{"id":104226,"date":"2019-08-31T14:24:41","date_gmt":"2019-08-31T12:24:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104226"},"modified":"2019-08-31T14:24:41","modified_gmt":"2019-08-31T12:24:41","slug":"shqiptaret-jane-ne-ditet-me-te-zeza-balliu-numeron-arsyet-dhe-kryqezon-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shqiptaret-jane-ne-ditet-me-te-zeza-balliu-numeron-arsyet-dhe-kryqezon-ramen\/","title":{"rendered":"\u201cShqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb dit\u00ebt m\u00eb t\u00eb zeza\u201d: Balliu num\u00ebron arsyet dhe \u201ckryq\u00ebzon\u201d Ram\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Klevis Balliu thot\u00eb se shqiptar\u00ebt po jetojn\u00eb n\u00eb \u201cdit\u00eb t\u00eb zeza ekonomike\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faj\u00ebson \u00a0drejtp\u00ebrdrejt kryeministrin Edi Rama. Me nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u2018Facebook\u201d, Balliu rendit t\u00eb gjitha arsyet, t\u00eb cilat sipas tij e kan\u00eb \u00e7uar ekonomin\u00eb shqiptare drejt r\u00ebnies drastike.<\/p>\n<h2><strong>Postimi i Balliut:<\/strong><\/h2>\n<p>SISTEMI MONST\u00cbR Q\u00cb NGRITI EDI RAMA<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb sot m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb jan\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb zeza ekonomike, e kjo p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb ngritur nga Edi Rama, q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr vjedhjen e parave t\u00eb qytetar\u00ebve si dhe p\u00ebr kontrollin absolut t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb xhung\u00ebl krimi, ku banditi m\u00eb i eg\u00ebr dhe m\u00eb i fort\u00eb shp\u00ebrblehet nga sistemi me para dhe pozicione\u00a0shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb qytetar\u00ebt, problemet e t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshme, q\u00eb nga shembja e sht\u00ebpive, papun\u00ebsia apo kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb pun\u00ebs, p\u00ebr fare pak para q\u00eb sdalin as p\u00ebr t\u00eb paguar taksat e sistemit, deri tek nj\u00eb certifikat familjare t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb Europ\u00eb mund ta marr\u00ebsh online, nd\u00ebrsa shqipetar\u00ebt duhet t\u00eb kalojn\u00eb peripeci t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Kuptohet pa asnj\u00eb dyshim problemi themelor \u00ebsht\u00eb ekonomia e qytetar\u00ebve dhe e vet\u00eb vendit, e cila sot \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb e rraskapitur p\u00ebr shkak se sistemi paguan pak dhe takson shum\u00eb. Kjo ka p\u00ebr q\u00ebllim p\u00ebr ti varf\u00ebruar qytetar\u00ebt, pasi nj\u00eb popull i varf\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb sundohet e t\u00eb kontrollohet.<\/p>\n<p>Armiku i k\u00ebsaj skamje ekonomike p\u00ebr qytetar\u00ebt nuk \u00ebshte thjesht Edi Rama, arkitekti i k\u00ebtij sistemi, por \u00ebsht\u00eb i gjith\u00eb sistemi i tij i cili me segmente, departamente e celula t\u00eb ndryshme t\u00eb tij nuk le asnj\u00eb hapsir\u00eb p\u00ebr zhvillim ekonomik, qoft\u00eb p\u00ebr qytetarin apo dhe biznesin. \u00cbsht\u00eb kjo arsyeja pse mbi 700 mij\u00eb qytetar\u00eb shqiptar jan\u00eb larguar nga vendi dhe pse asnj\u00eb investitor i huaj nuk ka ardhur n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt nd\u00ebrkaq skan\u00eb asnj\u00eb vend ku mund t\u00eb ankohen apo ku mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre, pasi sistemi politiko kriminal ka nj\u00eb seri masash mbrojt\u00ebse p\u00ebr mbijetes\u00ebn e tij. Sistemi g\u00ebzon fuqin\u00eb dhe pushtetin e qeveris\u00eb si dhe t\u00eb instancave shtet\u00ebrore, funksioni i t\u00eb cilave nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi ndaj qytetar\u00ebve por sh\u00ebrbimi ndaj sistemit.<\/p>\n<p>Mbrojtja e sistemit b\u00ebhet me \u00e7do kusht dhe me \u00e7do \u00e7mim. \u00c7dokush mund t\u00eb largohet pasi individi n\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb i z\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm nd\u00ebrsa sistemi jo, \u00ebsht\u00eb unik n\u00eb llojin e tij.<br \/>\nP\u00ebr shembull. Rama mund t\u00eb arrestoj\u00eb apo largoj\u00eb Saimir Tahirin, se fundja Tahiri nuk \u00ebsht\u00eb koka e sistemit por prodhim i tij dhe Saimira sistemi sot ka plot.<br \/>\nNdaj Saimiri mund t\u00eb b\u00ebhet kurban fare leht\u00eb dhe si Saimiri \u00e7dokush tjet\u00ebr, mjafton q\u00eb sistemi t\u00eb vazhdoj\u00eb p\u00ebrpara. Por duhet theksuar q\u00eb nuk jan\u00eb Tahirat q\u00eb krijojn\u00eb sistemin por sistemi krijon Tahirat. Ndryshimi nga Rama dhe Tahirat, Valdrinat dhe Jorgot e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb se Rama ka mbi supe krime, shum\u00eb her\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se sa marr\u00ebveshjet e drog\u00ebs.<br \/>\nPasi Rama krijoj sistemin ku narkotrafikant\u00ebt, vras\u00ebs apo tutor\u00eb, hajdut\u00eb dhe falsifikator\u00eb mund t\u00eb shihen si asete dhe jo si individ\u00eb t\u00eb r\u00ebndomt\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb burg.<br \/>\nPra Rama nuk merret me krime t\u00eb vogla, detyra e tij \u00ebsht\u00eb bashkimi i t\u00eb gjitha krimeve n\u00eb nj\u00eb, sepse \u00ebsht\u00eb ai kumbari i krimit.<\/p>\n<p>Me instancat shtet\u00ebrore n\u00eb sh\u00ebrbim, sistemi ka fuqi dhe impakt n\u00eb perceptimet q\u00eb krijohen n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri n\u00ebp\u00ebrmjet mediave apo analist\u00ebve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shuma t\u00eb majme monetare nga sistemi.<\/p>\n<p>Ps. Teza e par\u00eb; T\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj. \u00cbsht\u00eb tez\u00eb e prodhuar nga sistemi, e cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrhapur n\u00eb shoq\u00ebri si nj\u00eb virus q\u00eb sh\u00ebrben p\u00ebr t\u00eb mos i lejuar njer\u00ebzit t\u00eb ngrihen dhe t\u00eb p\u00ebrballen me sistemin q\u00eb i vjedh sistematikisht n\u00ebp\u00ebrmjet PPP-ve apo ligjeve t\u00eb posa\u00e7me, si rasti i ligjit FUSHA ku me ligj sistemi po vjedh nj\u00eb pron\u00eb publike.<\/p>\n<p>Pasi n\u00ebse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj at\u00ebher\u00eb pse t\u00eb luftohet sistemi pse t\u00eb rr\u00ebzohet ? N\u00ebse e lufton sistemin nga brenda praktikisht \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb fitosh kund\u00ebr tij dhe kjo u v\u00ebrtetua me zgjedhjen e Arta Markut, ku sistemi ishte n\u00eb krijim e sip\u00ebr dhe k\u00ebrkonte t\u00eb kapte Prokurorin\u00eb p\u00ebr ti garantuar bandit\u00ebve dhe hajdut\u00ebve n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb k\u00ebtij sistemi, q\u00eb ata nuk do hetoheshin p\u00ebr vjedhjet e tyre.<br \/>\nOpozita n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte n\u00eb Parlament, pra brenda sistemit, arriti ti mohonte arkitektit t\u00eb sistemit votat q\u00eb i duheshin p\u00ebr t\u00eb zgjedhur Arta Markun, por sistemi me pushtetin e ekzekutivit ndryshoj rregullat e loj\u00ebs dhe flaku Kushtetuten dhe vazhdoj p\u00ebrpara.<br \/>\nPasi brenda sistemit nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ligji apo Kushtetuta, ka r\u00ebnd\u00ebsi fitorja e sistemit.<\/p>\n<p>Sistemi i korruptuar b\u00ebn ligjin e korruptuar p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sistemin e inkriminuar. Kjo monst\u00ebr e krijuar e mbart fuqin\u00eb e saj tek kontrolli absolut, pand\u00ebshkushm\u00ebria, fuqia e krimit q\u00eb prodhon parat\u00eb, t\u00eb cilat sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr kapjen e disa individ\u00ebve q\u00eb sjan\u00eb pjes\u00eb aktive e sistemit por q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb shumave t\u00eb m\u00ebdha monetare, t\u00eb cilat ky sistem i ka nga vjedhjet e m\u00ebdha q\u00eb ju b\u00ebn qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak se zyrtarisht Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend Demokratik, sistemi duhet t\u00eb mbaj\u00eb lart fasad\u00ebn duke infiltruar tezat e tij n\u00ebp\u00ebrmjet kanaleve t\u00eb pavarura t\u00eb shpallura t\u00eb tilla nga sistemi.<\/p>\n<p>Kanali p\u00ebrb\u00ebhet nga gazetar\u00eb, pronar\u00eb, analist\u00eb, intelektual\u00eb t\u00eb shpallur dhe t\u00eb promovuar si t\u00eb till\u00eb nga vet\u00eb sistemi p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb tezat e tyre. Por dhe p\u00ebr ti b\u00ebr\u00eb ata m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm shpesh sistemi u k\u00ebrkon k\u00ebtyre vart\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb hedhin n\u00eb lum\u00eb apo t\u00eb b\u00ebjn\u00eb kurban ndonj\u00eb zyrtar t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb sistemit. Gjithnj\u00eb pas sulmeve fallco t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb sistemit shtohet dhe teza, por ske \u00e7i b\u00ebn k\u00ebtu t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj jan\u00eb. Raste t\u00eb tilla ka plot, nd\u00ebr to shk\u00eblqen Unaza e Re, ku korrupsioni \u00ebsht\u00eb kapur n\u00eb flagranc\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb transparenca totale por nuk arrestohet askush p\u00ebrve\u00e7 protestuesve q\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb kapin afer\u00ebn korruptive.<\/p>\n<p>Dhe pavar\u00ebsisht vjedhjes, korrupsionit, dhun\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve ky sistem nuk t\u00ebrhiqet, ec\u00ebn p\u00ebrpara dhe meqen\u00ebse nuk ka drejt\u00ebsi dhe prokurori sepse ato i ka t\u00eb vetat, lufta \u00ebsht\u00eb mediatike. Dhe \u00ebsht\u00eb kjo arsyeja pse nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e investimit t\u00eb sistemit shkon drejt mediave. P\u00ebr shembull n\u00ebse qeveria del me nj\u00eb qen apo mace n\u00eb fotografi ajo b\u00ebhet lajm. Po sa t\u00eb dashur jan\u00eb me qent\u00eb dhe macet? Por kur qytetar\u00ebt si n\u00eb rastin e Unaz\u00ebs jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb, mbajn\u00eb fjalime dhe denoncojn\u00eb korrupsionin e sistemit, asnj\u00eb fjalim i tyre smerr v\u00ebmendjen e tyre sepse sistemi e bllokon lajmin e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb shitur tezat e tij.<\/p>\n<p>Dikush mund t\u00eb pyes pse e votuan? Ky sistem nuk votohet, ky sistem krijohet dhe m\u00eb pas vet\u00ebvotohet, si\u00e7 ndodhi n\u00eb rastin e 30 qershorit apo rasti i Dibr\u00ebs, transparenc\u00ebn e t\u00eb cilit e b\u00ebri gazetari i prestigjiozes \u2018BILD\u2019.<br \/>\nKuptohet \u00e7ka del nga votimet e tyre jan\u00eb bandit\u00eb dhe hajdut\u00eb si Pjetri apo Jorgo e dhjetra t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb do t\u00eb dalin s\u00eb shpejti.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb duket e pamundur ta luftosh dhe t\u00eb fitosh kund\u00ebr sistemit t\u00eb Ram\u00ebs por rezultoj q\u00eb s\u2019\u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Brenda sistemit \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb luftosh kund\u00ebr tij, por Opozita duke dal\u00eb nga sistemi me djegien e mandateve si dhe bojkotimin e votimeve t\u00eb sistemit kriminal n\u00eb 30 qershor nxori n\u00eb sip\u00ebrfaqe llumin e sistemit, vjedhjet, grabitjet, celulat dhe gjith\u00e7ka po shkruaj un\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull.<br \/>\nN\u00eb fakt nga sistemi bashk\u00eb me opozit\u00ebn dol\u00ebn dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb sepse ata refuzuan votimet e 30 qershorit plot 85 p\u00ebrqind e tyre. Sepse djegia e mandateve, si\u00e7 thash\u00eb, nxori n\u00eb sip\u00ebrfaqe llumin e sistemit dhe k\u00ebt\u00eb e pan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt dhe me mospjesmarrjen e tyre n\u00eb 30 qershor qytetar\u00ebt i than\u00eb opozit\u00ebs q\u00eb jemi dakort me djegien e mandateve t\u00eb deputet\u00ebve.<\/p>\n<p>Djegia e mandateve v\u00ebrtetoj korrupsionin, vjedhjen dhe sistemin kriminal, monopartiak, diktatorial p\u00ebr arsyen e thjesht sepse sitemi mbijetoj edhe pas djegies s\u00eb mandateve. N\u00ebse nj\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb demokratik nuk mbijeton dot pa opozit\u00ebn n\u00eb Parlament, por ky sistem \u00ebsht\u00eb diktatorial dhe kriminal n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb hajdut\u00ebris\u00eb, pushtetit, kontrollit.<\/p>\n<p>Me largimin e opozit\u00ebs sistemi tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb habitatin e tij natyral. Ky sistem nuk pranon dot opozit\u00eb, sepse prish rrjedhshm\u00ebrin\u00eb e vjedhjes, ngjarjeve q\u00eb duhet t\u00eb krijoj\u00eb sistemi. Pra mbijetesa e sistemit pa opozit\u00ebn v\u00ebrtetoj q\u00eb sistemi \u00ebsht\u00eb diktatorial sepse sisteme demokratike nuk mbijetojn\u00eb dot asnj\u00eb or\u00eb pa opozit\u00ebn.<\/p>\n<p>Dhe sot pik\u00ebrisht mbijetesa e tij \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb themel i varrimit t\u00eb sistemit nga llumi q\u00eb tani \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb del n\u00eb sip\u00ebrfaqe deri n\u00eb mbytjen e k\u00ebtij sistemit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Klevis Balliu thot\u00eb se shqiptar\u00ebt po jetojn\u00eb n\u00eb \u201cdit\u00eb t\u00eb zeza ekonomike\u201d dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb faj\u00ebson \u00a0drejtp\u00ebrdrejt kryeministrin Edi Rama. Me nj\u00eb sh\u00ebnim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb \u2018Facebook\u201d, Balliu rendit t\u00eb gjitha arsyet, t\u00eb cilat sipas tij e kan\u00eb \u00e7uar ekonomin\u00eb shqiptare drejt r\u00ebnies drastike. Postimi i Balliut: SISTEMI MONST\u00cbR Q\u00cb NGRITI [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":104229,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104226","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104226","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104226"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104226\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104226"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104226"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104226"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}