{"id":104798,"date":"2019-09-04T11:15:41","date_gmt":"2019-09-04T09:15:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104798"},"modified":"2019-09-04T11:15:41","modified_gmt":"2019-09-04T09:15:41","slug":"denoncimet-e-pd-per-pjetrin-e-kajmakun-prokuroria-e-pergjithshme-po-kryejme-hetime-te-thelluara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/denoncimet-e-pd-per-pjetrin-e-kajmakun-prokuroria-e-pergjithshme-po-kryejme-hetime-te-thelluara\/","title":{"rendered":"Denoncimet e PD p\u00ebr Pjetrin e Kajmakun, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme: Po kryejm\u00eb hetime t\u00eb thelluara"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb sqaruese n\u00eb lidhje me verifikimin e figurave t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Shkodr\u00ebs Valdrin Pjetri dhe kryebashkiakun e Vor\u00ebs, Agim Kajmaku. Opozita sulmoi kryebashkiak\u00ebt e PS, nd\u00ebrsa pohoi se t\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, nd\u00ebrkoh\u00eb Pjetri dha dor\u00ebheqje nga posti. \u201cJemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet italiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet policore italiane, t\u00eb cilat jan\u00eb vendimtare p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vendimi\u201d, thuhet ne sqarimin e prokurorise.<\/p>\n<p><strong>REAGIMI PER PJETRIN<\/strong><br \/>\nDuke marr\u00eb shkas nga publikimet e fundit n\u00eb media lidhur me procedur\u00ebn e verifikimit t\u00eb subjektit Valdrin Pjetri, ish \u2013 kandidat p\u00ebr Kryetar t\u00eb Bashkis\u00eb Shkod\u00ebr, ju informojm\u00eb n\u00eb lidhje me veprimet e kryera prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb dhe Verifikimit t\u00eb Integritetit t\u00eb Personave q\u00eb Zgjidhen Em\u00ebrohen ose Ushtrojn\u00eb Funksione Publike, deri dit\u00ebn e sotme:<\/p>\n<p>N\u00eb zbatim t\u00eb ligjit Nr. 138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, m\u00eb dat\u00eb 05.08.2019, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka regjistruar k\u00ebrkes\u00ebn e administruar prej subjektit \u201cPartia Demokratike\u201d p\u00ebr verifikim t\u00eb detajuar t\u00eb subjektit Valdrin Pjetri dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb ka filluar procedura e verifikimit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 06.08.2019, \u00ebsht\u00eb administruar formulari i vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 06.08.2019, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shkresa p\u00ebr verifikim Zyr\u00ebs s\u00eb Gjendjes Gjyq\u00ebsore, Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile, Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, organeve t\u00eb prokuroris\u00eb (prokurorive pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb, prokurorive pran\u00eb gjykat\u00ebs s\u00eb apelit, Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda).<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 06.08.2019, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka d\u00ebrguar pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Koordinimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, si dhe pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr verifikim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm nga autoritetet e drejt\u00ebsis\u00eb italiane, duke iu k\u00ebrkuar k\u00ebtyre t\u00eb fundit v\u00ebnia n\u00eb dispozicion e \u00e7do lloji vendimi penal t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga gjykata, vendim p\u00ebr masa sigurimi personale apo vendime d\u00ebbimi, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shtetasit Valdrin Pjetri.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb depozitoj\u00eb gjurm\u00ebt e tij daktiloskopike pran\u00eb Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 14.08.2019, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka p\u00ebrcjell\u00eb pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndihm\u00eb juridike p\u00ebr subjektin Valdrin Pjetri, duke bashk\u00ebngjitur t\u00eb dh\u00ebnat kriminale t\u00eb d\u00ebnimit penal n\u00eb shtetin italian.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 14.08.2019, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shkresa pran\u00eb Departamentit t\u00eb Administrat\u00ebs Publike p\u00ebr t\u00ebrheqjen e Formularit t\u00eb Vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit Valdrin Pjetri, t\u00eb depozituar m\u00eb par\u00eb prej tij, si subjekt i ligjit Nr. 138\/2015.<br \/>\nM\u00eb dat\u00eb 16.08.2019, Departamenti i Administrat\u00ebs Publike ka paraqitur Formularin e Vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit Valdrin Pjetri, t\u00eb depozituar pran\u00eb saj me dat\u00ebn 02.05.2016.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 19.08.2019, Instituti i Policis\u00eb Shkencore ka d\u00ebrguar n\u00eb Prokurorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme gjurm\u00ebt daktiloskopike t\u00eb depozituara nga subjekti Valdrin Pjetri.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 19.08.2019, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar shkresa pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Koordinimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, duke bashk\u00ebngjitur gjurm\u00ebt daktiloskopike t\u00eb depozituara nga subjekti i sip\u00ebrcituar, pran\u00eb Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, jan\u00eb administruar nga Prokuroria e P\u00ebrgjithshme:<\/p>\n<p>\u2022M\u00eb dat\u00eb 07.08.2019, p\u00ebrgjigja e Zyr\u00ebs s\u00eb Gjendjes Gjyq\u00ebsore pran\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr subjektin Valdrin Pjetri.<br \/>\n\u2022M\u00eb dat\u00eb 13.08.2019 dhe dat\u00eb 15.08.2019, p\u00ebrgjigja e Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb lidhje me p\u00ebrcjelljen pran\u00eb autoriteteve italiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb K\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr Ndihm\u00eb Juridike p\u00ebr subjektin Valdrin Pjetri.<br \/>\n\u2022M\u00eb dat\u00eb 14.08.2019, p\u00ebrgjigja e Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile n\u00eb lidhje me gjeneralitetet e subjektit Valdrin Pjetri,<\/p>\n<p>\u2022M\u00eb dat\u00eb 16.08.2019, p\u00ebrgjigja e Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr subjektin Valdrin Pjetri n\u00ebse figuron i ndaluar\/arrestuar p\u00ebr veprimtari kriminale.<br \/>\n\u2022Deri tani jan\u00eb administruar p\u00ebrgjigjet e 23 prokurorive t\u00eb rretheve gjyq\u00ebsore\/apele p\u00ebr subjektin Valdrin Pjetri n\u00eb lidhje me k\u00ebrkes\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr kall\u00ebzime\/referime\/procedime penale, ka qen\u00eb ose jo n\u00ebn hetim, \u00ebsht\u00eb caktuar ose jo ndonj\u00eb mas\u00eb sigurimi, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ose jo, me vendim jop\u00ebrfundimtar apo t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb vepre penale.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet italiane t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si dhe t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet policore italiane, t\u00eb cilat jan\u00eb vendimtare p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vendimi.<\/p>\n<p>DEKALRATA PER KAJMAKUN<br \/>\nDuke marr\u00eb shkas nga publikimet e fundit n\u00eb media lidhur me procedur\u00ebn e verifikimit t\u00eb subjektit Agim Kajmaku, Kryetar i Bashkis\u00eb Vor\u00eb, ju informojm\u00eb n\u00eb lidhje me veprimet e kryera prej Drejtoris\u00eb s\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Juridiksionale me Jasht\u00eb dhe Verifikimit t\u00eb Integritetit t\u00eb Personave q\u00eb Zgjidhen Em\u00ebrohen ose Ushtrojn\u00eb Funksione Publike, deri dit\u00ebn e sotme:<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 23.08.2019, Prokuroria e P\u00ebrgjithshme, n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit Nr. 138\/2015 \u201cP\u00ebr garantimin e integritetit t\u00eb personave q\u00eb zgjidhen, em\u00ebrohen ose ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, ka regjistruar k\u00ebrkes\u00ebn e Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr verifikim t\u00eb thelluar p\u00ebr subjektin Agim Ymer Kajmaku.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dat\u00eb, i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Komisionit Qendror t\u00eb Zgjedhjeve Formulari i Vet\u00ebdeklarimit t\u00eb subjektit t\u00eb sip\u00ebrcituar si dhe \u00e7do verifikim paraprak i kryer, i cili me shkres\u00ebn Nr. 14197 Prot. dat\u00eb 27.08.2019 ka paraqitur Formularin e Vet\u00ebdeklarimit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 26.08.2019, u \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar k\u00ebrkes\u00eb :<\/p>\n<p>\u2022 Zyr\u00ebs s\u00eb Gjendjes Gjyq\u00ebsore, e cila me shkres\u00ebn Nr. V-2629\/1 Prot. dat\u00eb 27.08.2019 ka p\u00ebrcjell\u00eb v\u00ebrtetimin e gjendjes gjyq\u00ebsore p\u00ebr subjektin Agim Kajmaku;<\/p>\n<p>\u2022 Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Gjendjes Civile, e cila me shkres\u00ebn Nr. 6854\/1 Prot. dat\u00eb 29.08.2019, ka konfirmuar t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb lidhje me gjeneralitetet e subjektit Agim Kajmaku;<\/p>\n<p>\u2022 Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Departamentit t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, e cila me shkres\u00ebn Nr. 13255\/1 Prot., dat\u00eb 27.08.2019 informon n\u00ebse ky shtetas ka qen\u00eb ose jo i ndaluar apo arrestuar nga strukturat e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>\u2022 Departamentit t\u00eb Kufirit dhe Emigracionit pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, i cili me shkres\u00ebn Nr. 3269\/1 Prot., dat\u00eb 29.08.2019, informon n\u00eb lidhje me t\u00eb dh\u00ebnat e sistemit TIMS p\u00ebr shtetasit Agim Kajmaku dhe Jorgo Toto.<\/p>\n<p>\u2022 23 Prokurorive pran\u00eb Gjykatave t\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb, Prokurorive pran\u00eb Gjykatave t\u00eb Apelit, Prokuroris\u00eb pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb p\u00ebr Krime t\u00eb R\u00ebnda, n\u00ebse subjekti ka patur kall\u00ebzime\/referime\/procedime penale, ka qen\u00eb ose jo n\u00ebn hetim, \u00ebsht\u00eb caktuar ose jo ndonj\u00eb mas\u00eb sigurimi, \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar ose jo, me vendim jop\u00ebrfundimtar apo t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr kryerjen e ndonj\u00eb vepre penale dhe deri tani jan\u00eb administruar disa prej p\u00ebrgjigjeve.<\/p>\n<p>\u2022 Drejtoris\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Koordinimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (INTERPOL), pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00ebse subjekti figuron i ndaluar\/arrestuar p\u00ebr veprimtari kriminale;<\/p>\n<p>\u2022 I \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar shtetasit Agim Kajmaku t\u00eb depozitoj\u00eb gjurm\u00ebt e tij daktiloskopike pran\u00eb Institutit t\u00eb Policis\u00eb Shkencore dhe k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb gjurm\u00ebt daktiloskopike pran\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme dhe ende nuk \u00ebsht\u00eb administruar nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb. Sipas verifikimeve n\u00eb sekretarin\u00eb e Prokuroris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme rezulton se sh\u00ebrbimi postar (Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Postave) ka ngat\u00ebrruar adres\u00ebn e subjektit Agim Kajmaku dhe ende nuk e ka dor\u00ebzuar shkres\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 28.08.2019 jan\u00eb administruar t\u00eb dh\u00ebnat biometrike t\u00eb shtetasit Agim Kajmaku, nga institucioni q\u00eb ruan dhe administron t\u00eb dh\u00ebnat biometrike t\u00eb shtetasve t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ALEAT.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 29.08.2019 gjurm\u00ebt daktiloskopike i jan\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb p\u00ebr krahasim (n\u00eb vijim t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb par\u00eb) Drejtoris\u00eb s\u00eb Bashk\u00ebpunimit dhe Koordinimit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (INTERPOL), pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb dat\u00eb 30.08.2019 i \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb komunikuar me autoritetet Greke t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, me q\u00ebllim konfirmimin e autenticitetit t\u00eb dokumentit (Vendim i Prokuroris\u00eb s\u00eb Apelit Janin\u00eb), administrimin e \u00e7do vendimi penal t\u00eb marr\u00eb ndaj subjektit (vendim mas\u00eb sigurie, d\u00ebnimi) si dhe krahasimi i gjurm\u00ebve daktiloskopike t\u00eb subjektit. Bashk\u00eblidhur \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar kopja e vendimit t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Janin\u00ebs dhe gjurm\u00ebt daktiloskopike t\u00eb shtetasit Agim Kajmaku.<\/p>\n<p>Rasti \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar me p\u00ebrpar\u00ebsi nga ana jon\u00eb dhe t\u00eb gjitha veprimet e mundshme jan\u00eb kryer brenda nj\u00eb afati prej 7 (shtat\u00eb) dit\u00ebsh nga momenti i paraqitjes s\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr verifikim.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet greke t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe atyre policore, t\u00eb cilat jan\u00eb vendimtare p\u00ebr marrjen e nj\u00eb vendimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e P\u00ebrgjithshme ka dal\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb sqaruese n\u00eb lidhje me verifikimin e figurave t\u00eb ish-kryebashkiakut t\u00eb Shkodr\u00ebs Valdrin Pjetri dhe kryebashkiakun e Vor\u00ebs, Agim Kajmaku. Opozita sulmoi kryebashkiak\u00ebt e PS, nd\u00ebrsa pohoi se t\u00eb dy kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar, nd\u00ebrkoh\u00eb Pjetri dha dor\u00ebheqje nga posti. \u201cJemi n\u00eb pritje t\u00eb p\u00ebrgjigjes nga autoritetet italiane [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":104799,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104798","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104798","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104798"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104798\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/104799"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104798"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104798"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104798"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}