{"id":105720,"date":"2019-09-09T14:02:21","date_gmt":"2019-09-09T12:02:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=105720"},"modified":"2019-09-09T14:02:21","modified_gmt":"2019-09-09T12:02:21","slug":"pollo-fatura-becchetti-qe-duhet-te-paguaje-shqiperia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pollo-fatura-becchetti-qe-duhet-te-paguaje-shqiperia\/","title":{"rendered":"Pollo: Fatura \u2018Becchetti\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb Shqip\u00ebria"},"content":{"rendered":"<p>\u201cFatura \u2018Becchetti\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb Shqip\u00ebria pas humbjes s\u00eb davas\u00eb n\u00eb arbitrazhin e Washington D.C., n\u00eb plot aspekte \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda q\u00eb deri m\u00eb sot ka shkaktuar marr\u00ebzia e kryepushtetarit dhe mosnd\u00ebrgjegjja e ndonj\u00eb ofiqari.\u201d -k\u00ebshtu shkruan sot n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ish-deputeti Genc Pollo, nd\u00ebrsa thekson se sa koh\u00eb q\u00eb hierark\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hollimin e xhepit t\u00eb popullit t\u00eb mos p\u00ebrgjigjen personalisht p\u00ebr zullumin individual, rreziku i hollimit t\u00eb xhepit apo edhe t\u00eb vrim\u00ebs n\u00eb t\u00eb, p\u00ebr gjithsecilin do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet mes nesh.<\/p>\n<p>Fatura \u2018Becchetti\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb Shqip\u00ebria pas humbjes s\u00eb davas\u00eb n\u00eb arbitrazhin e Washington D.C., n\u00eb plot aspekte \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda q\u00eb deri m\u00eb sot ka shkaktuar marr\u00ebzia e kryepushtetarit dhe mosnd\u00ebrgjegjja e ndonj\u00eb ofiqari. Fillimisht, d\u00ebmshp\u00ebrblimi 110 milion\u00eb euro q\u00eb do t\u00eb shlyejn\u00eb taksapaguesit \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi n\u00eb historin\u00eb ton\u00eb. Por edhe d\u00ebmi nga vjen, nga nami i nj\u00eb qeverie q\u00eb arbitrarisht e selektivisht mbyll mediat dhe bizneset, nuk \u00ebsht\u00eb i pak\u00ebt. Kjo m\u00eb shtyu, q\u00eb bazuar n\u00eb kujtimet e hulumtimet e mia, t\u00eb shkruaj k\u00ebto radh\u00eb duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb rekomandim.<\/p>\n<p><strong>1- Ervis \u00c7ekani dhe mund\u00ebsimi i transparenc\u00ebs qeveritare<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di se kush \u00ebsht\u00eb Ervis \u00c7ekani, por m\u00eb duhet t\u00eb njoh aft\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij personi p\u00ebr t\u00eb detyruar qeverin\u00eb, ose le t\u00eb themi Kryeministrin e Republik\u00ebs, t\u00eb njoftoj\u00eb publikun p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme; \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr 110 milion\u00eb euro, t\u00eb cilat shteti shqiptar duhet t\u2019i paguaj\u00eb biznesmenit italian Francesco Becchetti, n\u00eb vijim t\u00eb nj\u00eb vendimi nga nj\u00eb arbitrazh nd\u00ebrkomb\u00ebtar. E shprehur pak m\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb favor t\u00eb zot\u00ebris\u00eb s\u00eb tij, \u00e7do banor i atdheut do t\u00eb paguaj\u00eb nga xhepi 40 euro ose \u00e7do madhor 50 euro.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb shtoj, pa ndonj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh, se aft\u00ebsia e z. \u00c7ekani tejkalon at\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs, medias e shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb marra s\u00eb bashku. K\u00ebto t\u00eb fundit, me t\u00eb marr\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm n\u00eb mes t\u00eb majit, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e v\u00ebmendjes q\u00eb tepronte nga mitingjet e votimet, k\u00ebrkuan q\u00eb qeveria t\u00eb jepte sqarime e t\u00eb mbante p\u00ebrgjegj\u00ebsi. M\u00eb kot! Asnj\u00eb fjal\u00eb nga qeveria. U desh m\u00eb tre gusht komenti i Ervis \u00c7ekanit \u201c(po mbledh) lek\u00ebt q\u00eb ke me i dhon Agon chanel\u2026..\u201d posht\u00eb nj\u00eb postimi n\u00eb \u201cFacebook\u201d t\u00eb Kryeministrit p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e kuponit tatimor, q\u00eb ky i fundit t\u00eb gjegjej flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb e t\u00eb sqaronte se \u201c\u2026kjo q\u00eb thua ti \u00ebsht\u00eb muhabet pa lidhje dhe ai gjyq s\u2019ka mbaruar\u2026.\u201d<\/p>\n<p>Qeveria nuk ishte kaq fjal\u00ebpak\u00eb e delfike n\u00eb janar 2018. At\u00ebher\u00eb, ministria e linj\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb njoftim shtypi nj\u00ebfaq\u00ebsh b\u00ebri me dije se kishte fituar n\u00eb arbitrazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar (ICC) mbi Becchetti-n p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e hidrocentralit t\u00eb Kaliva\u00e7it: pretendimet e tij prej afro 170 milion\u00eb euro ishin rr\u00ebzuar dhe n\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb dyt\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktohej d\u00ebmshp\u00ebrblimi q\u00eb ai do t\u00eb duhet t\u2019i paguante Shqip\u00ebris\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit nuk kemi par\u00eb gj\u00eb akoma.<\/p>\n<p>Por meq\u00eb kund\u00ebrkomenti kryeministror n\u00eb \u201cFacebook\u201d nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar \u00e7far\u00eb ndodhi, hulumtova n\u00eb disa website t\u00eb specializuara n\u00eb \u00e7\u00ebshtje arbitrazhi, t\u00eb cilat njoftojn\u00eb se Qendra Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr Zgjidhjen e Mosmarr\u00ebveshjeve t\u00eb Investimeve (International Centre for Settlement of Investment Disputes ose ICSID) nj\u00eb tribunal arbitrazhi e themeluar n\u00eb 1966 pran\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore, e cila gjykon \u00e7\u00ebshtjet midis nj\u00eb shteti dhe nj\u00eb investitori, ka vendosur q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblej\u00eb Becchetti-n e ortak\u00ebt e tij n\u00eb mas\u00ebn 110 milion\u00eb euro (nga 650 milion\u00eb t\u00eb pretendura n\u00eb total nga ata p\u00ebr disa \u00e7\u00ebshtje). Arsyetimi i vendimit ishte se sekuestrimi e shpron\u00ebsimi i kompanis\u00eb televizive \u201cAgon Channel\u201d n\u00eb mes t\u00eb vitit 2015 ishte i paligjsh\u00ebm dhe nj\u00eb kulm i fushat\u00ebs politike t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr pronarit t\u00eb kompanis\u00eb.<\/p>\n<p>Websiti i ICSID, p\u00ebrve\u00e7 njoftimit mbi vendimin p\u00ebrfundimtar n\u00eb 24 prill 2019, ka edhe vendime t\u00eb nd\u00ebrmjetme t\u00eb tribunalit, t\u00eb cilat i rekomandojn\u00eb qeveris\u00eb t\u00eb nd\u00ebrpres\u00eb procedimin penal ndaj Becchetti-t dhe t\u00eb anuloj\u00eb sekuestrimin e \u201cAgon TV\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, me kat\u00ebr VKM n\u00eb vitet 2015 e 2016, qeveria ka miratuar afro 4 milion\u00eb euro p\u00ebr studiot avokatore t\u00eb huaja t\u00eb pajtuara prej saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Avokat\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb n\u00ebnkontraktuar nga k\u00ebta t\u00eb fundit jan\u00eb tem\u00eb p\u00ebr nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrkomentin kryeministror se \u201c\u2026(a)i gjyq s\u2019ka mbaruar\u2026.\u201d mediat e komentuan gjer\u00ebsisht se qeveria do t\u00eb apelonte vendimin e ICSID. Por si\u00e7 lexova n\u00eb statutin e k\u00ebsaj gjykate dhe si\u00e7 m\u00eb sqaruan nj\u00ebz\u00ebri e pa ekuivok ekspert\u00ebt, aty nuk ka apelim.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk do t\u2019i k\u00ebshilloja opozit\u00ebs, medias e shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb harxhojn\u00eb energji e koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb detyruar qeverin\u00eb t\u00eb sqaroj\u00eb misterin e mosmbarimit t\u00eb gjyqit. Mbetem me shpres\u00eb se ndonj\u00eb dit\u00eb n\u00eb \u201cFacebook\u201d, z. \u00c7ekani s\u00ebrish do t\u00eb godas\u00eb nervin e fsheht\u00eb t\u00eb Kryeministrit dhe e v\u00ebrteta, qoft\u00eb edhe me pikatore, do t\u00eb na shfaqet p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>2- Andi Bejtja dhe ligji i pasojave t\u00eb pasynuara<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb ver\u00eb 2015, Andi Bejtja, me parashikim godit\u00ebs, m\u00eb thoshte se sherri i Ram\u00ebs me Becchetti-n do t\u2019i kushtonte Shqip\u00ebris\u00eb mbi nj\u00ebqind milion\u00eb euro. Ishim takuar n\u00eb kryq\u00ebzimin e rrug\u00ebve \u201cIsmail Qemali\u201d e \u201cIbrahim Rugova\u201d, d.m.th. diku n\u00eb Bllok. Ai, ashtu si Fatos Lubonja, Sonila Me\u00e7o, Adi Krasta e 500 punonj\u00ebs t\u00eb \u201cAgon Channel\u201d, kishin humbur vendin e pun\u00ebs me mbylljen e televizionit. \u201cA mendon ti se Rama do t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen at\u00ebher\u00eb? Se nuk ka si t\u00eb rrij\u00eb m\u00eb akoma, apo jo?\u201d \u2013 vijoi ai. Un\u00eb nuk besoja n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebnaqte Bejten e m\u00ebrzitur dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nuk i p\u00eblqej parashikimet fallxhoreske. Por n\u00ebse reagimin e Kryeministrit edhe mund ta hamend\u00ebsoja \u2013 e sotmja mbase m\u00eb jep t\u00eb drejt\u00eb- motivet e tij mbeten m\u00eb interesante p\u00ebr t\u2019u hulumtuar. Nj\u00eb pakic\u00eb studiuesish \u00ebsht\u00eb e mendimit se udh\u00ebheq\u00ebs q\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb tragjedi mbi popujt e tyre si Robespierre, Lenini e Hitleri kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz plot\u00ebsisht t\u00eb bindur se ideja e tyre, e realizuar sidomos p\u00ebrmes krimeve ngjeth\u00ebse, do t\u00eb krijonte nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb e me gjas\u00eb edhe t\u00eb lumtur; n\u00eb \u00e7do rast me pushtetin absolut t\u00eb tyre si strumbullar i gjith\u00e7kaje. Kjo pandehm\u00eb, e reduktuar n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn modeste t\u00eb personazhit homolog n\u00eb Shqip\u00ebri dhe e p\u00ebrshtatur me dimensionin vulgar t\u00eb lakmis\u00eb personale, jep nj\u00eb shembull t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb relativizimit e t\u00eb banalizimit t\u00eb s\u00eb keqes. A ishte sulmi ndaj \u201cAgon Channel\u201d nj\u00eb shans q\u00eb n\u00eb sherr e sip\u00ebr me Becchetti-n p\u00ebr shkak t\u00eb Kaliva\u00e7it etj., etj., t\u00eb mbyllte edhe nj\u00eb media jasht\u00eb kontrollit e me prirje kritike? \u201cKaq mjaftonte e tepronte p\u00ebr at\u00eb; mos u lodh me t\u00eb tjera\u201d, m\u00eb thot\u00eb nj\u00eb veteran i oj\u00ebfizmit shqiptar. Por edhe presioni i dy televizioneve komb\u00ebtare private, t\u00eb cilave \u201cAgon Channel\u201d u \u201cprishi\u201d tregun, edhe inati i italian\u00ebve p\u00ebr kusuret e Becchetti-t me kompanin\u00eb ENEL edhe t\u00eb tjera shtysa t\u00eb mundshme, por t\u00eb panjohura, mund t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb kapic\u00eb n\u00eb kok\u00ebn e Kryeministrit e nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr skepsisin e sh\u00ebndetsh\u00ebm e autofrenimin shp\u00ebtues. Dhe kemi k\u00ebshtu nj\u00eb rast q\u00eb mund t\u00eb sillet si shembull i ligjit t\u00eb pasojave t\u00eb pasynuara: nj\u00eb pushtetar q\u00eb turret t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb nj\u00eb biznesmen jo dhe aq t\u00eb p\u00ebrkor\u00eb e t\u00eb mbyll\u00eb nj\u00eb media kritike dhe p\u00ebrfundon me nj\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim 110 milion\u00eb euro n\u00eb kurriz t\u00eb shtetit. Kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda n\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs: 3,5 her\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr incidentin e kanalit t\u00eb Korfuzit (i p\u00ebrllogaritur n\u00eb vler\u00ebn e sotme) e 15 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb sesa fatura e paguar \u00e7ek\u00ebve t\u00eb CEZ-it n\u00eb 2014 po nga qeveria Rama. Nuk jam dakord me ata q\u00eb mendojn\u00eb se atij nuk i b\u00ebhet hi\u00e7 von\u00eb, se fundja lek\u00ebt e shtetit jan\u00eb e jo t\u00eb xhepit. Kryeministri nuk t\u00eb jep p\u00ebrshtypjen se mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb dallim kaq t\u00eb holl\u00eb. Jam madje i sigurt se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pishman; k\u00ebto para do t\u00eb donte t\u2019i investonte n\u00eb infrastruktur\u00eb si p.sh. n\u00eb rrug\u00eb cil\u00ebsore me kosto 20 milion\u00eb euro p\u00ebr kilomet\u00ebr.<\/p>\n<div id=\"videoad\"><\/div>\n<div>\n<p><strong>3- \u201cAgon Channel\u201d, si media e pavarur apo si biznes i Becchetti-t?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb muajt e sulmit qeveritar kund\u00ebr \u201cAgon Channel\u201d isha deputet i opozit\u00ebs dhe kryetar i Komisionit Kuvendor p\u00ebr Edukimin dhe Mediat, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb takonte t\u00eb angazhohesha n\u00eb mbrojtjen e ndoshta t\u00eb vetmit televizion, q\u00eb nuk ishte kthyer n\u00eb kanal t\u00eb propagand\u00ebs rilindiste e q\u00eb mund t\u00eb ruante pluralizmin q\u00eb krijuan televizionet private q\u00eb nga shfaqja e \u201cTV Shijakut\u201d nga mesi i viteve \u201890.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt si rregull jan\u00eb nj\u00eb der\u00eb q\u00eb hapet kur troket p\u00ebr lirin\u00eb e medias, por p\u00ebr \u201cAgonin\u201d nuk para d\u00ebgjuan. P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e OSBE-s\u00eb p\u00ebr Lirin\u00eb e Medias, Dunia Mijatovic, nuk reagoi publikisht dhe nuk di n\u00ebse nd\u00ebrhyri pran\u00eb qeveris\u00eb pa e nxjerr\u00eb sheshit. Nuk ishte problemi i vet\u00ebm nga Shqip\u00ebria; p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, asokohe mbyllja e mediave dhe dhuna e hapur ndaj gazetar\u00ebve nga Turqia deri n\u00eb republikat ish-sovjetike ishte dramatike e prandaj druaj pak v\u00ebmendje mbeti p\u00ebr ne. Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt e Tiran\u00ebs i kishin syt\u00eb e vesh\u00ebt ve\u00e7 te Reforma n\u00eb Drejt\u00ebsi dhe nuk para merrnin vesh se \u00e7\u2019b\u00ebhej p\u00ebrtej saj.<\/p>\n<p>Mbi mbylljen e \u201cAgon Channel\u201d si problem i liris\u00eb s\u00eb medias bisedova n\u00eb at\u00eb koh\u00eb me oj\u00ebfistin veteran dhe me kryeredaktorin e nj\u00eb rrjeti ballkanik gazetar\u00ebsh, i mb\u00ebshtetur nga donator\u00eb per\u00ebndimor\u00eb. \u201cE paska ndar\u00eb mendjen PD-ja t\u00eb b\u00ebj\u00eb politik\u00eb duke p\u00ebrqafuar Becchetti-n?\u201d \u2013 ishte gjegja e t\u00eb dytit, fare e ngjashme n\u00eb brendi me at\u00eb t\u00eb parit. Ishte e qart\u00eb q\u00eb antipatia p\u00ebr Becchetti-n, t\u00eb cilin ata e t\u00eb tjer\u00eb e konsideronin si mashtrues, nuk i linte t\u00eb shikonin problemin e liris\u00eb s\u00eb medias te nj\u00eb televizion, q\u00eb sekuestrohej e mbyllej arbitrarisht.<\/p>\n<\/div>\n<p>Edhe m\u00eb pak arrinin t\u00eb shquanin parimin se i pandehuri, sado makabre t\u00eb jen\u00eb krimet e dyshuara t\u00eb tij, ka t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjes ligjore. Hierak\u00ebt nazist\u00eb n\u00eb gjyqin e Nyrenbergut, t\u00eb akuzuar p\u00ebr krime ku e ku m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda se ato t\u00eb Becchetti-t, nuk iu cenua asnj\u00eb e drejt\u00eb e till\u00eb, madje u mbrojt\u00ebn nga avokat\u00ebt m\u00eb t\u00eb zot\u00eb t\u00eb Gjermanis\u00eb. Por un\u00eb nuk e gjeta me vend t\u00eb b\u00ebj k\u00ebto arsyetime me oj\u00ebfistin e kryeredaktorin, pasi intuita do t\u00eb m\u00eb thoshte se antipatia p\u00ebr Becchetti-n fshihte nj\u00ebfar\u00ebsoj edhe antipatin\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn, n\u00eb mos af\u00ebrsin\u00eb me pushtetin; kauzat e drejta q\u00eb opozita ngrinte rriskonin t\u00eb mos gjenin mb\u00ebshtetje edhe nga njer\u00ebz q\u00eb supozoheshin neutral\u00eb e, do Zoti, parimor\u00eb.<\/p>\n<p><strong>4- Komisioni n\u00eb veprim gjen fajin jo jetim<\/strong><\/p>\n<p>\u201cDekriminalizimi, gjethe fiku q\u00eb bie e nxjerr cullak PD-n\u00eb kur goditet krimi! Bllokimi i burimit t\u00eb paras\u00eb s\u00eb zeze q\u00eb ushqente \u2018Agon CH\u2019 nj\u00eb sukses\u201d \u2013 deklaronte Kryeministri n\u00eb \u201cTwitter\u201d m\u00eb 9 qershor 2015.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb, kat\u00ebr vjet m\u00eb pas, \u201cdekriminalizimi\u201d \u00ebsht\u00eb ende aktual; n\u00eb retrospektiv\u00eb, ai ka rr\u00ebzuar p\u00ebrtok\u00eb duzina gjethesh fiku, por nuk m\u00eb duket se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht PD-ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb nxjerr\u00eb cullak nga kjo gj\u00eb.<\/p>\n<p>Por, duke mbetur n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ton\u00eb, akuza asokohe p\u00ebr para t\u00eb pista, e shqiptuar fillimisht nga Kryeministri, duket si t\u00eb ishte krisma fatale q\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje ortekun. Si\u00e7 na shpjegonte n\u00eb tetor 2016 Artur Kala, shef i Agjencis\u00eb s\u00eb Administrimit t\u00eb Pasurive t\u00eb Sekuestruara e t\u00eb Konfiskuara (AAPSK), kontot bankare t\u00eb \u201cAgon Channel\u201d u bllokuan pas nj\u00eb vendimi p\u00ebr sekuestrim t\u00eb dt. 5 qershor nga gjyqtarja Bejleri, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokurores Sevdari. N\u00eb sqarimin 6-faq\u00ebsh t\u00eb Kal\u00ebs, q\u00eb na u dha pas nj\u00eb k\u00ebrkese unanime nga Komisioni, duket se edhe vendimi \u00ebsht\u00eb jo dhe aq i qart\u00eb, por edhe se veprimet e agjencis\u00eb s\u00eb tij shquhen p\u00ebr zell t\u00eb tepruar. Fakti \u00ebsht\u00eb se bllokimi i kontove pamund\u00ebsoi pages\u00ebn e dritave; k\u00ebto u pren\u00eb e nd\u00ebrmarrja u mbyll. P\u00ebr kujtes\u00eb, ligji urdh\u00ebron q\u00eb nd\u00ebrmarrjet e sekuestruara duhet t\u00eb mbahen n\u00eb pun\u00eb si m\u00eb par\u00eb; madje, kur nevojitet, edhe me fonde shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>N\u00eb procesin n\u00eb vijim, akuza p\u00ebr larje parash, motivi i vendimit gjyq\u00ebsor sekuestrues nga dyshja Sevdari-Bejleri hiqet nga dosja \u2018Becchetti\u2019 e prokurores: prova t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb, ve\u00e7 \u2018tweet\u2019-it kryeministror, doli se nuk kishte hi\u00e7.<\/p>\n<p>\u201cAntonet\u00ebs ia b\u00ebn\u00eb me t\u00eb padrejt\u00eb\u201d, m\u00eb thot\u00eb p\u00ebr zonj\u00ebn Sevdari nj\u00eb mikesh\u00eb e imja, e cila, pa ndonj\u00eb ofiq zyrtar, ndjek vetingun me v\u00ebmendje e pasion. \u201cPo kjo puna e Becchettit?\u201d \u2013 e pyes. \u201cAah, -m\u00eb p\u00ebrgjigjet,- ishte vet\u00ebm nj\u00eb gabim\u201d.<\/p>\n<p>Nuk di ku ta vendos Sevdarin n\u00eb hierarkin\u00eb e \u201cgabuesve\u201d t\u00eb fatur\u00ebs 110 milion\u00eb. Me gjas\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb fare n\u00eb maj\u00eb. Por bashk\u00eb me kolegen Bejleri, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ilustrim i bukur i d\u00ebmit t\u00eb madh q\u00eb i b\u00ebhet shoq\u00ebris\u00eb nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u ulur ndenjur mbi ligj, thjesht q\u00eb t\u2019i p\u00eblqesh udh\u00ebheqjes.<\/p>\n<p><strong>5- Epilog<\/strong><\/p>\n<p>Dit\u00ebt e fundit, qeveria shpalli nj\u00eb sukses: njoftoi se ICSID kishte pezulluar vendimin e d\u00ebmshp\u00ebrblimit 110 milion\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin kishte heshtur. \u201cSuksesi\u201d \u00ebsht\u00eb bro\u00e7kull dhe v\u00eb bast p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Nj\u00eb bast q\u00eb do t\u00eb doja me gjith\u00eb zem\u00ebr ta humbisja. Edhe leximi im i statutit t\u00eb ICSID, edhe ekspert\u00ebt, m\u00eb thon\u00eb q\u00eb kur k\u00ebrkohet anulimi i vendimit, at\u00ebher\u00eb pezullimi i tij \u00ebsht\u00eb automatik. Gjithashtu, pretendimi i qeveris\u00eb p\u00ebr proces t\u00eb parregullt nuk ka as nj\u00eb cm2 taban. Ka dhe zero shans suksesi kur \u00e7\u00ebshtja t\u00eb gjykohet n\u00eb themel brenda 6 muajsh. Por nd\u00ebrkoh\u00eb, qeveria ka pajtuar nj\u00eb avokat tjet\u00ebr; k\u00ebsaj radhe amerikan. Dhe pastaj, shty sa ta shtyjm\u00eb.<\/p>\n<p>Gjoba p\u00ebr \u201cAgon Channel\u201d nuk \u00ebsht\u00eb thjesht m\u00eb e r\u00ebnda financiarisht. Pothuaj t\u00eb gjitha k\u00ebto raste me kompani tregtare vijn\u00eb pasi shteti ka anuluar nj\u00ebanshm\u00ebrisht licenc\u00ebn a kontrat\u00ebn me to. Por \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e r\u00ebnda moralisht, pasi shteti iu turr nj\u00eb kompanie q\u00eb operonte n\u00eb treg si gjith\u00eb t\u00eb tjerat. Dhe rrug\u00ebs i \u201charroi\u201d sebepet pse iu turr. Me pasoj\u00eb nj\u00eb humbje, q\u00eb shqiptar\u00ebt me gjas\u00eb do ta paguajn\u00eb me qeveri tjet\u00ebr. Dhe sa koh\u00eb q\u00eb hierark\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr hollimin e xhepit t\u00eb popullit t\u00eb mos p\u00ebrgjigjen personalisht p\u00ebr zullumin individual, rreziku i hollimit t\u00eb xhepit apo edhe t\u00eb vrim\u00ebs n\u00eb t\u00eb, p\u00ebr gjithsecilin do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet mes nesh.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cFatura \u2018Becchetti\u2019 q\u00eb duhet t\u00eb paguaj\u00eb Shqip\u00ebria pas humbjes s\u00eb davas\u00eb n\u00eb arbitrazhin e Washington D.C., n\u00eb plot aspekte \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnda q\u00eb deri m\u00eb sot ka shkaktuar marr\u00ebzia e kryepushtetarit dhe mosnd\u00ebrgjegjja e ndonj\u00eb ofiqari.\u201d -k\u00ebshtu shkruan sot n\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb gjat\u00eb ish-deputeti Genc Pollo, nd\u00ebrsa thekson se sa koh\u00eb q\u00eb hierark\u00ebt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":105724,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-105720","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105720","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=105720"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/105720\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/105724"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=105720"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=105720"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=105720"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}