{"id":104909,"date":"2019-09-05T12:53:04","date_gmt":"2019-09-05T10:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=104909"},"modified":"2019-09-05T12:53:04","modified_gmt":"2019-09-05T10:53:04","slug":"basha-raporti-i-osbe-e-rrezoi-farsen-e-30-qershorit-votimi-qe-tallje-me-demokracine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/basha-raporti-i-osbe-e-rrezoi-farsen-e-30-qershorit-votimi-qe-tallje-me-demokracine\/","title":{"rendered":"Basha: Raporti i OSBE e rr\u00ebzoi fars\u00ebn e 30 Qershorit! Votimi qe tallje me demokracin\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha po jep nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia e PD lidhur me\u00a0Raportin\u00a0q\u00eb publikoi OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 30 Qershorit, organizuar nga qeveria.<\/p>\n<p>Basha: &#8220;Raporti i OSBE\/ODIHR e ka rr\u00ebzuar fars\u00ebn e 30 qershorit n\u00eb \u00e7do aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi m\u00eb problematik dhe m\u00eb i<br \/>\npandersh\u00ebm i dy dekadave t\u00eb fundit. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit politik, kemi nj\u00eb raport i cili\u00a0 nuk flet thjesht p\u00ebr parregullsi teknike, apo shkelje, por p\u00ebr krime t\u00eb\u00a0mir\u00ebfillta dhe veprime t\u00eb q\u00ebllimshme antiligjore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb stuktur\u00ebs\u00a0elektorale n\u00eb vend, dhe p\u00ebr nj\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs\u00a0s\u00eb popullit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Praktikisht ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dokument, i cili m\u00eb shum\u00eb se raport zgjedhor\u00a0 ngjan me nj\u00eb raport p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kriminale. Ky \u00ebsht\u00eb raport q\u00eb realisht p\u00ebrmban prova dhe fakte p\u00ebr t\u00eb filluar hetime kriminale ndaj nj\u00eb s\u00ebr\u00eb personash dhe institucionesh.<\/p>\n<p>Si\u00e7 konfirmon raporti, nuk ka ligj, nga Kushtetuta deri tek vet\u00eb rregulloret e KQZ-s\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb mbetur pa u shkelur. Nuk ka institucion zgjedhor q\u00eb nga KQZ tek num\u00ebruesit dhe v\u00ebzhguesit q\u00eb nuk ka shkelur ligjin.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit ishin antikushtetuese dhe u mbajt\u00ebn n\u00eb shkelje t\u00eb dekreteve t\u00eb Presidentit.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti raporti konfirmon se votimet e 30 qershorit nuk ishin zgjedhje dhe nuk pat\u00ebn asnj\u00eb lidhje me t\u00eb drejt\u00ebn e popullit p\u00ebr t\u00eb zgjedhur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit dhe drejtuesit e pushtetit vendor. Ato ishin nj\u00eb fars\u00eb zgjedhore dhe tallje demonstrative me pluralizmin politik dhe dhe demokracin\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebr t\u00eb realizuar k\u00ebt\u00eb fars\u00eb antikushtetuese dhe nj\u00eb partiake u shkel\u00ebn ligjet dhe standardet zgjedhore. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga KQZ i cili portretizohet m\u00eb shum\u00eb si organ partiak se sa si institucion i pavarur dhe i paansh\u00ebm kushtetues.<\/p>\n<p>I vetmi aspekt normal q\u00eb ka gjetur raporti \u00ebsht\u00eb q\u00eb socialist\u00ebt nuk jan\u00eb rrahur me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb qendrat e votimit bosh. Pa hyr\u00eb n\u00eb detaje dhe konstatime t\u00eb qarta, dua t\u00eb theksoj dy p\u00ebrfundimet kryesore t\u00eb raportit:<\/p>\n<p>1. Votimet\u00a0 e 30 qershorit ishin antikushtetuese, t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb pandershme<br \/>\n2. Votimet e 30 qershorit ishin nj\u00eb fars\u00eb moniste dhe e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik dhe shkat\u00ebrrim i demokracis\u00eb<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, 30 qershori ishte nj\u00eb grusht institucional p\u00ebr kapjen e pushtetit vendor nga Edi Rama. Ky grusht institucional u realizua s\u00ebrish n\u00eb bashk\u00ebpunim e krimin.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse jo objekt i vler\u00ebsimit t\u00eb Raportit, tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e njohur bot\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb se: N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme, kapjen e pushtetit vendor Edi Rama e ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me kriminel\u00eb.<\/p>\n<p>Jan\u00eb deri tani dy kandidat\u00eb p\u00ebr kryebashkiak\u00eb t\u00eb vertetuar me t\u00eb shkuar kriminale dhe priten t\u00eb tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij fakti duhet t\u00eb kemi parasysh di\u00e7ka: m\u00eb 30 qershor nuk kishte asnj\u00eb konkurenc\u00eb, nuk kishte asnj\u00eb gar\u00eb. Edi Rama mund t\u00eb em\u00ebronte k\u00ebdo q\u00eb d\u00ebshironte pa u shqet\u00ebsuar se sa vota do t\u00eb merrte. Por edhe n\u00eb k\u00ebto kushte zgjedhja e tij e natyrshme ishte krimi, ishin personat me rekorde kriminale.<\/p>\n<p>Edhe kur ishte i vet\u00ebm pa asnj\u00eb gar\u00eb, Edi Rama zgjodhi krimin.\u00a0 Edhe kur ishte i vet\u00ebm pa asnj\u00eb konkurent, edhe kur vet\u00eb i kandidoi, vet\u00eb votoi, vet\u00eb num\u00ebroi dhe vet\u00eb certifikoi, ai vodhi, manipuloi dhe shkeli \u00e7do standart. Prandaj, 30 qershori v\u00ebrtetoi edhe nj\u00eb her\u00eb at\u00eb q\u00eb Partia Demorkatike ka th\u00ebn\u00eb fuqish\u00ebm:<\/p>\n<p>Me Edi Ram\u00ebn nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. Edi Rama \u00ebsht\u00eb armik i zgjedhjeve, i pluralizmit dhe demokracis\u00eb. Por 30 qershori tregoi edhe nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr:<\/p>\n<blockquote><p><strong>As me k\u00ebt\u00eb KQZ nuk mund t\u00eb ket\u00eb zgjedhje t\u00eb ndershme dhe t\u00eb lira. E thash\u00eb n\u00eb fillim dhe po e them prap\u00eb: Raporti i ODIHR \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se raport zgjedhor. Ai nuk rr\u00ebzon vet\u00ebm votimet e 30 qershorit.<\/strong><\/p><\/blockquote>\n<p>Raporti ka rr\u00ebzuar t\u00eb gjith\u00eb shtetin e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm autopsia e zgjedhjeve t\u00eb vdekura t\u00eb 30 qershorit<\/p>\n<p>Raporti \u00ebsht\u00eb autopsia e kufom\u00ebs s\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e qeveris\u00eb s\u00eb popullit dhe drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb vrar\u00eb nga Edi Rama p\u00ebr t\u2019i z\u00ebvend\u00ebsuar ato me nj\u00eb shtet privat, autokratik, kriminal dhe personal.<\/p>\n<p>Raporti tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri kushtetut\u00eb dhe ligj \u00ebsht\u00eb vullneti personal i Edi Ram\u00ebs,\u00a0 Raporti tregon se n\u00eb Shqip\u00ebri shteti \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb veg\u00ebl n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb vullnetit personal t\u00eb Edi Ram\u00ebs.\u00a0N\u00eb autokracin\u00eb e Edi Ram\u00ebs shteti \u00ebsht\u00eb instrument privat i gjithi n\u00eb sh\u00ebrbimin ekskluziv privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs: N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs dat\u00ebn e zgjedhjeve nuk e cakton Presidenti, sikurse ka vendosur Kushtetuta, por Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs kushtetueshm\u00ebrin\u00eb e ligjeve nuk e gjykon Gjykata Kushtetuese por Partia Socialiste e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, dekretet e Presidentit, kryetarit t\u00eb Shtetit, nuk botohen n\u00eb Fletore Zyrtare nga Ministria e Drejt\u00ebsis\u00eb si\u00e7 e k\u00ebrkon ligji, por zhduken pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb si\u00e7 e do Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, KQZ n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe t\u00eb Kushtetut\u00ebs vendos t\u00eb p\u00ebrjashtoj\u00eb opozit\u00ebn nga administrimi zgjedhor dhe ja beson at\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb caktuar nga Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, edhe partit\u00eb politike krijohen nga Edi Rama dhe atyre u vihet i gjith\u00eb shteti n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u00eb krijuar fasad\u00eb pluraliste p\u00ebr autokratin Edi Rama.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, gjykatat nuk vendosin bazuar n\u00eb ligj dhe n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por sipas d\u00ebshirave dhe p\u00ebr llogari t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs administrata publike dhe burimet publike jan\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe pron\u00eb e Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb shtetin privat t\u00eb Edi Ram\u00ebs, si\u00e7 e pa dhe u d\u00ebgjoi mbar\u00eb bota edhe nga p\u00ebrgjimet e BILD, edhe krimi \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbimin ekskluziv t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky shtet privat dhe kriminal duhet shembur, p\u00ebr t\u00eb rikthyer n\u00eb vend shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, demokracin\u00eb dhe zhvillimin ekonomik.<\/p>\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb, q\u00eb e keqja ka dep\u00ebrtuar aq thell\u00eb dhe ka shkat\u00ebrruar aq shum\u00eb, sa Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb larguar Edi Ram\u00ebn sa m\u00eb par\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor, i cili do t\u00eb zhduk\u00eb pasojat e thella t\u00eb k\u00ebtij regjimi kriminal por edhe t\u00eb problemeve t\u00eb tjera me demokracin\u00eb, ekonomin\u00eb dhe qeverisjen q\u00eb jan\u00eb krijuar k\u00ebto 30 vjet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb q\u00eb t\u00eb rip\u00ebrqafoj\u00eb vlerat e pluralizmit, demokracis\u00eb, ligjit dhe liris\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb zgjedhore dhe nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb politike. Ky \u00ebsht\u00eb prioriteti yn\u00eb i menj\u00ebhersh\u00ebm.<br \/>\nN\u00eb raportin p\u00ebrfundimtar t\u00eb OSBE-ODHIR p\u00ebr votimet e 30 qershorit konstatohej fakti q\u00eb qytetar\u00ebt nuk qen\u00eb \u00a0t\u00eb lir\u00eb t\u00eb zgjidhnin dhe se duhej t\u00eb riafirmohej mund\u00ebsia q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb zgjidhin.<\/p>\n<p>Disa nga konstatimet dhe v\u00ebrejtjet e OSBE-ODHIR:<\/p>\n<p>Zhvillimi zgjedhjeve n\u00eb mjedis t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb politik<\/p>\n<p>Zhvillimi i zgjedhjeve n\u00eb kriz\u00eb institucionale<\/p>\n<p>Antagoniz\u00ebm i gjat\u00eb midis PS-s\u00eb dhe PD-s\u00eb n\u00eb opozit\u00eb<\/p>\n<p>Mosmarr\u00ebveshjet shkat\u00ebrruan besimin e publikut<\/p>\n<p>Mospranimi i komisioner\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs i paligjsh\u00ebm<\/p>\n<p>KQZ c\u00ebnoi sigurin\u00eb juridike<\/p>\n<p>Dekreti p\u00ebr 13 tetorin nuk u publikua n\u00eb fletoren zyrtare<\/p>\n<p>Mospublikimi i dekretit t\u00eb 13 tetorit i paligjsh\u00ebm<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste u c\u00ebnua transparenca nga ana e KQZ-s\u00eb<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt t\u00eb ndikuar p\u00ebr shkak t\u00eb Vettingut<\/p>\n<p>Nuk kishte alternativa, 31 bashki pa kund\u00ebrshtar\u00eb<\/p>\n<p>V\u00ebzhguesit tan\u00eb munges\u00eb besimi te komisionet<\/p>\n<p>KQZ e interepretoi ligjin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tep\u00ebr t\u00eb gjer\u00eb<\/p>\n<p>OSBE d\u00ebshmitare n\u00eb rastet e k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb votuesve<\/p>\n<p>U c\u00ebnua fsheht\u00ebsia e vot\u00ebs<\/p>\n<p>Gjyqtar\u00ebt e Kolegjit Zgjedhor t\u00eb ndikuar<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike duhet t\u00eb angazhohen n\u00eb dialog<\/p>\n<p>Angazhohuni n\u00eb leht\u00ebsimin e reform\u00ebs zgjedhiore<\/p>\n<p>T\u00eb eleminohet keqadministrimi i zgjedhjeve<\/p>\n<p>T\u00eb garantohet e drejta p\u00ebr vot\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00eb fsheht\u00eb<\/p>\n<p>T\u00eb sigurohet pavar\u00ebsia dhe paanshm\u00ebria e KQZ-s\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb Demokratike Lulzim Basha po jep nj\u00eb deklarat\u00eb nga selia e PD lidhur me\u00a0Raportin\u00a0q\u00eb publikoi OSBE\/ODIHR p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 30 Qershorit, organizuar nga qeveria. Basha: &#8220;Raporti i OSBE\/ODIHR e ka rr\u00ebzuar fars\u00ebn e 30 qershorit n\u00eb \u00e7do aspekt. Raporti tregon se 30 qershori ishte procesi m\u00eb problematik dhe m\u00eb i pandersh\u00ebm i [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":96738,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-104909","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=104909"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/104909\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/96738"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=104909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=104909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=104909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}