{"id":103170,"date":"2019-08-24T13:22:10","date_gmt":"2019-08-24T11:22:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103170"},"modified":"2019-08-24T13:22:10","modified_gmt":"2019-08-24T11:22:10","slug":"pergjigje-nje-pyetjeje-pse-rama-sguxon-ti-permende-emrin-kompanise-se-rafinerise-se-ballshit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pergjigje-nje-pyetjeje-pse-rama-sguxon-ti-permende-emrin-kompanise-se-rafinerise-se-ballshit\/","title":{"rendered":"&#8216;P\u00ebrgjigje nj\u00eb pyetjeje! Pse Rama s&#8217;guxon t&#8217;i p\u00ebrmend\u00eb emrin, kompanis\u00eb s\u00eb Rafineris\u00eb s\u00eb Ballshit?&#8217;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Sali Berisha<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrgjigje nje pyetjeje! Pse Rama nuk guxon t&#8217;i p\u00ebrmend\u00eb dot emrin, kompanis\u00eb s\u00eb Rafineris\u00eb s\u00eb Ballshit?<\/p>\n<p>Ai e qepi goj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb madhe t\u00eb tij me Beson me Armon dhe \u201cborxhi prej 595 milion\u00eb dollar\u00eb\u201d i saj.<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_8e8d8fc806\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=373&amp;campaignid=48&amp;zoneid=182&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F275964%2Fpergjigje-nje-pyetjeje-pse-rama-s-guxon-t-i-permende-emrin-kompanise-se-rafinerise-se-ballshit%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=8e8d8fc806\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>Kjo pyetje u b\u00eb k\u00ebto dit\u00eb\u00a0nga media investigative e vendit dhe t\u00eb huajat, pasi z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsja e Ram\u00ebs, Ndrikull Riformato, deklaroi se kishte gjetur gjat\u00eb kontrollit n\u00eb Ballsh, 500 ton naft\u00eb me p\u00ebrb\u00ebrje jasht\u00eb \u00e7do standarti, duke mos guxuar t\u00eb shqip\u00ebroj\u00eb dot n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb,\u00a0emrin e kompanis\u00eb s\u00eb cil\u00ebs i perkiste nafta.<\/p>\n<p>Me gjith\u00eb\u00a0p\u00ebrs\u00ebritjen e ligjshme t\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje,\u00a0Edvin Mafia, Don Djall Aga\u00e7io (me njohuri speciale edhe p\u00ebr Ballshin), Sugar Fuga dhe jo e jo Ndrikull Belushka, e qep\u00ebn gojen dhe nuk guxuan t&#8217;i\u00a0japin nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb vetme, mediave dhe publikut, p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb madhe t\u00eb Ram\u00ebs dhe Besos s\u00eb tij me ARMON dhe \u201cborxhi 595 milion\u00eb dollar\u00eb\u201d i saj.<\/p>\n<p>P\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb pergjigje t\u00eb sakt\u00eb k\u00ebsaj pyetjeje, ju ftoj t\u00eb lexoni analiz\u00ebn e m\u00ebposhtme t\u00eb ekspertit t\u00eb fush\u00ebs t\u00eb publikuar n\u00eb Syri.net m\u00eb 16 .09.2016 dhe postuar si status edhe n\u00eb FB tim.<\/p>\n<blockquote><p><strong>Vjedhja e madhe e Ram\u00ebs dhe Besos me ARMO dhe \u201cborxhi 595 mln dollar\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Nje analiz\u00eb e ekspertit t\u00eb fush\u00ebs q\u00eb zb\u00ebrthen me kompetenc\u00eb\u00a0vjedhjen e madhe t\u00eb pasuris\u00eb komb\u00ebtare nga Edi Rama dhe miku i tij\u00a0me kok\u00eb supermafiozi dhe narkotrafikanti i damkosur, Besnik Sula!<\/p>\n<p>Publikuar n\u00eb 12:43, 16\/09\/2016 nga Syri.net<\/p><\/blockquote>\n<p>Nuk dihet se si i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb hesapet dhe pazaret mes nj\u00ebri tjetrit, kryeministri Rama dhe biznesmeni i tij i preferuar Besnik Sula me kompanin\u00eb e p\u00ebrpunimit t\u00eb naft\u00ebs ARMO, por problemet e k\u00ebsaj skeme t\u00eb dyshimt\u00eb kan\u00eb nisur q\u00eb n\u00eb fillim. Borxhlinjt\u00eb m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl privat\u00eb ndaj t\u00eb cil\u00ebve ka detyrime t\u00eb vjetra ARMO, kan\u00eb nisur t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shlyerjen e tyre, pik\u00ebrisht nga pronari i ri Besnik Sula.<\/p>\n<p>Rafineria ARMO aktualisht \u00ebsht\u00eb borxhliu m\u00eb i madh n\u00eb vend, ndaj shtetit, bankave dhe t\u00eb tret\u00ebve me nj\u00eb detyrim gjigant prej 595 milion dollar\u00ebsh, shumica kundrejt shtetit.<\/p>\n<p>Duket se meqen\u00ebse shteti k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00ebnkupton vet\u00ebm Edi Ram\u00ebn, Besnik Sula ka qen\u00eb i qet\u00eb n\u00eb marrjen n\u00eb shfryt\u00ebzim t\u00eb k\u00ebtij aseti publik t\u00eb keqmenaxhuar nd\u00ebr vite, por i \u00e7uar n\u00eb fund fare q\u00eb nga viti 2014.<\/p>\n<p>Ionian Refining dhe Trading Co. \u2013 IRTC SH.A (IRTC) kompani e krijuar s\u00eb fundmi nga Besnik Sula i Tajvanit si\u00e7 e njohin t\u00eb gjith\u00eb, mori n\u00eb shfryt\u00ebzim rafinerin\u00eb problematike t\u00eb naft\u00ebs, ARMO, q\u00eb prej muajsh kishte nd\u00ebrprer\u00eb prodhimin dhe kishte l\u00ebn\u00eb punonj\u00ebsit pa paga. Lajmi u b\u00eb i ditur m\u00eb 1 shtator nga prodhuesi i naft\u00ebs Bankers Petroleum, q\u00eb n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr shtyp b\u00ebri t\u00eb ditur n\u00ebnshkrimin e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje t\u00eb kusht\u00ebzuar n\u00eb tregun vendas me kompanin\u00eb n\u00eb fjal\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Bankers do ti shes\u00eb deri n\u00eb 65% t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs bruto, shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb mikut dhe partnerit t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij Olsi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj si deklaron edhe vet\u00eb Bankers, qeveria i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e shpimit kompanis\u00eb p\u00ebr tremujorin e kat\u00ebrt t\u00eb vitit 2016, si dhe t\u00ebrheqjen e nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb prodhimit t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Patos-Marinz\u00ebs, e cila i p\u00ebrket Albpetrol-it.<\/p>\n<p>Pra Rama i ka siguruar l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb me naft\u00eb vendase Besnik Sul\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb pazar me Bankers. Nafta e p\u00ebrpunuar nga ARMO me pronar t\u00eb ri nj\u00ebkoh\u00ebsisht do ta ket\u00eb t\u00eb garantuar tregun e shitjes n\u00eb vend. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb kujdesur personalisht kryeministri Rama. E gjith\u00eb flora automobilistike e shtetit do t\u00eb furnizohet me k\u00ebt\u00eb naft\u00eb, por leje pa kufi treg\u00ebtimi kjo naft\u00eb do t\u00eb ket\u00eb edhe p\u00ebr shitjen nga disa operator\u00ebt privat\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb garantuar fitimin gjigant q\u00eb pritet nga kjo afer\u00eb e fundit, Rama i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr offshore Ionian Gas t\u00eb krijuar s\u00eb fundmi po nga Besnik Sula, fush\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe gazmbajt\u00ebse n\u00eb vend at\u00eb t\u00eb Delvin\u00ebs, p\u00ebr vet\u00ebm 12 milion dollar\u00eb. N\u00eb qoft\u00eb se pazari i par\u00eb i qeveris\u00eb me Bankers \u00ebsht\u00eb zbardhur, ende ngelet mister kompania e panjohur ofshore turke Transatlantic Petroleum, e cila i shiti kompanis\u00eb s\u00eb Sul\u00ebs, plot 75% t\u00eb aksioneve t\u00eb fush\u00ebs gazmbajt\u00ebse, nga m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht nga dyshimet e shumta dhe faktet q\u00eb u nxor\u00ebn n\u00eb medie p\u00ebr afer\u00ebn gjigante t\u00eb Ram\u00ebs me Besnik Sul\u00ebn, edhe sot e k\u00ebsaj dite, pavar\u00ebsisht se ka nisur puna, nga Ministria e Industris\u00eb dhe e Ekonomis\u00eb nuk ka asnj\u00eblloj informacioni se n\u00eb \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie kontraktuale ka hyr\u00eb kjo kompani e re offshore \u201cRama-Sula\u201d me rafinerin\u00eb ARMO.<\/p>\n<p>Kon\u00e7esioni i Delvin\u00ebs \u00ebsht\u00eb pasuria e dyt\u00eb natyrore, q\u00eb miku i af\u00ebr i kryeministrit, morri brenda pak dit\u00ebsh. T\u00eb dyja k\u00ebto kontrata, jan\u00eb nj\u00eb objekt i mir\u00eb dhe i detyruesh\u00ebm p\u00ebr hetim nga Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit dhe ve\u00e7an\u00ebrsiht p\u00ebr prokurorin\u00eb.<\/p>\n<p>Pika m\u00eb e err\u00ebt \u00ebsht\u00eb ajo, se si do t\u00eb veprohet me borxhin 595 milon dollar q\u00eb ka ARMO.<\/p>\n<p>Por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb menduar, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb skeme tashm\u00eb t\u00eb dekonspiruar.<\/p>\n<p>Kompani ofshore t\u00eb panjohura dhe pa kapitale, blejn\u00eb ose marrin me qera kon\u00e7esionet ekzistuese, por n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, anashkalohen borxhet e m\u00ebdha ndaj shtetit, duke u futur garant vet\u00eb qeveria. T\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto lloj biznesesh jan\u00eb t\u00eb gatshme n\u00eb gjendje pune dhe investimi shtes\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb I vog\u00ebl q\u00eb ato t\u00eb nisin t\u00eb nxjerrin fitime t\u00eb pastra. Fillimisht t\u00eb gjith\u00eb e quajt\u00ebn t\u00eb \u201c\u00e7mendur\u201d k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb Besnik Sul\u00ebs me kompanin\u00eb ARMO me rreth 600 milion\u00eb dollar\u00eb borxhe, por harrohet se n\u00eb kontrat\u00ebn e cila mbahet e fsheht\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar q\u00eb kompania e tij, nuk ka detyrime p\u00ebr sa koh\u00eb do ta shfryt\u00ebzoj\u00eb rafinerin\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn ato ndaj shtetit. Dhe k\u00ebto borxhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gati 70% t\u00eb totalit, pjesa d\u00ebrrmuese si detyrime ndaj organeve tatimore dhe Albpetrolit.<\/p>\n<p>Ashtu si ARMO-n edhe kompania tjet\u00ebr e panjohur turke q\u00eb posedonte deri tani fush\u00ebn gazmbajt\u00ebse t\u00eb Delvin\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn \u201ce bleu\u201d Besnik Sula. ka dhjet\u00ebra milion\u00eb dollar\u00eb detyrime t\u00eb papaguara ndaj shtetit. Por duke se edhe k\u00ebto detyrime do t\u00eb mbeten jetime. Vendburimi do t\u00eb shfryt\u00ebzohet nga bler\u00ebsit e rinj, kurse qytetar\u00ebt nuk do t\u00eb ark\u00ebtojn\u00eb asnj\u00eb lek\u00eb nga shfryt\u00ebzimi i pasurive t\u00eb tyre komb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu duket se gjith\u00e7ka ka shkuar sipas planit, por ARMO borxhin nuk e ka vet\u00ebm ndaj qeveris\u00eb (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pik\u00eb kujdeset personalisht Edi Rama), por edhe ndaj bankave dhe komanive t\u00eb treta. Pik\u00ebrisht disa nga k\u00ebto biznese, sapo ARMO ka nisur pun\u00ebn n\u00eb 1 shtator jan\u00eb hedhur n\u00eb veprim p\u00ebr ekzekutimin e borxhit q\u00eb ajo ju ka.<\/p>\n<p>E para ka qen\u00eb shoq\u00ebria FIT-MEK-Oil, operator i tregtimit me shumic\u00eb t\u00eb naft\u00ebs, i cili ka k\u00ebrkuar ekzekutimin e titullit ekzekutiv p\u00ebr nj\u00eb detyrim prej rreth 9 milion\u00eb eurosh. M\u00eb 7 shtator, zyra p\u00ebrmbarimore Kodra Bailiff Service ka k\u00ebrkuar p\u00ebr llogari t\u00eb tregtuesit t\u00eb naft\u00ebs FIT-MEK-OIL ekzekutimin e titullit ekzekutiv n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare p\u00ebr shlyerjen e detyrimit kundrejt pal\u00ebs kreditore prej rreth 1.28 miliard\u00eb lek\u00eb (rreth 9 milion\u00eb euro). Titulli ekzekutiv bazohet n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb noteriale t\u00eb marsit t\u00eb vitit 2014. ARMO ka 10 dit\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb derdhjen e detyrimit, p\u00ebrndryshe kalohet n\u00eb ekzekutim t\u00eb detyruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Pas saj edhe Tirana Bank, ka depozituar p\u00ebrmes Shoq\u00ebris\u00eb P\u00ebrmbarimore TDR Group, shpalljen n\u00eb ankand t\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb pasurive t\u00eb ARMO, si nj\u00eb truall prej 28 mij\u00eb metra katror\u00eb dhe Dega e shp\u00ebrndarjes s\u00eb karburantit me sip\u00ebrfaqe 1600 m2, n\u00eb Lagjen 1 Maji n\u00eb Fier, me nj\u00eb \u00e7mim prej rreth 96 milion\u00eb lek\u00ebsh. Ankandi zgjat deri n\u00eb dat\u00ebn 20 shtator, por sipas informacioneve q\u00eb ka Syri.Net, d\u00ebshtimi I k\u00ebtij ankandi \u00ebsht\u00eb I sgurt\u00eb. K\u00ebrkesa e Tirana Bank ka ardhur pasi ARMO, me dor\u00ebzan\u00ebs \u201cAnica mercuria refinery Associated\u201d dhe \u201cDeveron Oil Albania\u201d nuk ka kthyer kredit\u00eb dhe shtojcat e kredis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb viteve 2013-2015.<\/p>\n<p>Disa muaj m\u00eb pare ishte nj\u00eb tjet\u00ebr bank\u00eb, Raiffeisen Bank e cila nuk arriti t\u00eb shes\u00eb n\u00eb dy ankande pasurit\u00eb e nxjerra n\u00eb shitje p\u00ebr nj\u00eb kredi t\u00eb papaguar nga ARMO prej rreth 20 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>M\u00ebsohet se nga totali i detyrimeve af\u00ebrsisht disaqindra milion dollar\u00eb jan\u00eb kredi bankare dhe pjesa tjet\u00ebr e borxheve ndahet nd\u00ebrmjet Albpetrolit, tatim-taksave, t\u00eb tret\u00ebve dhe punonj\u00ebsve, ku vet\u00ebm shtetit direkt i ka t\u00eb pakt\u00ebn 100 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb loja \u00ebsht\u00eb te fakti se kush do ti paguaj\u00eb tani pas 1 shtatorit k\u00ebstet e kredive t\u00eb marra n\u00eb banka t\u00eb ndryshme. \u201cSyri. Net\u201d ka m\u00ebsuar se p\u00ebr \u00e7do veprimtari t\u00eb para 1 shtatorit t\u00eb k\u00ebtij viti kompania ARMO do t\u00eb konsiderohet \u201cshtet\u00ebrore\u201d, pra edhe detyrimet e k\u00ebsaj periudhe i faturohen taksapaguesve shqiptar\u00eb. Kurse fitimet nga prodhimi dhe shitja tashm\u00eb e garantuar pas k\u00ebsaj date, do ti kalojn\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb Besnik Sulajt. E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr fush\u00ebn gazmbajt\u00ebse t\u00eb Delvin\u00ebs.<\/p>\n<p>Meqen\u00ebse qeveria vazhdon ta mbaj\u00eb sekret mar\u00ebveshjen p\u00ebr ARMO, disa banka apo operator\u00eb \u201ct\u00eb tret\u00eb\u201d, sapo m\u00ebsuan lajmin e ndryshimit t\u00eb pronarit, kan\u00eb nisur t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb te ai borxhet e shumta.<\/p>\n<p>Por shum\u00eb shpejt do t\u00eb kthjellohen edhe ata. Dikush do tu trokas\u00eb n\u00eb der\u00eb q\u00eb tu thot\u00eb, se Besnik Sula ka pun\u00eb vet\u00ebm me fitimet e ARMO-s\u00eb, kurse p\u00ebr borxhet pret koha, taksapaguesit \u201cpunojn\u00eb\u201d \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr ta zgjidhur edhe k\u00ebt\u00eb problem t\u00eb vog\u00ebl, \u201cku ka ngecuar sharra dit\u00ebt e fundit\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Sali Berisha P\u00ebrgjigje nje pyetjeje! Pse Rama nuk guxon t&#8217;i p\u00ebrmend\u00eb dot emrin, kompanis\u00eb s\u00eb Rafineris\u00eb s\u00eb Ballshit? Ai e qepi goj\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb vjedhjes s\u00eb madhe t\u00eb tij me Beson me Armon dhe \u201cborxhi prej 595 milion\u00eb dollar\u00eb\u201d i saj. Kjo pyetje u b\u00eb k\u00ebto dit\u00eb\u00a0nga media investigative e vendit dhe t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":66449,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103170","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103170\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/66449"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}