u201cn\u00eb Formularin e Vet\u00ebdeklarimit shtetasi Agim Kajmaku alias Jorgo Toro ka deklarur se ka jetuar p\u00ebr 5 vite n\u00eb Greqi. Nga verifikimi i t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS rezulton se nga periudha 2004 \u2013 2016 ai nuk ka udh\u00ebtuar n\u00eb asnj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb drejtim t\u00eb Greqis\u00eb, \u00e7ka p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb indicie p\u00ebr sakt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb b\u00ebra publike m\u00eb par\u00eb.\u201d, theksohet n\u00eb letr\u00ebn e zoti Bardhi. Viti 2004 \u00ebsht\u00eb deklaruar nga vet\u00eb kryebashkiaku si momenti kur ai vendosi q\u00eb t\u00eb rikthehet n\u00eb Shqip\u00ebri me familjen e tij.<\/p>\n<p>Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb PD-s\u00eb, nuk vonoi reagimi i zotit Kajmaku, i cili u shpreh p\u00ebr mediat se \u201cme p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore dhe bindje morale deklaroj se nuk jam d\u00ebnuar dhe as jam d\u00ebbuar asnj\u00ebher\u00eb nga ndonj\u00eb shtet i BE, as nga Greqia. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra kam qen\u00eb udh\u00ebtues i shpesht\u00eb dhe korrekt n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb BE, p\u00ebr llogari t\u00eb biznesit tim familjar\u201d. Ai shton m\u00eb tutje se gjithshka sipas tij \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shpifje p\u00ebr q\u00ebllime politike, duke paralajm\u00ebruar se \u201cautor\u00ebt dhe akuzuesit publik q\u00eb shpifin ndaj personit tim do t\u00eb vihen p\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe detyrimit t\u00eb gjetjes s\u00eb provave t\u00eb pretenduara. T\u00eb paqen\u00ebn nuk mund ta pretendosh si t\u00eb ndodhur\u201d, shprehet kryebashkiaku i Vor\u00ebs.<\/p>\n<p>Mbetet t\u00eb shihet n\u00ebse Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nisur vet\u00ebm nga disa akuza publike, apo si n\u00eb rastin e ish kryebashkiakut t\u00eb Shkodr\u00ebs Valdrin Pjetri, zot\u00ebron ndonj\u00eb dokument zyrtar ku mb\u00ebshtet denoncimin e saj. Edhe zoti Pjetri fillimisht mohoi akuzat e ngritura nga PD-ja, se kishte qen\u00eb i d\u00ebnuar dhe m\u00eb pas i d\u00ebbuar nga Italia. Por pas publikimit t\u00eb dokumentave t\u00eb autoriteteve gjyq\u00ebsore italianenga ana e Partis\u00eb Demokratike, u detyrua t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen jav\u00ebn e shkuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, Partia Demokratike, ju drejtua sot zyrtarisht Prokuroris\u00eb duke k\u00ebrkuar q\u00eb t\u00eb nis\u00eb verifikimet lidhur me kryebashkiakun socialist t\u00eb Vor\u00ebs, Agim Kajmaku. Sipas Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm demokrat Gazmend Bardhi, ka dyshime t\u00eb arsyeshme se zoti Kajmaku mund t\u00eb jet\u00eb subjekt i t\u00eb ashtuquajturit ligj p\u00ebr dekriminalizimin, pasi mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb I d\u00ebnuar dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":102716,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-102869","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102869","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=102869"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/102869\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/102716"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=102869"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=102869"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=102869"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}