{"id":103996,"date":"2019-08-30T11:14:12","date_gmt":"2019-08-30T09:14:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=103996"},"modified":"2019-08-30T11:14:12","modified_gmt":"2019-08-30T09:14:12","slug":"pune-e-rende-uri-etje-dhe-mizori-policesh-jeta-e-te-burgosurve-ne-kampet-e-punes-ne-shqiperine-komuniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pune-e-rende-uri-etje-dhe-mizori-policesh-jeta-e-te-burgosurve-ne-kampet-e-punes-ne-shqiperine-komuniste\/","title":{"rendered":"Pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, uri, etje dhe mizori polic\u00ebsh\u2026 jeta e t\u00eb burgosurve n\u00eb kampet e pun\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb komuniste"},"content":{"rendered":"<p><em>Pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, uri, etje dhe mizori polic\u00ebsh\u2026 kjo ishte jeta e t\u00eb burgosurve n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar. Arshi Pipa zbulon n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori vuajtjen e t\u00eb pafajshm\u00ebve, shtaz\u00ebrin\u00eb e polic\u00ebve dhe bashk\u00ebpunimin me ta t\u00eb disa t\u00eb burgosurve.<\/em><\/p>\n<p><strong>Nga Arshi Pipa<\/strong><\/p>\n<p>At\u00eb dit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb korrikut, ishte shum\u00eb nxeht\u00eb. Dielli digjte si asnj\u00ebher\u00eb, duke e p\u00ebrmbytur k\u00ebnet\u00ebn me nj\u00eb drit\u00eb verbuese. Balta e njom\u00eb e kanalit shndriste si antracit.<\/p>\n<p>Nikoll\u00ebn e kishte marr\u00eb etja, po n\u00eb pagur\u00eb s\u2019kishte mbetur asnj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb; e m\u00eb e keqja ishte se nuk kishte asnj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta mbushur s\u00ebrish. Askush nuk kishte kaluar at\u00eb dit\u00eb nga kanali p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb uj\u00eb t\u00eb pijsh\u00ebm. Nuk ishte hera e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb si kjo, furnizimi me uj\u00eb, lihej pas dore. Po t\u00eb kishte qen\u00eb nga ana tjet\u00ebr e kanalit, ku njer\u00ebzit punonin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb that\u00eb, do t\u00eb kishte g\u00ebrmuar nj\u00eb grop\u00ebz t\u00eb vog\u00ebl sa p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb ujin q\u00eb do t\u00eb dilte n\u00eb fund. Uji do t\u00eb kishte qen\u00eb i p\u00ebshtir\u00eb, disi i njelm\u00ebt e me duhm\u00eb kalb\u00ebsire e do t\u2019i r\u00ebndonte n\u00eb stomak si plumb i shkrir\u00eb, por megjithat\u00eb do t\u2019ia kishte leht\u00ebsuar disi etjen torturuese. Nikolla e la lopat\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast. Fshiu djers\u00ebn nga balli, e u kthye nga Mukoja-shoku q\u00eb punonte n\u00eb krah-p\u00ebr ta pyetur n\u00ebse kishte ndonj\u00eb pik\u00eb uj\u00eb n\u00eb pagur\u00eb. Tjetri u kthye i habitur: \u201cE ku ta marr ujin? Apo mos mendon se dielli m\u00eb mban me hat\u00ebr?\u201d Pastaj vazhdoi me shpoti: \u201cTi t\u00eb pakt\u00ebn je n\u00eb balt\u00eb deri n\u00eb fyt, tamam si ata buajt n\u00eb katundin t\u00ebnd. Pa provo t\u00eb zhg\u00ebrryhesh pak si ata. T\u00eb siguroj se do t\u00eb ta kaloj\u00eb etjen.\u201d<\/p>\n<p>Pasoi e qeshura ther\u00ebse e Mukos. Nikolla e dinte se Mukoja kishte uj\u00eb. E dinte se kishte, sepse e kishte par\u00eb t\u00eb vidhte ujin e limanit kur e mor\u00ebn rojet. E dinte edhe se Mukoja s\u2019ishte soji i njeriut q\u00eb ndihmonte shokun n\u00eb hall dhe u pendua q\u00eb i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb. Mukoja sapo kishte mbaruar s\u00eb qeshuri kur pas shpin\u00ebs s\u00eb tyre u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb tjet\u00ebr: \u201cM\u00eb duket se e paske me qejf t\u00eb zhg\u00ebrryhesh si buall!\u201d Nikolla ktheu kok\u00ebn andej nga erdhi z\u00ebri; e njohu menj\u00ebher\u00eb. Ishte z\u00ebri i rreshterit Zija, nj\u00eb nga rojet m\u00eb t\u00eb egra t\u00eb kampit. Ai po rrinte pak hapa pas tyre, n\u00eb zgrip t\u00eb kanalit. T\u00eb burgosurit nuk ia kishin d\u00ebgjuar hapat p\u00ebr shkak t\u00eb zhurm\u00ebs s\u00eb karrocave t\u00eb dor\u00ebs, q\u00eb hiqnin balt\u00ebn nga kanali. Po sillte n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb dru, t\u00eb trash\u00eb e gjith\u00eb nyje q\u00eb duhet ta kishte marr\u00eb n\u00eb kuzhin\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cTi bir bushtre \u00e7\u2019ke q\u00eb merresh me llafe, e s\u2019b\u00ebn pun\u00ebn! -i ul\u00ebriu Mukos. -Pse t\u00eb kemi v\u00ebn\u00eb k\u00ebtu? T\u00eb punosh apo t\u00eb zbardh\u00ebsh dh\u00ebmb\u00ebt? Ec k\u00ebtu shpejt!\u201d<\/p>\n<p>Mukoja shpejtoi p\u00ebrmes mo\u00e7alit dhe q\u00ebndroi para k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb roj\u00ebs. Lopat\u00ebn e kishte shtr\u00ebnguar me t\u00eb dy duart. Nuk guxonte t\u00eb ngrinte kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb takuar v\u00ebshtrimin mizor t\u00eb roj\u00ebs. Z\u00ebri i tij tani u b\u00eb m\u00eb i ashp\u00ebr. \u201cMe sa shoh dashke t\u00eb na sabotosh e t\u00eb mos i l\u00ebsh njer\u00ebzit t\u00eb b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn. Shakaxhi i madh ti! Pa eja pak k\u00ebtu; t\u00eb m\u00ebsoj un\u00eb si b\u00ebhet shaka!\u201d Ngriti krahun dhe i hyri n\u00eb dajak-ku mundi e sa mundi n\u00eb shpin\u00eb, krah\u00eb e shpatulla. Mukoja ishte mbledhur si k\u00ebrmill e nuk l\u00ebvizte. U d\u00ebgjua nj\u00eb \u201ckrrak\u201d i fort\u00eb, si di\u00e7ka q\u00eb thyhet. Roja pushoi e pa p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast drurin e thyer p\u00ebr gjysm\u00eb; pastaj e flaku tutje dhe i hyri n\u00eb shkelma trupit t\u00eb b\u00ebr\u00eb kruspull, q\u00eb i dergjej para k\u00ebmb\u00ebve. M\u00eb n\u00eb fund u lodh dhe e la aty t\u00eb ndragur n\u00eb balt\u00eb. \u201cHidheni n\u00eb uj\u00eb\u201d,-tha rreshteri duke dihatur. Dy t\u00eb burgosur lan\u00eb pun\u00ebn n\u00eb kanal dhe u nis\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zbatuar urdhrin. Nikolla nuk l\u00ebvizi edhe pse ishte m\u00eb af\u00ebr se t\u00eb gjith\u00eb. Rreshteri e shikoi me inat. \u201cHajde, tunduni mor kodosh\u00eb\u201d,-iu kthye dy t\u00eb burgosurve. \u201cKapeni p\u00ebr zhelesh e hidheni n\u00eb uj\u00eb k\u00ebt\u00eb derr.\u201d Mukoja q\u00eb i kishte r\u00ebn\u00eb zalia, erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vete nga kontakti i beft\u00eb me ujin. U \u00e7ua n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me zor duke u munduar t\u00eb marr\u00eb frym\u00eb, po nuk u mbajt dot e u plas n\u00eb lluc\u00eb. U \u00e7ua p\u00ebrs\u00ebri dhe filloi t\u00eb zvarritej k\u00ebmbadoras p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kanali. \u201cMos e lini t\u00eb dal\u00eb qenin. Zhyteni brenda!\u201d Nj\u00eb person i tret\u00eb, iu afrua Mukos s\u00eb shkret\u00eb. Nikolla e njihte mir\u00eb edhe pse nuk e kishte n\u00eb skuad\u00ebr. Ky ishte nj\u00eb hajdut i hurit e i litarit, q\u00eb quhej Vojo e mesa dukej e kishte ndjekur pas rreshterin. Ai m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb i kishte ndihmuar rojet n\u00eb trillet e tyre t\u00eb p\u00ebrbindshme. Duke dal\u00eb vullnetar p\u00ebr t\u2019i zbatuar. Mori nj\u00eb lopat\u00eb dhe ia veshi Mukos fytyr\u00ebs, duke e plasur disa metra tutje n\u00eb kanal-n\u00ebn t\u00eb qeshur\u00ebn histerike t\u00eb rreshterit. Vojoja merrte balt\u00eb me lopat\u00eb e ia hidhte Mukos sip\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos e lan\u00eb me dal\u00eb. Rreshteri po shqyhej s\u00eb qeshuri. \u201cHahaha! E si the m\u00eb par\u00eb, si the?\u201d Si buall \u00eb\u00eb\u00eb? Ja tek e kemi buallin. \u201d Pastaj u kthye nga shikuesit: \u201cJepini nj\u00eb dor\u00eb ju zuzar\u00eb, apo ju dhimbet?\u201d Mandej Nikolla q\u00eb s\u2019kishte b\u00ebzajtur deri at\u00ebher\u00eb, foli: \u201cMjaft m\u00eb se do ta mbyt\u00ebsh.\u201d Roja u kthye i \u00e7uditur: \u201cShiko, shiko. Pa na i vik\u00ebrka keq nj\u00ebrit.\u201d<\/p>\n<p>Nikolla s\u2019foli. \u201cPa eja pak k\u00ebtu.\u201d Z\u00ebri ishte i ul\u00ebt e i ftoht\u00eb. Plot lig\u00ebsi. Nikolla doli p\u00ebrpara ngadal\u00eb dhe e v\u00ebshtroi rreshterin drejt e n\u00eb sy. Rreshteri e hetoi pak n\u00eb heshtje. Pastaj ia veshi me sa fuqi pati, me grusht fytyr\u00ebs. Nikolla u l\u00ebkund, por nuk ra. Drejtoi trupin p\u00ebrs\u00ebri dhe vijoi ta shihte rreshterin drejt e n\u00eb sy, duke fshir\u00eb her\u00eb pas here gjakun q\u00eb i kullonte prej hund\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cShpejt n\u00eb kanal\u201d, -urdh\u00ebroi rreshteri duke k\u00ebrc\u00ebllit\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt! Nikolla u nis ngadal\u00eb e u zhyt deri n\u00eb mes. \u201cNdak aty! Futu krejt n\u00eb uj\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Nikolla u krodh n\u00eb uj\u00eb duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb vet\u00ebm kok\u00ebn e gjakosur.<\/p>\n<p>\u201cEdhe kok\u00ebn po t\u00eb them!\u201d<\/p>\n<p>I burgosuri zhyti kok\u00ebn, dhe e nxori pas pak. N\u00eb fytyr\u00eb i kullonte balt\u00eb e pist\u00eb e p\u00ebrzier me jarg\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPrap\u00eb!\u2026Prap\u00eb!\u2026Prap\u00eb!\u201d<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb rreshteri ul\u00ebrinte, Nikolla p\u00ebrs\u00ebriste t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn l\u00ebvizje si robot. M\u00eb n\u00eb fund rreshteri u m\u00ebrzit, sepse kjo i dukej tashm\u00eb jo si tortur\u00eb, po si teat\u00ebr kukullash.<\/p>\n<p>\u201cJepini tani nj\u00eb lopat\u00eb, q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb pun\u00ebn,-vazhdoi me ton t\u00eb zbutur,-e ta mbajn\u00eb mend mir\u00eb k\u00ebta dembel\u00eb, kryene\u00e7\u00eb e sabotator\u00eb, se k\u00ebshtu do ta p\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Pastaj u largua duke fishk\u00ebllyer n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb.<\/p>\n<p><em><strong>Marr\u00eb nga libri \u201cPremtimi i p\u00ebrmbushur\u201d me autor Gjon Sinishta.\/ Kujto.al<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pun\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, uri, etje dhe mizori polic\u00ebsh\u2026 kjo ishte jeta e t\u00eb burgosurve n\u00eb kampet e pun\u00ebs s\u00eb detyruar. Arshi Pipa zbulon n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori vuajtjen e t\u00eb pafajshm\u00ebve, shtaz\u00ebrin\u00eb e polic\u00ebve dhe bashk\u00ebpunimin me ta t\u00eb disa t\u00eb burgosurve. Nga Arshi Pipa At\u00eb dit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb korrikut, ishte shum\u00eb nxeht\u00eb. Dielli digjte [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":103997,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-103996","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103996","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=103996"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/103996\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/103997"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=103996"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=103996"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=103996"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}