{"id":103814,"date":"2019-08-28T16:54:48","date_gmt":"2019-08-28T14:54:48","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103814"},"modified":"2019-08-28T16:54:48","modified_gmt":"2019-08-28T14:54:48","slug":"letra-profesori-shqiptar-ambasadores-se-re-te-shba-miliona-sy-jane-drejtue-sot-kah-ju-shqiperia-ne-kaos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/letra-profesori-shqiptar-ambasadores-se-re-te-shba-miliona-sy-jane-drejtue-sot-kah-ju-shqiperia-ne-kaos\/","title":{"rendered":"LETRA\/ Profesori shqiptar &#8211; ambasadores s\u00eb re t\u00eb SHBA: &#8216;Miliona sy jan\u00eb drejtue sot kah ju, Shqip\u00ebria n\u00eb kaos&#8217;"},"content":{"rendered":"<p>Ridgefield, CT. \u2013 Njiqind e gjasht\u00eb vjet ma par\u00eb, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhg\u00ebnjyem thell\u00eb nga grindjet dhe mosmarr\u00ebveshjet n\u00eb mes shqiptar\u00ebve, theu betimin e marrun, e shkroi k\u00ebto rreshta: 1913 -\u201dO Per\u00ebndi! A ndjeve?\/ Trath\u00ebtar\u00ebt na lan\u00eb pa atdhe\/E Ti gjuen me rrfe, lisat\/ Nep\u00ebr male kot!\u201d (Drama \u201cJuda Makabe\u201d, 1920) Nji blasfemi p\u00ebr fratin fran\u00e7eskan: me qortue aktin hyjnor! D\u00ebshprimi i thell\u00eb t\u00eb sjell\u00eb n\u00eb k\u00ebte\u00a0form\u00eb zemrimi t\u00eb pakontrolluem.<\/p>\n<p>Titulli i k\u00ebtij shkrimi m\u00eb erdhi n\u00eb mendje nga leximi i nji artikulli t\u00eb botuem n\u00eb gazet\u00ebn \u201cDielli\u201d, organ i VATRES,\u00a0m\u00eb 24 korrik 2019.<\/p>\n<p>Teksti i plot\u00eb asht\u00eb:<br \/>\n1922 \u2013 \u201cDialog n\u00eb mes t\u00eb \u2018dy ekselencave\u2019, burra shteti:<br \/>\n-Kur t\u00eb prishim Shqip\u00ebrin\u00eb, ku do\u00a0vemi?<br \/>\n-Do vemi atje ku kemi ven\u00eb parat\u00eb n\u00eb\u00a0bank\u00eb!<br \/>\n-Po pse t\u00eb mos hyjm\u00eb n\u00eb sherbim t\u00eb atyre q\u00eb u a shit\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb?<br \/>\n-S\u2019do na qasin!\u2026..se trath\u00ebtar\u00ebt, as\u00a0armiku nuk u z\u00eb bes\u00eb\u2026!\u201d<br \/>\n\u2013 (Faik Konica. \u201cDiell\u201di, 17 qershor 1922)<br \/>\n2019- Nga Franca, nji intelektuale e\u00a0mir\u00ebfillt\u00eb shkruen:<\/p>\n<div id=\"rekl-13\">\n<div id=\"__sap-ad-15\" class=\"__sap-ads __sap-html tracked\" data-title=\"Credins desktop 08\"><ins><\/p>\n<div id=\"beacon_0fdcf9d5a0\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads1.medium.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=373&amp;campaignid=48&amp;zoneid=182&amp;loc=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Fpolitike%2F276810%2Fletra-profesori-shqiptar-ambasadores-se-re-te-shba-miliona-sy-jane-drejtue-sot-kah-ju-shqiperia-ne-kaos%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fwww.syri.net%2Flajme%2F&amp;cb=0fdcf9d5a0\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/div>\n<p><\/ins><\/div>\n<\/div>\n<p>\u201c \u2026.Urrejtjen ma m\u00ebsoi Edi Rama, ma m\u00ebsoi Erion Veliaj, ma m\u00ebsoi numri i deputet\u00ebve q\u00eb ndoq\u00ebn si bag\u00ebti pocaqit\u00eb e tyre. Kjo urrejtje e mbjell\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e pafalshme q\u00eb kan\u00eb arritur ata me taktik\u00ebn e ndyer t\u00eb p\u00ebr\u00e7arjes dhe t\u00eb sundimit\u2026.Nga disa rrethana, burime, njer\u00ebz dhe fakte, e dija prej shum\u00eb koh\u00ebsh rrezikun q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte ai. Por, ai i kaloi t\u00eb gjitha limitet e zhg\u00ebnjimit\u2026\u201d (Cecilia Plasari. \u201cPanorama\u201d, 28.7.2019). P\u00ebr\u00e7arje p\u00ebr sundim: smundja shekullore e shqiptar\u00ebve!<\/p>\n<p>2019 gusht -\u201d\u2026.Ashtu si e shoh un\u00eb luft\u00ebn n\u00eb Tiran\u00eb, ajo nuk \u00ebsht\u00eb mes partive t\u00eb Oligarkis\u00eb, se ata mirren vesh e b\u00ebjn\u00eb rrotacion. Pavar\u00ebsisht se \u00e7ka u papagallojn\u00eb militant\u00ebve posht\u00eb, ata kan\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me nj\u00ebri-tjetrin, por nuk ia kan\u00eb bes\u00ebn t\u00eb huajve\u2026.. Me sa kam d\u00ebgjuar un\u00eb, Luli (Basha) b\u00ebhet kryminist\u00ebr, e dikush i Edit (Ram\u00ebs) z\u00ebvend\u00ebskryminist\u00ebr, kurse Meta merr pjes\u00ebn e vet deri n\u00eb zgjedhjet e ardhme\u2026.Atyre tashm\u00eb nuk u hyn\u00eb n\u00eb pun\u00eb demokracia, por vet\u00ebm p\u00ebr retorik\u00eb. Thelbi \u00ebsht\u00eb kontrolli i shtetit dhe atij t\u00eb ashtuquajturit \u2018shtet\u2019 q\u00eb kemi sot n\u00eb Tiran\u00eb. Sepse prej tij rrjedhin shum\u00eb gj\u00ebra..\u201d (Let\u00ebr nga nji koleg universitar).<\/p>\n<p>\u201cA mund t\u00eb ket\u00eb skandal m\u00eb t\u00eb madh politik p\u00ebr nj\u00eb vend se shantazhi nga Qeveria ndaj Presidentit t\u00eb vendit dhe kryetarit t\u00eb opozit\u00ebs?\u201d, pyeste nji analist. \u201cVet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri ngjasin t\u00eb tilla skandale, sepse, vazhdon ai: \u201c\u2026Shqip\u00ebria ka arritur dit\u00ebn kur mund t\u00eb prodhohen skandale, t\u00eb kryhen krime, t\u00eb zbulohen maskerada, t\u00eb ngrihen akuza apo t\u00eb bahen sulme aq t\u00eb m\u00ebdha, aq t\u00eb pamendueshme, dhe aq t\u00eb shumta\u2026\u201d. Flitet p\u00ebr mesazhin e KM Rama, d\u00ebrgue Presidentit Meta, me k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb largimit nga detyra, asgj\u00ebsimit t\u00eb LSI-s\u00eb dhe eliminimin politik t\u00eb krytarit t\u00eb opozit\u00ebs, L. Basha. Nji pohim ma i fort\u00eb i p\u00ebrgatitjes p\u00ebr marrje t\u00eb pushtetit me dhun\u00eb, asht e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjindet!<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thirrjeve t\u00eb hapuna socialiste me marr\u00eb me dhun\u00eb pushtetin vendor t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs, deputeti i PDs\u00eb p\u00ebr qytetin, prof. Romeo Gurakuqi, tha: \u201c(deklaroj)\u2026para s\u00eb gjithash, nisur nga interesat themelore t\u00eb ruejtjes s\u00eb paqes sociale n\u00eb Shkod\u00ebr dhe nga nevoja imediate e shmangies se \u00e7do p\u00ebrplasje artificiale, q\u00eb mund t\u00eb provokoj\u00eb ambicia politike, e paarsyeshme\u201d. (Theksi i im. SR) Kjo sentenc\u00eb magjistrale e nji mendje t\u00eb ndritun, kjo pjekuni politike shkodrane nga nji em\u00ebn q\u00eb frym\u00ebzon shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen, i referohet nevoj\u00ebs p\u00ebr \u201c\u2026marrjen parasysh n\u00eb vler\u00ebsimin e pozicionit karshi publikut dhe institucionit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeverisjes krahinore, para \u00e7do deklarimi ose veprimi t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm politik\u201d. (\u201cPanorama\u201d, 14.7.\u201919)<\/p>\n<p><strong>Demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri asht n\u00eb kriz\u00eb serioze! Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjak t\u00eb ri!<\/strong><\/p>\n<p>Nji zhvillim i k\u00ebtill rrezikon kthimin n\u00eb autoritariz\u00ebm si hapi i par\u00eb dhe ngritjen n\u00eb piedestalin e diktatur\u00ebs pa penges\u00eb si objektiv kryesor. Hannah Arendt e p\u00ebrcakton k\u00ebte faz\u00eb: \u201cN\u00ebse \u00e7donjeni drejtues ju g\u00ebnjen rregullisht, rezultati i g\u00ebnjeshtr\u00ebs nuk asht\u00eb se ju besoni g\u00ebnjeshtrat, por ka mund\u00ebsi q\u00eb \u00e7donjeni t\u00eb mos besoj\u00eb fare n\u00eb\u00a0t\u00eb ardhmen\u2026. Dhe nji popull q\u00eb nuk beson fare, nuk mund t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime t\u00eb arsyeshme. Ata jan\u00eb t\u00eb denuem me paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr veprim, me paaft\u00ebsin\u00eb me mendue e gjykue. Dhe me nji popullsi t\u00eb k\u00ebtill, demagog\u00ebt kan\u00eb mund\u00ebsi me veprue simbas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tyne\u201d. E ngjashme me Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb vitin 2019, fatkeq\u00ebsisht!<\/p>\n<p>Sot, n\u00eb Shqip\u00ebri, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nji kapitulli shum\u00eb t\u00eb err\u00ebt t\u00eb historis\u00eb son\u00eb komb\u00ebtare: ngjarje t\u00eb rrezikshme q\u00eb zhvillohen pa drejtim, pa kuptim, n\u00eb detin e gjan\u00eb t\u00eb marr\u00ebdhanjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Sot, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nji ekzekutivi q\u00eb dominon pa sensin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb politike e morale, pa frik\u00ebn e llogaridhanies, jet\u00ebn e nji vendi pa Parlament, pa Gjykat\u00ebn e Nalt\u00eb dhe pa Kushtetuese. \u201cShtet\u201d pa kurriz!<\/p>\n<p>Sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nji skenari ku qytetar\u00ebt jan\u00eb viktima t\u00eb p\u00ebrbuzjes dhe shfryt\u00ebzimit nga klasa neokomuniste q\u00eb synon marrjen absolute t\u00eb pushtetit dhe q\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb fitoj\u00eb n\u00ebse shumica d\u00ebrmuese q\u00eb nuk aprovon, ruen heshtjen. Po nd\u00ebrtohet nji shoq\u00ebni e nji shtet q\u00eb p\u00ebrjashton d\u00ebshmor\u00ebt dhe aktivist\u00ebt e l\u00ebvizjes demokratike dyzetepes\u00ebvje\u00e7are antikomuniste\u2026.. Nji paradoks shqiptar! Kjo asht fatkeqsi e jona komb\u00ebtare! M\u00eb kujtohet thanja e euro-deputetes austriake, Doris Pack: \u201cNuk ka gja q\u00eb vjen nga Shqip\u00ebria e q\u00eb m\u00eb \u00e7udit!\u201d<\/p>\n<p>Me u \u00e7udit\u00eb, jo! Me u trondit\u00eb, po! Shprehje amerikane, q\u00eb vlen sot p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb!<\/p>\n<p>Tronditemi kur lexohet n\u00eb shtypin e vendit ton\u00eb komenti \u201c\u2026mund t\u00eb thuhet se KM (Rama) q\u00eb e pikturoi Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00ebpartiake, nuk \u00ebsht\u00eb fajtori i vet\u00ebm, pse shteti zhb\u00ebhet, \u2018Rilindja\u2019 forcohet, por m\u00ebkatar\u00eb jan\u00eb edhe ata q\u00eb k\u00ebte e dinin dhe kishin mund\u00ebsi ta thonin, por shkaku i interesit personal ata hesht\u00ebn, dhe popullit kurr\u00eb nuk i treguen se burr\u00ebshtetasit e tij hajdut\u00eb b\u00ebrtisnin: \u2018kapeni hajdutin\u2019, dhe se jeton n\u00eb nj\u00eb shtet ku politikan\u00ebve kriminel\u00eb u falet krimi, e m\u00ebkatar\u00ebt hallexhinj e t\u00eb papushtetsh\u00ebm mbushin burgjet\u201d. Po ky shkrimtar na ka dhan\u00eb sentenc\u00ebn klasike: \u2018Nuk nd\u00ebrtohet Parrizi me murator\u00ebt e Ferrit!\u2019. (Kim Mehmeti) Nji koleg i tij gazetar shkruente: \u201cShqip\u00ebria ka sot nji nd\u00ebrgjegje t\u00eb deformuar, nga lufta e paskrupullt q\u00eb b\u00ebhet p\u00ebr para e p\u00ebr pushtet!\u201d<\/p>\n<p><strong>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nji transfuzion gjaku t\u00eb ri!<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb nji atmosfer\u00eb politike t\u00eb ndershme dhe efektive njikoh\u00ebsisht, duhen kritikue thanjet e veprat e nji \u201cudh\u00ebheqsi\u201d n\u00eb nji dialog t\u00eb hap\u00ebt dhe t\u00eb lir\u00eb. Asht\u00eb pjes\u00eb e procesit demokratik. Por, nuk asht\u00eb as e drejt\u00eb, as efektive, metoda q\u00eb synon posht\u00ebnimin e \u201cudh\u00ebheqjes\u201d me akuza personale. Ky aspekt nuk asht\u00eb detyra e atyne q\u00eb mbrojn\u00eb shtetin dhe zbatimin e ligjit, nuk asht\u00eb prerogativ\u00eb e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb ndersh\u00ebm, detyra e t\u00eb cil\u00ebve asht\u00eb me zbulue, demaskue dhe gjykue gabimet e \u201cudh\u00ebheqjes\u201d politike.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb nji situat\u00eb ku konflikti do t\u00eb bahet nga t\u00eb dy pal\u00ebt anmiqsore t\u00eb njena-tjetr\u00ebs mbi baza individuale dhe do t\u00eb anashkalohet thelbi i kritik\u00ebs konstruktive kund\u00ebr nji situate t\u00eb pad\u00ebshirueshme. V\u00ebmendja e publikut do t\u00eb zhvendoset nga subjekti kryesor dhe rezultati do t\u00eb jet\u00eb nji p\u00ebrplasje e damshme, e rrezikshme e jo rezultate. Shkat\u00ebrrimi i \u201cshtetit\u201d nuk asht\u00eb katastrof\u00eb partiake, por komb\u00ebtare, dhe duhet evitue me \u00e7do kusht! Ky asht\u00eb rezultati i atmosfer\u00ebs helmuese t\u00eb diskursit politik sot n\u00eb vendin ton\u00eb: shamje, p\u00ebrs\u00ebri shamje me shprehjet ma vulgare pa u skuq\u00eb fare\u2026 e asgja t\u00eb re!<\/p>\n<p>Rrezikojm\u00eb t\u00eb ballafaqohemi me nji shtet t\u00eb ri neokomunist, q\u00eb ashtu si i mapar\u00ebshmi, si regjimet fashiste e naziste, q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb dame t\u00eb pariparueshme p\u00ebr t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, me q\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb ekzistenc\u00ebs tij ky \u201cshtet\u201d do t\u00eb kishte kontrollin e plot\u00eb mbi shoq\u00ebnin\u00eb shqiptare, me persekutime dhe represion t\u00eb motivueme politikisht, si dhe do t\u00eb shkel\u00eb detyrimet e marruna nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Ashtu si prind\u00ebt e tyne komunist\u00eb, sot mbasardh\u00ebsit neokomunist\u00eb kan\u00eb nji ngjashm\u00ebni t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb nji pik\u00eb: kan\u00eb tiparin e p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb q\u00ebndrimin e tyne, jan\u00eb t\u00eb mbruem me frym\u00ebn e urrejtjes q\u00eb, si tharmi i buk\u00ebs s\u00eb gatueme n\u00eb kuzhin\u00ebn komuniste, i jep shije gjith\u00eb aksionit, mendimit dhe fjal\u00ebs s\u00eb tyne.<\/p>\n<p>Gazeta liberale gjermane \u201cDer Tagespiele\u201d, e dat\u00ebs 20 korrik, shkruente: \u201cse protestat e opozit\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb shprehja e reagimit popullor kund\u00ebr pushtetar\u00ebve abuziv\u00eb dhe t\u00eb korruptuem. Ajo apelon q\u00eb elitat n\u00eb Europ\u00ebn Per\u00ebndimore t\u00eb kap\u00ebrcejn\u00eb paditunin\u00eb e tyne arrogante dhe t\u00eb bashkohen me ata q\u00eb ngrihen kund\u00ebr abuzimit me pushtetin\u2026\u201d<\/p>\n<p>Ky abuzim u konfirmue edhe me deklarat\u00ebn e Z. Luigi Foreca, ambasador i Bashkimit Europian n\u00eb Shqip\u00ebri. Simbas \u201cEuronews\u201d, shkruen gazeta \u201cIllyria\u201d e New Yorkut, me 22 korrik 2019, \u201c\u2026 e tashmja asht\u00eb e qart\u00eb se ne kemi ndjek\u00eb votimet p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi; ajo q\u00eb na shqet\u00ebson asht\u00eb fakti se elektoratit shqiptar i asht\u00eb mohue e drejta e nji alternative t\u00eb rand\u00ebsishme. Dhe kjo asht\u00eb arsyeja q\u00eb reforma elektorale asht\u00eb sot ma me rand\u00ebsi se asnjiher\u00eb ma par\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>Flitet p\u00ebr mohimin e votimeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme p\u00ebr shumic\u00ebn e popullsis\u00eb!<\/strong><\/p>\n<p>Sot, dialogu politik i qytetnuem asht\u00eb nxjerr\u00eb jasht\u00eb binarit dhe dyluftimi politik asht\u00eb i ashp\u00ebr e pa doreza\u2026, q\u00eb paralajm\u00ebron vet\u00ebm nji katastrof\u00eb politike n\u00ebse nji zgjidhje e arsyeshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb nuk gjindet \u201ctashti dhe k\u00ebtu\u201d. Deklarata e zyrtarit amerikan t\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit, smbasador Phillip Reeker, hap nji dritore n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim: \u201c\u2026<\/p>\n<p>SHBA nuk do t\u00eb bahen arbit\u00ebr i politikave t\u00eb brendshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb inkurajojm\u00eb t\u00eb\u00a0gjitha pal\u00ebt t\u00eb punojn\u00eb s\u00eb bashku me institucionet dhe t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hapat e duhur q\u00eb t\u00eb ecin p\u00ebrpara. Dhe, n\u00ebse institucionet nuk b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyne, at\u00ebher\u00eb punoni q\u00eb t\u00eb ndryshoni ato, n\u00ebp\u00ebrmjet mjeteve kushtetuese q\u00eb keni\u201d. (Theksi im. SR) Ky koment u ba n\u00eb forumin e organizuem nga K\u00ebshili i Atlantikut, Uashington, D.C., m\u00eb 18 korrik 2019.<\/p>\n<p>Mjetet kushtetuese nuk ekzistojn\u00eb! K\u00ebshtu, \u201cproblemi\u201d shqiptar komplikohet edhe ma shum\u00eb sepse, \u201c\u2026sot, tre vjet mbas miratimit t\u00eb Reform\u00ebs p\u00ebr Drejt\u00ebsi (22.7.2016), Gjykata Kushtetuese ka vet\u00ebm nji an\u00ebtare, s\u00eb cil\u00ebs i ka mbaruar mandati dhe Gjykata e Lart\u00eb nuk ka an\u00ebtar\u00eb t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr vendime. Vetting-u ka larguar mbi 60 gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, nd\u00ebrsa 35 kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje. N\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb mungojn\u00eb 102 gjyqtar\u00eb e prokuror\u00eb, tej parashikimeve t\u00eb optimist\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj reforme\u201d (\u201cVoA\u201d, 20.7.2019)<\/p>\n<p><strong>Fletorja prestigjioze \u201cThe Economist\u201d e p\u00ebrcaktoi: \u201cShqip\u00ebria asht\u00eb n\u00eb kaos!\u201d.<\/strong><\/p>\n<p>Mbetet shpresa se riformimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese do t\u00eb vendos\u00eb mbi largimin e Partis\u00eb Demokrate nga Parlamenti, vendimin e Presidentit Meta mbi dat\u00ebn e re t\u00eb votimeve, 13 tetor 2019, dhe element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb p\u00ebrbajn\u00eb kriz\u00ebn e rand\u00eb politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Por kush siguron korrektes\u00ebn e nji veprimi t\u00eb k\u00ebtill me rand\u00ebsi kapitale n\u00eb nji shtet sot njipartiak? Qeveria e \u201cshtetit\u201d njipartiak? Un\u00eb dyshoj!<\/p>\n<p>* * *<\/p>\n<p>Para nji situate t\u00eb k\u00ebtill kaotike dhe nji dispozicioni mendor q\u00eb k\u00ebrkon sigurim, vendosa t\u00eb k\u00ebrkoj mendimin e ambasadorit t\u00eb ri t\u00eb SHBA-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, The Honorable Yuri Kim, dhe t\u00eb shpreh\u00eb shqet\u00ebsimet e mia si qytetar amerikan p\u00ebr vendlindjen time q\u00eb dua kaq shum\u00eb, Shqip\u00ebrin\u00eb. Ma posht\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb t\u00eb letr\u00ebs, dat\u00eb 31 korrik 2019:<\/p>\n<p>\u201cThe Honorable Ambasador Yuri Kim, pran\u00eb Departamentit t\u00eb Shtetit Uashington D.C. Shum\u00eb e nderuemja ambasador Kim:<\/p>\n<p>\u2026\u2026Situata e sotme n\u00eb Shqip\u00ebri tregon se nji veprimtari politike \u2018normale\u2019 nuk asht\u00eb e mundun, p\u00ebr arsye t\u00eb nji mentaliteti komunist t\u00eb maskuem, dhe p\u00ebr arsye t\u00eb nji q\u00ebndrimi kamb\u00ebngul\u00ebs me marr\u00eb pushtetin absolut, mund\u00ebsisht tue ndertue nji sistem politik njipartiak. N\u00eb qershorin e kaluem, n\u00eb nji intervist\u00eb me \u201cZ\u00ebrin e Amerik\u00ebs\u201d quejta zgjedhjet e 30 qershorit 2019 \u2018artificiale\u2019, sepse n\u00eb fakt nuk kishte nji problem t\u00eb rand\u00ebsish\u00ebm me pengue \u2018zgjedhje\u2019 t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebshme, t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme\u2026. P\u00ebr mendimin tim, ajo asht\u00eb rezultat i nji ballafaqimi nd\u00ebrpartiak t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb luft\u00eb me fitue e me sundue. Simbas nji filozofie politike n\u00eb Shqip\u00ebri, \u2018pushtet\u2019 don t\u00eb thot\u00eb \u2018pushtet absolut\u2019, asgja ma pak\u2026. Zgjedhjet u gjykuen \u2018t\u00eb vjedhuna\u2019. Vendi p\u00ebrfundoi me nji Parlament n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Ekzekutivit, dhe t\u00eb nji sistemi gjyq\u00ebsor thell\u00ebsisht t\u00eb korruptuem\u2026. Nji nga t\u00eb metat politike q\u00eb v\u00ebrejm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri asht\u00eb moskok\u00eb\u00e7arja p\u00ebr k\u00ebshillimet q\u00eb vijn\u00eb nga qeveri dhe miq t\u00eb jasht\u00ebm. Asht\u00eb nji meturin\u00eb e propagand\u00ebs s\u00eb kaluemes komuniste dhe asht\u00eb e damshme\u2026. Un\u00eb mendoj se sugjerimi i Departamentit t\u00eb Shtetit q\u00eb t\u00eb mbahen zgjedhjet, pavar\u00ebsisht nga manipulimet e ekzekutivit, nuk ka qen\u00eb ma i preferuemi dhe propozimi i Presidentit I. Meta me shtye zgjedhjet deri m\u00eb 13 tetor 2019 me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shfryt\u00ebzohet kjo periudh\u00eb kohe p\u00ebr negociata n\u00eb nji atmosfer\u00eb ma t\u00eb mir\u00eb, ka qen\u00eb logjik\u2026<\/p>\n<p>Gjykimi i ambasadores franceze, Mme Vasak \u201c \u2026duhet ta dini se ky popull, qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi, meritojn\u00eb nji zgjidhje t\u00eb arsyeshme\u201d asht\u00eb i mir\u00ebpritun. P\u00ebrball\u00eb rrezikut t\u00eb nji sistemi njipartiak, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00ebn ekzistenciale me pas\u00eb nji parti politike t\u00eb dyt\u00eb me q\u00ebllim\u00a0t\u00eb pengoj\u00eb vendosjen formale t\u00eb nji sistemi politik njipartiak\u2026..<\/p>\n<p>Me shum\u00eb rand\u00ebsi asht\u00eb humbja e shpres\u00ebs n\u00eb popullsin\u00eb p\u00ebr nji t\u00eb ardhme ma t\u00eb mir\u00eb. Sot, jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nji kapitulli t\u00eb err\u00ebt n\u00eb historin\u00eb e vendit ton\u00eb, me eveniment t\u00eb rreziksh\u00ebm e t\u00eb pakontrolluesh\u00ebm n\u00eb nji vend q\u00eb dominohet nga ekzekutivi, i cili nuk njeh as rregullat politike, as p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb morale. Sot jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb dominimit t\u00eb vendit nga element\u00eb neokomunist\u00eb q\u00eb luftojn\u00eb me mbajt\u00eb pushtetin absolut, nd\u00ebrsa shumica e madhe e popullsis\u00eb ka hesht\u00eb\u2026.!<\/p>\n<p>\u2026\u2026Ambasadori Phillip Reeker, nd\/ Sekretari i Shtetit, deklaroi (n\u00eb Atlantic\u00a0Council, Uashington, D.C.) se \u2019\u2026 Shtetet e Bashkueme do t\u00eb vazhdojn\u00eb me inkurajue t\u00eb gjitha pal\u00ebt me bashk\u00ebpunue me institucionet shtetnore\u2026. N\u00ebse k\u00ebto institucione nuk kan\u00eb sukses n\u00eb funksionet e tyne, na rekomandojm\u00eb me ba p\u00ebrpjekje dhe me i ndryshue me mjetet konstitucionale q\u00eb Shqip\u00ebria ka\u2026\u2019. (Theksi im, SR.)<\/p>\n<p>Ky asht\u00eb nji sugjerim konkret dhe q\u00ebllimmir\u00eb, por ku jan\u00eb k\u00ebto \u2018institucione shtetnore\u2019? Prandej, nevoja p\u00ebr \u2018institucione t\u00eb besueshme shtetnore\u2019 asht\u00eb e nji rand\u00ebsie primare. M\u00eb lejoni t\u00eb paraqes sugjerimet q\u00eb vijojn\u00eb:<\/p>\n<p>1) Formimi i nji qeverie t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe teknike, me qellim:<\/p>\n<p>2) Me p\u00ebrpunue nji reform\u00eb t\u00eb re elektorale, dhe votime t\u00eb p\u00ebrgjithshme, t\u00eb lira, t\u00eb ndershme brenda 6 muejsh;<\/p>\n<p>3) Parlamenti i ri t\u00eb p\u00ebrmbaj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb spektrin politik t\u00eb vendit, si dhe t\u00eb formoj\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb preferueme, nji qeveri koalicioni p\u00ebr p\u00ebrgatitje t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Mbik\u00ebqyrja nd\u00ebrkomb\u00ebtare asht\u00eb e domosdoshme.<\/p>\n<p>Ambasador Kim:<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb disa nga k\u00ebndv\u00ebshtrimet e mia p\u00ebr vendlindjen time, Shqip\u00ebrin\u00eb sot! Shqip\u00ebria ju pret mbas nji mungese t\u00eb gjat\u00eb ambasadoriale. Pa dyshim, ju do t\u00eb jeni e mir\u00ebpritun, e nderueme, e respektueme dhe e ndigjueme prej tyne. Shqip\u00ebria, p\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet, asht\u00eb sot vendi ma pro Amerikan n\u00eb Europ\u00eb. Me k\u00ebte let\u00ebr, sot, un\u00eb d\u00ebshiroj me shpreh\u00eb konfidenc\u00ebn time t\u00eb plot\u00eb n\u00eb profesionalizmin tuej dhe n\u00eb eksperienc\u00ebn e gjat\u00eb diplomatike tuej\u00ebn. Kam \u00e7do arsye me besue se me p\u00ebrpjekjet e jueja do t\u00eb dilni me sukses n\u00eb gjetjen e nji zgjidhje t\u00eb arsyeshme p\u00ebr problemet e vet\u00ebkrijueme n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Miliona sy jan\u00eb drejtue sot kah ju,\u00a0n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb filloni misionin tuej diplomatik n\u00eb Shqip\u00ebri. Na, t\u00eb gjith\u00eb, do t\u00eb lutemi p\u00ebr suksesin tuej.<\/p>\n<p>Me nderime, Sami Repishti, Ph.D.<\/p>\n<p>* Autori asht\u00eb pedagog n\u00eb pension; ish-i burgosun politik (1946-\u201856) dhe aktivist p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ridgefield, CT. \u2013 Njiqind e gjasht\u00eb vjet ma par\u00eb, poeti i madh At Gjergj Fishta, i zhg\u00ebnjyem thell\u00eb nga grindjet dhe mosmarr\u00ebveshjet n\u00eb mes shqiptar\u00ebve, theu betimin e marrun, e shkroi k\u00ebto rreshta: 1913 -\u201dO Per\u00ebndi! A ndjeve?\/ Trath\u00ebtar\u00ebt na lan\u00eb pa atdhe\/E Ti gjuen me rrfe, lisat\/ Nep\u00ebr male kot!\u201d (Drama \u201cJuda Makabe\u201d, 1920) [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":85291,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103814","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103814","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103814"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103814\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/85291"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103814"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103814"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103814"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}