{"id":103827,"date":"2019-08-28T18:40:27","date_gmt":"2019-08-28T16:40:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103827"},"modified":"2019-08-28T17:12:04","modified_gmt":"2019-08-28T15:12:04","slug":"osmani-luften-me-serbine-e-kemi-fituar-me-mencuri-dhe-me-miq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/osmani-luften-me-serbine-e-kemi-fituar-me-mencuri-dhe-me-miq\/","title":{"rendered":"Osmani: Luft\u00ebn me Serbin\u00eb e kemi fituar me men\u00e7uri dhe me miq"},"content":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se opozita e deritashme duhet t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e re pas zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Osmani tha se l\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e sheh si partner t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme, e cila sipas saj, sfidat q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me bisedimet me Serbin\u00eb do t\u2019i trajtoj\u00eb ndryshe nga e kaluara, duke ruajtur partneritetin me aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zonja Osmani, jeni kandidatja e par\u00eb grua p\u00ebr postin e kryeministres n\u00eb Kosov\u00eb. Si prisni se do t\u00eb ndikoj\u00eb ky fakt n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0Faleminderit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr interesimin dhe bashk\u00ebpunimin tuaj. P\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nder i posa\u00e7\u00ebm q\u00eb kam marr\u00eb p\u00ebrkrahjen unanime t\u00eb Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, pra edhe t\u00eb grave edhe t\u00eb burrave, t\u00eb gjith\u00eb brezave, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve q\u00eb p\u00ebr tri dekada me radh\u00eb me p\u00ebrkushtim t\u00eb madh e kan\u00eb ngritur LDK-n\u00eb, por mbi t\u00eb gjitha e kan\u00eb nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku shtetin e Kosov\u00ebs. Ashtu si\u00e7 e ka shkruar historin\u00eb e Kosov\u00ebs LDK-ja n\u00eb k\u00ebto tridhjet\u00eb vite, po e b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb tani duke dh\u00ebn\u00eb shembull jo vet\u00ebm t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb sektor\u00eb tjer\u00eb, por t\u00eb barazis\u00eb n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb politik. Un\u00eb jam jo vet\u00ebm e lumtur, por ndjej p\u00ebrgjegj\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besim q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs dhe ashtu si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb kur jam propozuar nga kryesia e LDK-s\u00eb, jam e bindur q\u00eb tash e tutje grat\u00eb dhe vajzat e Kosov\u00ebs nuk do t\u00eb ndihen m\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb z\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, por jo vet\u00ebm ato, secili qytetar i Kosov\u00ebs do t\u00eb gjej\u00eb z\u00ebrin e vet dhe do t\u00eb ndihet i p\u00ebrfaq\u00ebsuar, do t\u00eb ndihet krenar n\u00eb pun\u00ebt q\u00eb do t\u2019i b\u00ebj\u00eb qeveria e ardhshme e udh\u00ebhequr nga LDK-ja.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Zonja Osmani, derisa disa parti politike tashm\u00eb kan\u00eb krijuar koalicionet e tyre parazgjedhore, ju, PDK dhe VV ende nuk e keni b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. A do t\u00eb garoj\u00eb LDK-ja p\u00ebrfundimisht e vetme n\u00eb zgjedhje?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0Tani kjo ka qen\u00eb nj\u00eb preferenc\u00eb e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb LDK-s\u00eb q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen n\u00eb k\u00ebshillin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, ne besojm\u00eb q\u00eb ndryshimi i madh n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet bashk\u00ebpunimit, prandaj edhe sot n\u00eb k\u00ebshillin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm kemi marr\u00eb dy vendime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Hapi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb unanimisht kemi vendosur q\u00eb t\u00eb mbyllim \u00e7do mund\u00ebsi bashk\u00ebpunimi me Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebr arsye t\u00eb shumta q\u00eb i kemi p\u00ebrmendur p\u00ebrgjat\u00eb viteve dhe besoj nuk kemi nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrs\u00ebrisim sepse arsyet i din\u00eb edhe ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrtej politik\u00ebs, i ka kuptuar secili qytetar dhe e dyta; kemi vendosur q\u00eb ta autorizojm\u00eb kryetarin s\u00eb bashku me mua dhe n\u00ebnkryetarin e partis\u00eb, q\u00eb t\u00eb bisedojm\u00eb p\u00ebr koalicione parazgjedhore. N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb si\u00e7 e dini, interesimin e kemi t\u00eb bashk\u00ebpunojm\u00eb me L\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje sepse ka nj\u00eb koh\u00eb sidomos shkaku i bashk\u00ebpunimit ton\u00eb n\u00eb parlament, q\u00eb jemi t\u00eb bindur q\u00eb opozita e tanishme duhet t\u00eb jet\u00eb qeveria e ardhshme, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb n\u00eb esenc\u00eb dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive q\u00eb t\u00eb \u00e7\u2019kapim shtetin nga niveli i lart\u00eb i krimit dhe korrupsionit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm pastaj n\u00eb secil\u00ebn fush\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb zhvillimit, qoft\u00eb ai zhvillimi ekonomik, qoft\u00eb investimi n\u00eb sektor si\u00e7 jan\u00eb arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia dhe q\u00eb duhet t\u00eb prioritizohen, qoft\u00eb p\u00ebr evropianizimin e Kosov\u00ebs, pra hapjen e Kosov\u00ebs dhe suksesin e Kosov\u00ebs n\u00eb rrug\u00ebn e integrimit euro atlantik jo vet\u00ebm n\u00eb retorik\u00eb por edhe n\u00eb veprime konkrete. Pra, ne e kemi ftuar Vet\u00ebvendosjen q\u00eb t\u00eb na bashkohen n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb ndryshimit historik q\u00eb po e pret Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Megjithat\u00eb, po ashtu ka pasur vendim unanim n\u00eb k\u00ebshillin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb qeveria patjet\u00ebr duhet t\u00eb drejtohet nga LDK-ja, jo vet\u00ebm shkaku i p\u00ebrvoj\u00ebs n\u00eb qeverisje, por edhe p\u00ebr shum\u00eb arsye t\u00eb tjera t\u00eb cilat i kemi shtjelluar sot n\u00eb k\u00ebshillin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm. Bashk\u00ebpunimi mund t\u00eb ndodh\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ka respekt reciprok, vet\u00ebm n\u00ebse ka q\u00ebllime t\u00eb sinqerta dhe un\u00eb shpresoj shum\u00eb q\u00eb ashtu si\u00e7 e kemi d\u00ebshmuar k\u00ebto dy q\u00ebllime edhe sot n\u00eb k\u00ebshillin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm por edhe n\u00eb kontakte q\u00eb i ka pasur kryetari Mustafa m\u00eb her\u00ebt me kryetarin e Vet\u00ebvendosjes, ashtu presim q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoj edhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, pra t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb edhe n\u00eb vep\u00ebr jo vet\u00ebm n\u00eb fjal\u00eb. N\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb, ne jemi t\u00eb bindur q\u00eb LDK-ja \u00ebsht\u00eb fituese e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme, q\u00eb s\u00eb bashku do t\u00eb shkruajm\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb nj\u00eb historie m\u00eb t\u00eb ndritshme ku qytetar\u00ebt do ta gjejn\u00eb shpres\u00ebn por edhe perspektiv\u00ebn e tyre dhe nuk do ta shohin at\u00eb vet\u00ebm jasht\u00eb vendit e t\u00eb shohin se si t\u00eb ikin nga ky vend. Tash t\u00eb shohim. Kan\u00eb mbetur edhe tri dit\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht p\u00ebr t\u00eb pasur diskutime t\u00eb sinqerta, por pavar\u00ebsisht epilogut, n\u00eb \u00e7do formul\u00eb ne e shohim LDK-n\u00eb si fituese edhe n\u00ebse shkojm\u00eb si t\u00eb vet\u00ebm. Por natyrisht edhe n\u00ebse shkojm\u00eb n\u00eb koalicion edhe aty besoj q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet ndryshimi i madh. Nj\u00eb gj\u00eb duhet ta themi pa ekuivok dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb e kam th\u00ebn\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn ende pa qen\u00eb e nominuar p\u00ebr kryeministre nga partia ime, q\u00eb e shohim Vet\u00ebvendosjen si partner t\u00eb pa kontestuesh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme dhe prandaj edhe ata duhet ta ken\u00eb k\u00ebt\u00eb parasysh, gjithsesi duke respektuar faktin q\u00eb LDK-ja \u00ebsht\u00eb partia m\u00eb e madhe n\u00eb vend jo vet\u00ebm n\u00eb sondazhe por e d\u00ebshmuar edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit, edhe me vota t\u00eb asambles\u00eb komunale edhe me komunat q\u00eb i kemi fituar dhe jam e bindur q\u00eb k\u00ebt\u00eb do ta d\u00ebshmojm\u00eb s\u00ebrish. Ka ardhur koha q\u00eb veprimet tona t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej fjal\u00ebve dhe t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime q\u00eb jan\u00eb konform pritjeve t\u00eb qytetar\u00ebve. N\u00eb rrethana t\u00eb tjera natyrisht ne si LDK shkojm\u00eb vet q\u00eb ishte po ashtu disponim i madh i k\u00ebshillit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, i fitojm\u00eb zgjedhjet por pas fitores s\u00eb zgjedhjeve, natyrisht q\u00eb e ftojm\u00eb Vet\u00ebvendosjen q\u00eb t\u00eb qeverisin bashk\u00eb me ne.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>A \u00ebsht\u00eb diskutuar nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb qeverisni me rotacion me l\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb folur s\u00eb fundmi p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0K\u00ebt\u00eb nuk e kemi diskutuar n\u00eb K\u00ebshillin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm, nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb till\u00eb, mir\u00ebpo n\u00eb takimin me Vet\u00ebvendosjen ka pas diskutime p\u00ebr nj\u00eb qeveri, p\u00ebr nj\u00eb lloj marr\u00ebveshje kat\u00ebr plus kat\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb n\u00ebnkuptonte q\u00eb nj\u00eb parti t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb kat\u00ebr vitet e para, por q\u00eb ka bashk\u00ebpunim pastaj edhe p\u00ebr kat\u00ebr vitet e ardhshme t\u00eb udh\u00ebhequra nga partia tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, ky ka qen\u00eb vet\u00ebm propozim nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka nj\u00eb dakordim ose diskutim n\u00eb detaje t\u00eb propozimeve t\u00eb tilla. Si\u00e7 e thash, ne duhet t\u00eb diskutojm\u00eb shum\u00eb m\u00eb seriozisht dhe m\u00eb intensivisht k\u00ebto tri dit\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur para 30 gushtit dhe t\u00eb vendosim p\u00ebrfundimisht n\u00eb qoft\u00eb se koalicioni parazgjedhor \u00ebsht\u00eb i mundsh\u00ebm. Edhe n\u00ebse ajo nuk arrihet, un\u00eb nuk e shoh tragjike. Prap\u00eb se prap\u00eb n\u00eb qeverin\u00eb e ardhshme i shoh k\u00ebto dy parti gjithnj\u00eb n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Lidhjes Demokratike dhe besoj q\u00eb do t\u00eb japim nj\u00eb shembull t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb sinqert\u00eb n\u00eb qeveri ku partner\u00ebt nuk e luftojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin, ku partner\u00ebt nuk i ngulin thik\u00ebn n\u00eb shpin\u00eb partnerit, ku partner\u00ebt nuk i organizojn\u00eb mocion mosbesimi nj\u00ebri tjetrit dhe ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shembull jasht\u00ebzakonisht i mir\u00eb ku do t\u00eb kthehet ajo klima e mir\u00ebbesimit, jo vet\u00ebm brenda institucioneve por edhe para qytetar\u00ebve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:<\/strong>\u00a0Sa i takon koalicioneve paszgjedhore, fol\u00ebt p\u00ebr l\u00ebvizjen Vet\u00ebvendosje q\u00eb do t\u00eb mbeteni t\u00eb hapur n\u00ebse nuk arrihet koalicion parazgjedhor, por me partit\u00eb tjera me k\u00ebnd mendoni q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebpunoni dhe gjithsesi a keni vija t\u00eb kuqe t\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebs partie, e p\u00ebrmend\u00ebt Partin\u00eb Demokratike, por di\u00e7ka jasht\u00eb saj?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0Tash nj\u00eb vendim sot e kemi marr, nj\u00eb vendim si\u00e7 e thash unanim q\u00eb as t\u00eb mos diskutohet me PDK-n\u00eb p\u00ebr tema t\u00eb tilla pra nj\u00eb koalicion me PDK-n\u00eb absolutisht nuk do t\u00eb ndodh dhe \u00ebsht\u00eb i pamundur p\u00ebr rrethana t\u00eb shumta. Kurse sa i p\u00ebrket partive tjera, p\u00ebr derisa ne e shohim Vet\u00ebvendosjen si partner kryesor\u00eb pas zgjedhjeve bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb partner ne do t\u00eb ulemi bashk\u00eb dhe do t\u00eb shohim se sa \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb ftojm\u00eb edhe partit\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb vogla n\u00eb koalicionin ton\u00eb. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb q\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrforcuar koalicionin meqen\u00ebse do t\u00eb merremi me sfida jasht\u00ebzakonisht t\u00eb m\u00ebdha, si\u00e7 e thash q\u00eb prioritet do t\u00eb ket\u00eb luftimin e krimit dhe korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, pastaj e kemi edhe sfid\u00ebn e p\u00ebrmbylljes s\u00eb dialogut final me Serbin\u00eb, sfid\u00ebn e zhvillimit ekonomik sepse papun\u00ebsia mbetet problem themelor me t\u00eb cilin jan\u00eb t\u00eb preokupuar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe \u00e7\u00ebshtje tjera, k\u00ebto jan\u00eb tema q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb qeveri stabile, nj\u00eb qeveri t\u00eb fort\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb numra por edhe n\u00eb q\u00ebllimet dhe vizionet q\u00eb i ka. Prandaj n\u00eb qoft\u00eb se dy partner\u00ebt do ta shohin t\u00eb nevojshme mund t\u00eb ftojm\u00eb edhe ndonj\u00eb parti tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr ta fuqizuar edhe m\u00eb tej dhe p\u00ebr ta rritur unitetin brenda politik n\u00eb Kosov\u00eb, q\u00eb tema t\u00eb tilla t\u00eb kalohen m\u00eb leht\u00eb dhe me nj\u00eb unifikim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb spektrit politik.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Zonja Osmani, tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Serbin\u00eb ishin problemet kryesore t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb kaluar dhe e presin edhe qeverin\u00eb e re. N\u00ebse fitoni si do t\u2019i trajtoni k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0Tani kur i shohim matjet q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb opinion se \u00e7ka v\u00ebrtet\u00eb i preokupon qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs, asnj\u00ebher\u00eb nuk mund ta gjejm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tarif\u00ebs ose \u00e7\u00ebshtjen e dialogut. Gjithnj\u00eb vjen papun\u00ebsia, vjen luftimi i krimit dhe korrupsionit, \u00e7\u00ebshtje si\u00e7 \u00ebsht\u00eb liberalizimi i vizave, pra l\u00ebvizja e lir\u00eb e qytetar\u00ebve dhe deri tek arsimi dhe sh\u00ebndet\u00ebsia. Diku vet\u00ebm 5 deri n\u00eb 7 p\u00ebr qind t\u00eb qytetar\u00ebve interesohen tek tema e dialogut. Prandaj, edhe un\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dua q\u00eb nga sot t\u00eb filloj\u00eb q\u00eb t\u00eb kaloj\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak koh\u00eb te kjo tem\u00eb. Ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb q\u00eb LDK-ja do t\u00eb gjej\u00eb zgjidhjen m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e interesave shtet\u00ebrore t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. Q\u00eb nuk do t\u00eb merr vendime t\u00eb cilat mund t\u2019i sjellin LDK-s\u00eb vota, por d\u00ebm Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe q\u00eb assesi nuk do t\u00eb lejom\u00eb q\u00eb Kosova t\u00eb ndjehet m\u00eb e dob\u00ebt n\u00eb tavolin\u00eb me Serbin\u00eb. P\u00ebrkundrazi, dialogu me Serbin\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbyllet n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs, vet\u00ebm n\u00eb qoft\u00eb se veprojm\u00eb me men\u00e7uri. Luft\u00ebn me Serbin\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kemi fituar me muskuj. E kemi fituar gjithnj\u00eb me men\u00e7uri, duke krijuar miq, duke nd\u00ebrtuar miq\u00ebsi me shtetet m\u00eb t\u00eb fuqishme n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb cilat na kan\u00eb ndihmuar ta mbrojm\u00eb popullin e Kosov\u00ebs nga shfarosja dhe ta nd\u00ebrtojm\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs. Tani, p\u00ebr t\u00eb fuqizuar subjektivitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb shtetit ton\u00eb, ne duhet t\u2019i kemi k\u00ebta miq n\u00eb krahun e djatht\u00eb dhe n\u00eb krahun e majt\u00eb dhe t\u00eb ecim bashk\u00eb me ta. E jo t\u00eb shkat\u00ebrrojm\u00eb miq\u00ebsit\u00eb me k\u00ebto shtete dhe t\u2019i shohim ato si nj\u00eb d\u00ebm t\u00eb vog\u00ebl kolateral. N\u00eb fakt, miq\u00ebsia me Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe evropianizimi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje ekzistenciale p\u00ebr Republik\u00ebn ton\u00eb. Nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u2019i l\u00ebsh t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb apo t\u00eb tret\u00eb. Jan\u00eb ekzistenciale. E kemi nd\u00ebrtuar k\u00ebt\u00eb shtet bashke m\u00eb ta dhe do ta zhvillojm\u00eb bashk\u00eb me ta. Ne absolutisht nuk e heqim tarif\u00ebn pa u siguruar q\u00eb Serbia do t\u00eb filloj\u00eb ta respektoj\u00eb Kosov\u00ebn, do t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb fushat\u00ebn e vet t\u00eb \u00e7njohjeve. Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, ajo q\u00eb e ka menduar LDK-ja dhe jemi duke e th\u00ebn\u00eb tash e nj\u00eb vit, \u00ebsht\u00eb q\u00eb Serbia meriton reciprocitet t\u00eb plot\u00eb. Dhe kur ju i d\u00ebgjoni njer\u00ebzit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ish kryeministrin (Ramush) Haradinaj, kur i d\u00ebgjoni duke th\u00ebn\u00eb se masa e reciprocitetit \u00ebsht\u00eb m\u00eb e but\u00eb sesa tarifa prej 100 p\u00ebr qind, tregon q\u00eb nuk kan\u00eb njohuri as elementare p\u00ebr k\u00ebto masa ekonomike t\u00eb cilat pastaj kan\u00eb efekt edhe n\u00eb raportet tjera edhe n\u00eb raportet politike. Sepse, reciprociteti i plot\u00eb, p\u00ebr cilindo q\u00eb i njeh raportet tregtare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr cilindo q\u00eb i njeh t\u00eb gjitha barrierat jotarifore q\u00eb i ka vendosur Serbia Kosov\u00ebs, p\u00ebr cilindo q\u00eb e di se \u00e7far\u00eb bllokade kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb bizneset tona, \u00e7far\u00eb bllokada kan\u00eb pasur dhe kan\u00eb qytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb l\u00ebvizin n\u00ebp\u00ebrmjet kufirit Kosov\u00eb-Serbi, pritjet q\u00eb i kan\u00eb dhe \u00e7do problem tjet\u00ebr q\u00eb na ka shkaktuar Serbia, e sheh q\u00eb n\u00eb fakt masa e plot\u00eb e reciprocitetit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb efektive, do t\u00eb mund t\u00eb argumentohej shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb para komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe n\u00eb ve\u00e7anti shteteve q\u00eb na p\u00ebrkrahin dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb ishte shum\u00eb m\u00eb e ashp\u00ebr n\u00eb raport me Serbin\u00eb, sesa tarifa 100 p\u00ebr qind. Por, kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ne vijm\u00eb n\u00eb pushtet dhe e heqim tarif\u00ebn. Assesi. Ne do t\u00eb merremi me tarif\u00ebn n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Republika e Kosov\u00ebs t\u00eb fitoj\u00eb nga kjo situat\u00eb dhe ju siguroj q\u00eb do t\u00eb kemi ide kreative, por mbi t\u00eb gjitha, sic e thash\u00eb, m\u00eb maturi, men\u00e7uri dhe me miqt\u00eb tan\u00eb. Dhe me miqt\u00eb tan\u00eb, do t\u00eb marrim nj\u00eb vendim n\u00eb interes t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs:\u00a0<\/strong>Problemet, q\u00eb i p\u00ebrmend\u00ebt, si papun\u00ebsia, varf\u00ebria e korrupsioni kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb Kosov\u00eb dhe qasja ndaj tyre ka shkaktuar, sipas matjeve t\u00eb organizatave t\u00eb ndryshme, shkall\u00eb t\u00eb ult\u00eb t\u00eb besimit t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb institucionet e vendit. Si mendoni ta riktheni besimin e tyre?<\/p>\n<p><strong>Vjosa Osmani:<\/strong>\u00a0Tani jo vet\u00ebm shkaku i gabimit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak q\u00eb qeveria e PAN-it me partner\u00ebt tjer\u00eb, kan\u00eb d\u00ebshmuar se nuk kan\u00eb mentalitet qeveris\u00ebs se zhvillimor, por kan\u00eb mentalitet pla\u00e7kit\u00ebs, n\u00eb raport me Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs, n\u00eb raport me shtetin, n\u00eb raport me buxhetin e shtetit, por po ashtu se kemi d\u00ebshmuar edhe p\u00ebrgjat\u00eb qeverisjes s\u00eb LDK-s\u00eb m\u00eb her\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebto 20 vite, q\u00eb kemi largpam\u00ebsin\u00eb, kemi vizionin dhe mbi t\u00eb gjitha kemi kuadrot jo vet\u00ebm profesionale por d\u00ebshmuara edhe politikisht dhe me besimin e kredibilitetin qytetar, q\u00eb ta udh\u00ebheqin k\u00ebt\u00eb vend dhe ta drejtojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jam e bindur se do t\u00eb rikthehet jo vet\u00ebm primati i LDK-s\u00eb, por do t\u00eb rikthehet fokusi tek qytetari. Pra, p\u00ebrgjat\u00eb viteve, partit\u00eb q\u00eb sidomos tash dy vitet e fundit ishin n\u00eb pushtet arrit\u00ebn q\u00eb Republik\u00ebn e Kosov\u00ebs ta portretizojn\u00eb n\u00eb dokumentet e Bashkimit Evropian si shtet t\u00eb kapur. Pra, kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb retorik\u00eb opozitare q\u00eb po e d\u00ebgjoni tani. \u00cbsht\u00eb dokument i BE-s\u00eb, ku Kosova cil\u00ebsohet si shtet me elemente t\u00eb kapjes p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjes s\u00eb organeve m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb qeveri apo figurave, me elemente t\u00eb krimit dhe korrupsionit. Dhe kur BE-ja e sheh si t\u00eb till\u00eb Kosov\u00ebn, ne nuk mund t\u00eb shohim progres n\u00eb asnj\u00eb fush\u00eb. As n\u00eb zhvillim ekonomik, as t\u00eb l\u00ebvizja e lir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb bllokuar pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre arsyeve, e as investim n\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb. Pra, nuk mund t\u00eb shohim zhvillim p\u00ebrderisa p\u00ebrgjysmohet buxheti p\u00ebr arsim, p\u00ebrderisa universitete publike i ngjasojn\u00eb nj\u00eb lige t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb t\u00eb partive politike, derisa njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgatitur t\u00eb k\u00ebtij vendi, b\u00ebhen brenda nat\u00ebs doktor\u00eb shkence dhe tentojn\u00eb t\u2019i edukojn\u00eb gjeneratat e ardhshme, at\u00ebher\u00eb natyrisht as q\u00eb mund t\u00eb presim q\u00eb t\u00eb merremi seriozisht jasht\u00eb kufijve tan\u00eb, madje as n\u00eb rajonin ton\u00eb. E l\u00ebre m\u00eb n\u00eb Bruksel Washington, Lond\u00ebr e Berlin. Pra, ka ardh\u00eb koha q\u00eb qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs t\u00eb krenohen me lider\u00ebt q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb ata dhe jo t\u00eb turp\u00ebrohen, si\u00e7 ka ndodhur p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre dy viteve dhe p\u00ebrgjat\u00eb shum\u00eb viteve q\u00eb ka qeverisur PDK. Do t\u2019i japim fund me njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb i ka ky vend dhe ata jam shum\u00eb e lumtur dhe shum\u00eb krenare q\u00eb e kan\u00eb gjetur sht\u00ebpin\u00eb e tyre politike n\u00eb LDK.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vjosa Osmani, kandidate e Lidhjes Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr postin e kryeministres, tha n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs se opozita e deritashme duhet t\u00eb formoj\u00eb qeverin\u00eb e re pas zgjedhjeve t\u00eb 6 tetorit p\u00ebr ta ndryshuar gjendjen n\u00eb vend. Osmani tha se l\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje e sheh si partner t\u00eb padiskutuesh\u00ebm n\u00eb qeverin\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":103828,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,2],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103827","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-rajoni"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103827","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103827"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103827\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103828"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103827"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103827"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103827"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}