{"id":104053,"date":"2019-08-30T15:11:05","date_gmt":"2019-08-30T13:11:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104053"},"modified":"2019-08-30T15:11:05","modified_gmt":"2019-08-30T13:11:05","slug":"me-31-gusht-2019-dita-e-pare-e-vitit-te-ri-hixhri-1441","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-31-gusht-2019-dita-e-pare-e-vitit-te-ri-hixhri-1441\/","title":{"rendered":"M\u00eb 31 gusht 2019, dita e par\u00eb e vitit t\u00eb ri Hixhri 1441"},"content":{"rendered":"<p>Komuniteti Mysliman njoftoi sot se nes\u00ebr m\u00eb 31 Gusht 2019 \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb e vitit t\u00eb ri Hixhri 1441. Hixhreti, shembull i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb muslimanit<\/p>\n<p>Muaji Muharrem Hixhri, sipas kalendarit H\u00ebnor sh\u00ebnon dhe muajin e par\u00eb t\u00eb tij. Por \u00e7do t\u00eb thot\u00eb Hixhri dhe cili \u00ebsht\u00eb vendi i tij n\u00eb Islam?<\/p>\n<p>Ja shpjegimi q\u00eb jep KMSH-ja:<\/p>\n<p>Viti Hixhri fillon me emigrimin e Hz. Muhamedit (a.s.) nga Meka n\u00eb Medine. Shum\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar t\u00eb Allahut (xh.sh.) kan\u00eb pasur hixhretin e tyre, si Ibrahimi, Musai, Jusufi, Isai (a.s.), etj. Hixhreti i ka rr\u00ebnj\u00ebt q\u00eb tek Ademi (a.s.) me zbritjen e tij n\u00eb tok\u00eb dhe vazhdon gjithashtu tek vet\u00eb jeta e njeriut, e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj hixhreti (emigrimi).<\/p>\n<p>Hixhreti i mysliman\u00ebve nga Meka n\u00eb Medine sh\u00ebnohet si nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb Islame.<\/p>\n<p>\u201cAta t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb, emigrojn\u00eb dhe luftojn\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e Allahut, edhe ata q\u00eb japin strehim dhe ndihmojn\u00eb, ata jan\u00eb me siguri besimtar\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr ata ka falje dhe shp\u00ebrblim fisnik.\u201d (Kur\u2019an, 8:74)<\/p>\n<p>Pejgamberi (a.s.) u detyrua t\u00eb braktis\u00eb vendlindjen, t\u00eb cil\u00ebn e kishte kapluar injoranca, pabesimi, dhuna dhe err\u00ebsira. K\u00ebshtu duhej t\u00eb gjendej nj\u00eb vend m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt Islami. Bashk\u00eb me Pejgamberin emigruan t\u00eb gjith\u00eb musliman\u00ebt, duke l\u00ebn\u00eb pas sht\u00ebpit\u00eb dhe pasurin\u00eb e tyre, p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm, besimin Islam. Ja kjo ishte sakrifica e tyre, q\u00eb nuk nd\u00ebrronin as mallin e pasurin\u00eb me Islamin. K\u00ebshtu q\u00eb emigrimi, hixhreti, paraqet kulmin e sprov\u00ebs dhe sakrific\u00ebs materiale.<\/p>\n<p>Hz. Muhamedi (a.s.) e zgjeroi edhe m\u00eb shum\u00eb nocionin e hixhretit edhe nga ana shpirt\u00ebrore, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cMuhaxhir (emigrant) \u00ebsht\u00eb kushdo q\u00eb braktis \u00e7do gj\u00eb q\u00eb e ka ndaluar Allahu dhe p\u00ebrqafon at\u00eb q\u00eb ka urdh\u00ebruar Ai.\u201d<\/p>\n<p>Emigrimi nga jeta me m\u00ebkate drejt asaj t\u00eb past\u00ebr morale, etike dhe fetare, ky ishte Hixhreti, emigrim tek bota e past\u00ebr materialo-shpirt\u00ebrore e Islamit. Gjurm\u00ebt q\u00eb la Hixhreti tek brezat e musliman\u00ebve jan\u00eb t\u00eb pashlyeshme. Sepse pik\u00ebrisht me hixhretin nis epoka e lavdishme e themelimit t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb Islame, e cila ishte e zhveshur nga paganizmi, idhujtaria, primitivizmi dhe injoranca.<\/p>\n<p>Me hixhretin bota hyri n\u00eb kontakt me val\u00ebn e re t\u00eb Islamit, i p\u00ebrfaq\u00ebsuar me madh\u00ebshtin\u00eb e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, i \u00e7liruar nga t\u00eb githa forcat e diskriminimit racor e klasor dhe me besimin n\u00eb nj\u00eb t\u00eb Vetmin Zot, Allahun (xh.sh.) me t\u00eb Cilin askush nuk \u00ebsht\u00eb i barabart\u00eb.<\/p>\n<p>Kultura Islame me hixhretin u b\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe e kompletuar, nd\u00ebrsa ngjarjet e lidhura me k\u00ebt\u00eb rast, do t\u00eb jet\u00eb burim frym\u00ebzimi p\u00ebr musliman\u00ebt, p\u00ebr harmoni reciproke dhe v\u00ebllaz\u00ebrim Islam.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht me hixhretin u ngrit dhe u zhvillua shteti Islam i bazuar n\u00eb Kur\u2019an dhe Sunet, i cili p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr e shp\u00ebrndau drejt\u00ebsin\u00eb Islame n\u00eb tre kontinente duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb fuqi kryesore shkencore e kulturore n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Ishte pik\u00ebrisht hixhreti q\u00eb Islamin e b\u00ebri faktor bot\u00ebror, ishte fillimi i nj\u00eb epoke t\u00eb re dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye u vendos q\u00eb kalendari Islam t\u00eb fillonte me k\u00ebt\u00eb epok\u00eb, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn fillon edhe m\u00ebvet\u00ebsia e musliman\u00ebve n\u00eb vendimmarrje dhe zbatim t\u00eb ligjeve hyjnore n\u00eb parametra shtet\u00ebror dhe zyrtar, duke b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur bashk\u00ebjetes\u00ebn midis kombeve t\u00eb ndrysh\u00ebm madje edhe t\u00eb feve t\u00eb ndryshme n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb shtetit, n\u00eb Medine.<\/p>\n<p>Historiani francez Lamartin do t\u00eb thoshte k\u00ebshtu: \u201cMuhamedi l\u00ebvizi nga vendi jo vet\u00ebm ushtrit\u00eb, ligjet, perandorit\u00eb, popullatat, dinastit\u00eb, por edhe miliona njer\u00ebz t\u00eb nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb njohur n\u00eb at\u00eb koh\u00eb; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ai l\u00ebvizi nga altaret, idhujt, idet\u00eb dhe shpirt\u00ebrat.\u201d<\/p>\n<p>Hixhreti \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb gjall\u00eb, asaj krijuese dhe q\u00eb shkon p\u00ebrpara, duke futur n\u00eb l\u00ebvizje \u00e7do mekaniz\u00ebm t\u00eb progresit dhe zhvillimit, duke l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb thella n\u00eb histori. Prandaj p\u00ebr \u00e7do musliman kalimi dhe hixhreti nga viti i kaluar n\u00eb vitin e ri hixhri, duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje e forcave dhe mendjes p\u00ebr t\u00eb shkuar drejt s\u00eb ardhmes t\u00eb sigurt\u00eb n\u00ebn gjurm\u00ebt e Profetit Muhamed (a.s.) dhe me zemrat e mbushura me dashurin\u00eb Hyjnore.<\/p>\n<p>Hixhreti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm material, por edhe shpirt\u00ebror, prandaj duke qen\u00eb i till\u00eb edhe ne duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb hixhret me veprat tona, nga ajo me gabime dhe gjynahe, drejt ideales, drejt bot\u00ebs s\u00eb past\u00ebr morale, duke l\u00ebn\u00eb pas vitet q\u00eb na shkuan si gjurm\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebse.<\/p>\n<p>Hixhreti ka lindur shtetin e par\u00eb t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb ligjeve dhe t\u00eb kushtetut\u00ebs, ka lindur burra shteti t\u00eb cil\u00ebt pasuan denj\u00ebsisht Profetin (a.s.), si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (r.a.).<\/p>\n<p>Viti i Ri Hixhri duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje e besimit n\u00eb zemrat tona, e aspiratave mbar\u00ebbot\u00ebrore dhe t\u00eb atyre kombtare shqiptare, p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn dhe m\u00eb t\u00eb dashur\u00ebn p\u00ebr Allahun (xh.sh.), p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebshtu premtimin q\u00eb i kemi dh\u00ebn\u00eb Zotit, duke p\u00ebrmbushur aspiratat tona si besimtar\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb musliman\u00eb, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu shembullin e njeriut ideal n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shek. XXI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komuniteti Mysliman njoftoi sot se nes\u00ebr m\u00eb 31 Gusht 2019 \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb e vitit t\u00eb ri Hixhri 1441. Hixhreti, shembull i rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb muslimanit Muaji Muharrem Hixhri, sipas kalendarit H\u00ebnor sh\u00ebnon dhe muajin e par\u00eb t\u00eb tij. Por \u00e7do t\u00eb thot\u00eb Hixhri dhe cili \u00ebsht\u00eb vendi i tij n\u00eb Islam? Ja shpjegimi q\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":104054,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,337,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104053","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kulture","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104053","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104053"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104053\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104054"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104053"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104053"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104053"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}